Autoritetet kineze njoftuan të shtunën se do të intensifikojnë më tej një fushatë për të goditur kontrabandën e mineraleve strategjike.
Njoftimi u bë gjatë një takimi të mbajtur nga zyra e një mekanizmi kombëtar të koordinimit të punës së kontrollit të eksporteve në Nanning, Rajoni Autonom Guangxi Zhuang i Kinës jugore, shkruan “Xinhua”. Takimi bëri bashkë organe të shumta shtetërore, si Ministria e Tregtisë, Ministria e Sigurisë Publike dhe Administrata e Përgjithshme e Doganave./cgtn