• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

25 Korrik, 2025
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Mjeshtër i Madh në Diplomaci

Po, kjo mund të thuhet me gojën plot sot kur gjendja në Lindjen e  Mesme është më e tendosur se kurrë  më pare. Sidomos  mbas sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor 2023, Luftës 12 ditore të ushtrisë Izraelite, ndërhyrjes amerikane ndaj Iranit në qershor dhe në vijim të demarsheve diplomatike për armëpushim dhe paqe në Lindjen e  Mesme,  edhe Çështja Palestineze ka dale sërish në krye të axhendës gjeopolitike; madje,  tani si element përcaktues i zgjidhjes së rebusit të ngatërruar gjeopolitik në atë rajon shpërthyes. Kur duket qartë se  idetë dhe alternativat e deritanishme për paqe të menaxhuar dhe mendimi  dritëshkurtër se paqja në Lindjen e Mesme mund të  bëhet dhe pa Palestinën kanë dështuar. Ashtu si dhe ideja tjetër po aq naive se paqja dhe stabiliteti atje mund të realizohen  thjesht nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik dhe lulëzimit të tregtisë, në kuadrin e  Doktrinës Transaksionaliste të Presidentit Trump; siç veproi 5 vite më parë kur në këmbim të  një paqeje  për Palestinën ai  i premtoi asaj  50 miliard Euro; por, siç dihet, Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas e refuzoi, duke deklaruar se ” Palestina nuk është tokë në shitje”.

Përpara se të vijojmë më tej, këtu është rasti të përmend se jam dëshmimtar i hershëm i frymës, guximit dhe besimit të patundur të popullit dhe rinisë palestineze për fitoren e çështjes së tyre të shenjtë. E them këtë dhe sepse më 15 Dhjetor 1978, në udhëtimin e parë jashtë vendit shkova në Beirut me një delegacion rinie, i ftuar në Kongresin e GUPS-it, Bashkimi i Përgjithshëm i Studentëve Palestinezë. Në atë kohë kishim lidhje të mira dhe me Organizatën për Çlirimin e Palestinës ( OÇP) e cila atëhere e kishte selinë në Beirut. Në këtë kuadër, në vitet 70 erdhën për studime në Tiranë dhe disa studentë palestinezë, sidomos për mjekësi, me idenë që të diplomoheshin e të ishin në gjendje të kuronin shokët e plagosur në luftimet e atëhershme.

Kongresi u zhvillua për arsye sigurie në fshatin Kaifun, në Malin Souk El Gharb mbi Bejrut, mbasi në kryeqytetin libanez  kishte ende  shpërthime sporadike bombash dhe të shtëna ndërmjet rivalëve fetarë myslimanë dhe të krishterë.

Gjatë dy javëve të qëndrimit tonë atje, veç pranisë në Kongres, patëm takime pune me  dy nga bashkëpuntorët më të ngushtë të liderit të OÇP-së Jaser Arafatit, të cilat vite më parë kishin qenë dhe në Tiranë për vizitë pune.

Po ashtu vizituam dhe dy kampe ushtarake palestineze në  Beirut dhe në Sidon.

Tejet emocionuese ishte vizita e organizuar në një spital ku mjekoheshin  me dhjetra të plagosur palestinezë. Situata ishte aq prekëse aq sa në një moment ne shprehëm gatishmërinë për të dhuruar gjak. Vizituam dhe një ndërmarrje prodhimi veshjesh ku punonin kryesisht gra dhe vajza dhe një tjetër për mallra eksporti, për të siguruar valutën për financimin e rezistencës së tyre të  armatosur.

Ajo që bënte  më shumë përshtypje ishte fryma luftarake, entusiazmi, referimi te e kaluara, traditat e bukura të popullit palestinez, dashuria për tokën e të parëve, për Palestinën që e kishin mashtruar ndërkombëtarisht, duke e përzenë nga trojet e veta dhe duke i shpërndarë në Liban, Siri, Jordani, Egjipt, Jemen e gjetkë.

Në të gjitha këto dhe të tjera raste shihej qartë pathosi dhe dashuria  për liderin e tyre karizmatik Jaser Arafat të cilin e  takuam dhe biseduam për disa çaste në një takim me simpatizantët në Beirut, ku ai u tregua tejet miqësor ndaj vendit tonë. 

Më vonë, veçanërisht në këto 30 vitet e fundit kam takuar gjatë shërbimit diplomatik në shumë vende bashkëmoshatarë, kolegë dhe miq palestinezë dhe të tjerë, edhe pjesëmarrës në atë kongres, të cilët kanë folur me shqetësim për gjendjen e krijuar në rajon dhe veçanërisht me çështjen Palestineze.

Eshtë e vërtetë se gjatë këtyre dekadave ka patur shumë punë, përpjekje, arritje  dhe dështime në procesin e paqes, dy intifada palestineze, nënshkrimi i  Marrëveshjes së Paqes së Oslos në vitin 1993, por dhe plot mungesa dhe pengesa.

Pa mohuar  vështirësitë dhe sfidat e vështira me të cilat i është dashur të ndeshet sidomos vitet e fundit për shkak të dinamikave të ndërlikuara, sipas dhe disa sondazheve serioze dhe ekspertëve të njohur ndërkombëtarë, do thënë se lidershipi i Autoritetit Palestinez ka shfaqur dhe frymë apatie dhe afera negative; ato kanë ndikuar në uljen e efektivitetit të veprimtarisë së tij  për realizimin e  objektivit madhor historik, krijimin e Shtetit të Palestinës.

Kështu, sipas një sondazhi të kohëve të fundit të një ekipi të drejtuar nga Amaney Jamal, profesoreshë e shquar amerikano-palestineze në Universitetin Princetoën, gati 70 për qind e popullsisë në Gaza janë të pakënaqur me Hamasin. Por dhe në Bregun Perendimor shumica shprehen me ironi se veç Izraelit, tani janë të pushtuar nga Hamasi dhe Autoriteti Palestinez!.

Pozitive në këtë sondazh është se  80 për qind e të anketuarve janë për zgjidhje diplomatike të konfliktit me Izraelin, ndë të cilët 70 për qind janë për zgjidhjen me dy shtete dhe vetëm 20 për qind në favor të përdorimit të armëve.

Në këto kushte dhe rrethana, po  ulëret dilema hamletiane: ” a do të bëhet zgjidhja e këtij rebusi në Lindjen e Mesme  ME apo PA Palestinën? Nëse me Palestinën, atëhere si do të përfshihet Autoriteti Palestinez në këtë proces historik, pa të cilin vështirë, për të mos thënë e pamundur të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm  në Lindjen e Mesme. Kjo lidhet dhe me fatin e Rripit të Gazës që deri në vitin 2007 ishte nën administrimin e Autoritetit Palestinez.

Gjithsesi, kyçi që do të çojë në zgjidhjen e ekuacionit të lartpërmendur me disa të panjohura qëndron te pranimi i konceptit “ me dy shtete”, dmth ekzistencës së Izraelit por dhe Palestinës, në paqe, fqinjësi dhe me garancitë ndërkombëtare të sigurisë. Pikërisht këtu qëndron vështirësia e madhe, sepse veç SHBA-ve me plot hezitime kundër zgjidhjes ”me dy shtete” janë dhe qarqet ekstremiste të djathta në Izrael dhe vetë Kryeministri Netianahu.

Këto vështirësi i konfirmojnë dhe ekspertë e liderë palestinezë. Një prej tyre është filozofi  i shquar dhe negociator kryesor në vitet 90, ish bashkëpunëtor i afërt i Arafatit, Prof.Dr. Sari Husseibeh.

Në një intervistë  me Klementina Cenkollarin, gazetaren tonë të mirënjohur te «  Zëri i Amerikës » në Uashington më 7 Dhjetor 2023 ai pohoi:« të them të vërtetën, nuk jam shumë i sigurt për të ardhmen. Në të kaluarën i thoja vetes se mund ta shihja të ardhmen. Ndërsa tani, them se e ardhmja duket shumë e mjegullt »

Ndërkohë, ky kundërshtim i Izraelit ndeshet me trysninë në rritje në shumë vende perendimore për ta njohur Palestinën si shtet; Franca është rasti më i freskët, por jo i fundit në këtë proces dinamik.

Ja pse gjendja e tanishme kërkon detyrimisht mobilizimin e madh të lidershipit palestinez, që të jetë në lartësinë e sfidave të mëdha që ka përpara; sidomos tani kur po forcohet gjithnjë e më shumë bindja dhe te faktori ndërkombëtar se çdo alternativë paqeje në Lindjen e Mesme duhet të përfshijë Autoritetin Palestinez dhe shtrirjen e autonomisë së tij dhe  në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, përkrahja ndërkombëtare për Palestinën është e madhe dhe në rritje. Ndryshe nga fillimi, kudo tani po e ndajnë ” shapin nga sheqeri” dmth Hamasin terrorist nga populli palestinez. Kjo duket qartë dhe në manifestimet e shumta publike masive kudo në botë, dhe në SHBA në favor të popullit dhe kauzës palestineze.

Kështu, nëse lidhur me sulmet izraelite kundër Iranit në përgjithësi ka dakordësi se nuk ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare, aq më tepër se  Izraeli është i vetmi vend demokratik atje, ekzistenca e të cilit kërcënohet seriozisht nga Irani, ky konsensus nuk është për sulmet e tij barbare në Gaza, duke përfshirë dhe bombardimet e ditëve të fundit në objekte civile, magazina mallrash, etj, të cilat me të drejtë kanë shqetësuar dhe vetë Presidentin Trump;  deri tani janë vrarë mbi 60.000 civilë të pafajshëm, ndërmjet tyre gra e fëmijë.  Madje ka zëra që thonë se kur Srebrenica me 8500 viktima u konsiderua gjenocid, si të mos konsiderohet në  Gaza ku deri tani ka 7 herë më shumë viktima? Nisur nga ky shqetësim serioz, më 21 Korrik, 25 ministra të jashtëm të vendeve perendimore i kanë kërkuar me forcë  Izraelit që t’i japë fund bombardimeve pa dallim dhe tërheqjen nga Rripi i Gazës.

Duke ardhur te vendi ynë, krahas mbështetjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve historikisht të mira  me të, me përjashtim të periudhës 1945 – 1990 kur Izraelin as nuk e njihnim si shtet, Shqipëria zyrtare ka mbajtur qëndrime të drejta dhe ndaj çështjes së Palestinës dhe konceptit të zgjidhjes « me dy shtete ».

Në këtë drejtim do theksuar dhe roli i veçantë i Përfaqësisë Diplomatike të Shtetit të Palestinës në Tiranë.Me këtë rast vlen të përmendet se në këto pak muajt e fundit, Ambasadori i saj i ri, Zoti Sami Mhanna ka bërë një fillim premtues në Tiranë. Në takimin me Presidentin Bajram Begaj, me Nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, zonjën Ristani, me nënshkrimin javën e kaluar të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, organizimin e muajit të kulturës palestineze këtë Korrik, takime me homologët e tij në Tiranë, me liderë fetarë dhe intervista e parë ekskluzive për median shqiptare me Kryeredaktoren e ARGUMENTUM, Shefi i ri i Përfaqësisë Diplomatike të Autoritetit të Palestinës në Tiranë, krahas vlerësimeve për autoritetet tona, ka shpalosur qartë qëndrimet dhe kërkesat përkatëse.

Ndërkohë, ishte një befasim prekës për mua si diplomat kur Ambasadori më tregoi se kishte lexuar shkrimin « Në Beirut për çështjen palestineze ». Shkrimi i referohej vizitës së lartpërmendur dhe ishte botuar gati 2 vjet më parë te «ARGUMENTUM», të cilin e falenderoj sërish për vlerësimin e shkrimeve të kësaj natyre nga shumë autorë të tjerë elitarë. Ndërkohë, duke parë me vëmendje foton në atë shkrim me aktivistë palestinezë në Beirut, Ambasadori më tregoi se njera nga vajzat me ngjyrë atje quhej Fatima Birniwa. I prekur mbasi ajo ishte ndarë nga jeta tani së fundi, ai më tregoi se më 1994, mbas Marrëveshjes së Oslos 1993, Fatima kishte themeluar dhe drejtuar me kompetencë policinë e re palestineze në Gaza. Ajo ishte kthyer në një shembull të bukur frymëzimi për brezat më të rinj.

Ja, për të tilla vajza, djem dhe gra ka sot më shumë se kurrë Palestina dhe lidershipi i saj. Por ata duhen ndihmuar e promovuar; atyre u duhet dhënë besim, kurajo dhe drejtësi. Sepse ato japin garanci se administrata e re palestineze mund të funksionojë siç duhet kur të realizohet zgjidhja e shumëpritur me dy shtete. Ndryshe, gjithçka tjetër do të jetë e dështuar ose një arritje e përkohshme, nga e cila në radhë të parë të gjithë e në radhë të parë populli palestinez do të ketë ”pak qar dhe shumë zarar”. Ndaj është koka që krijimi i shtetit të Palestinës të mos shihet më si pjesë, por si zgjidhje e rebusit gjeopolitik në Lindjen e Mesme.

Në përfundim, le të jetë ky shkrim modest dhe një homazh për ata mijra palestinezë që nuk kursyen asgjë, as rininë e tyre plot ëndra, që u vranënë lulen e rinisë,  u plagosën dhe u burgosën; por dhe dedikim e respekt për mijra e mijra të tjerë të mbijetuar, përfshirë shumë miq e shokë, ish studentë dhe të rinj palestinezë që vazhdojnë  ndihmesën e vyer për një Palestinë të re, në paqe, siguri dhe begati ! 

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026
Kryesore

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.