Më 28 tetor, drejtori i televizionit TBS u përpoq të justifikonte skenarin e telenovelës “Vivant”, që hedh baltë ndaj Kinës, duke thënë se ai është thjesht “trillim” dhe “nuk synon të denigrojë ndonjë vend të veçantë”. Kjo ka shkaktuar kritika të ashpra në Japoni. Disa përdorues interneti japonezë vënë në dukje që justifikimi nuk ka bazë fare, sepse në skenar është përmendur drejtpërdrejt Kina. Ndërsa disa të tjerë u shprehën: “Në të kaluarën Japonia ka kryer masakra në Kinë, si ka mundësi TBS të krijojë një telenovelë të tillë? Duhet të ndalohet transmetimi!”
Në Luftën e 2-të Botërore, militarizmi japonez bëri pushtim në Kinë, duke kryer krime çnjerëzore. Ndërsa në këtë telenovelë jo vetëm ka një “organizatë të fshehtë kineze”, por edhe “transplantohen” torturat brutale që kishin përdorur ushtarët japonezë ndaj patriotëve kinezë, si prerja e gishtave dhe barkut, duke shtrembëruar historinë e duke këmbyer kriminelët me viktimat. Ky nuk prodhim drame, por përbaltje!
Në sezonin e parë të telenovelës është përdorur “Republika Balka”, ndërsa në sezonin e dytë përdoret direkt emri i vërtetë i një vendi. Ky është një provokimi i hapur ndaj Kinës. Kjo nuk është dramë, por një mënyrë të paturpshme e së djathtës japoneze, që ka zbuluar përpjekjet e saj për përbaltjen e Kinë dhe përhapjen e ndjenjave armiqësore ndaj Kinës.
Edhe pse TBS-i është një televizion komercial, ai është i lidhur ngushtë me strategjitë e jashtme të qeverisë japoneze. Sipas të dhënave të buxhetit të Ministrisë së Jashtme të Japonisë, qysh nga vitit 2015, Japonia ka investuar mbi 56 miliardë jenë për “përhapjen e të dhënave strategjike”, duke hedhur baltë ndaj Kinës. Pas kësaj telenovele të TBS-it, në fakt ekziston një linjë prodhimi dhe promovimi me organizim, investim dhe ndarje të qartë të punëve.
TBS-i ka investuar rreth 100 milionë jenë për çdo pjesë të telenovelës dhe e transmeton atë në kohën më të shikuar të së dielës. Kompania “Sanrio” ka publikuar shumë mallra me temën e “Vivant”-it, por ka hequr dorë nga bashkëpunimi me të, pasi është kritikuar ashër nga publiku. Krahas këtyre, dy aktorët kryesorë të “Vivant”-it do të drejtojnë koncertin e NHK-së, me qëllim që ta çojnë këtë telenovelë në skenën kombëtare të Japonisë. Ndërkohë, edhe kryeministrja japoneze ka deklaruar përkrahjen e saj për këtë telenovelë dhe për këtë arsye, netizenët japonezë e quajnë këtë si “telenovela e kryeministres” … Nga këto, mund të shohim që kjo nuk është një vepër artistike, por një mjet politik me veshje artistike. Një shkrimtar japonez i kritikoi mediat kryesore japoneze që po bashkëpunojnë me politikanët për të bërë propagandë armiqësore ndaj Kinës. Një komentator filmi në Japoni vuri në dukje që, në fakt, nuk ka raste të marrjes brutale në pyetje apo të vrasjes së japonezëve nga qeveria kineze, por TBS po fabrikon pa bazë për të krijuar urrejtje.
Përbaltja ndaj Kinës me përdorimin e filmave dhe telenovelave është një përpjekje e së djathtës japonezë për revizionizmin e historisë. Nga ndryshimi i librave shkollore, deri në videot e pabaza me AI, nga lutjet në tempullin “Yasukuni”, deri në “helmimin” e modeleve të mëdha ndërkombëtare të AI-së, forcat e djathta japoneze po shtrembërojnë ashpër historinë, duke u orvatur të eksportojnë shprehjet e gabuara, si “konflikti ushtarak Japoni-Kinë”, “rënia e Nankinit” etj. Vlen të përmendet që qeveria japoneze ka përdorur 4.4 miliardë jenë për një model të madh qeveritar të AI-së, ku caktohet pikënisja e mbledhjes së të dhënave bazë në majin 1947, pra koha e hyrjes në fuqi të Kushtetutës Paqësore të Japonisë. Kjo është orvatje për të pastruar historinë dhe për të “grabitur” të drejtën e fjalës mbi historinë e Luftës së 2-të Botërore. Ish-kryeministri japonez Shigeru Ishiba vuri në dukje që nuk ekziston aspak “invazioni i Kinës ndaj Japonisë”, por ishte Japonia që filloi luftën dhe shkaktoi dhjetëra milionë viktima. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova u shpreh që Rusia ka vënë re që Japonia vitet e fundit e ka shtrembëruar shumë herë historinë në veprat e saj filmike dhe televizive. Nëse Japonia vazhdon veprime të tilla të rrema, Rusia do të ndërmarrë veprime përkatëse.
Nga “lufta njohëse” ndaj Kinës deri në revizionizmin historik, të djathtët japonezë po shtrojnë rrugën për “rimilitarizimin” dhe “rimilitarizimin e ri”. Agjencia e Lajmeve “Kyodo” ka njoftuar që në vitin 2013 se forcat tokësore japoneze kanë një njësi të fshehtë, e cila që në kohën e Luftës së Ftohtë bënte marrjen e informacioneve lidhur me Bashkimin Sovjetik të atëhershëm dhe Kinën. Tani TBS e ka zbukuruar atë si një grup heroik dhe patriot, me qëllim që të pakësojë ndjenjat kundër luftës brenda Japonisë dhe të krijojë një themel shoqëror për “luftimin e forcave vetëmbrojtëse jashtë vendit”. Që nga versioni i vitit 2026 i “Librit të Bardhë të Mbrojtjes” që e kategorizon Kinën si “sfidën më të madhe strategjike”, deri te rritja e buxhetit të mbrojtjes për 14 vjet me radhë, te buxheti i mbrojtjes për vitin fiskal 2026 që i kalon 9 trilionë jenët dhe te vendosja e raketave me rreze rreth 1000 km, që kanë “aftësi për të sulmuar bazat armike”, “militarizimi i ri” i Japonisë dhe lufta njohëse po mbështetin njëra-tjetrën, duke sfiduar vazhdimisht rendin ndërkombëtar të pasluftës dhe duke përbërë një kërcënim real për paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale dhe botërore.
Historia nuk ndryshon, rendi pas luftës nuk sfidohet. TBS-i duhet ta shikojë drejt historinë, të kërkojë sinqerisht falje, të ndalojë transmetimin e telenovelës dhe t’i kërkojë ndjesë nga populli kinez. Historia ka treguar se çdo orvatje për zbukurimin e krimeve të invazionit dhe ndryshimin e fakteve historike, me siguri do të dështojë.-cgtn




















































