• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

20 Gusht, 2025
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Veton Surroi*

Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja që do të rriten në Serbi do të jenë vetvetiu demokratë e liberalë si shumica e bashkëmoshatarëve të vet evropianë. Serbia nuk ka ditur apo dashur të ballafaqohet me të kaluarën. Sot problemi i saj po bëhet mosdija e ballafaqimit me të tashmen.

1. Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një lëvizje më e gjerë popullore). Dalja e tij qe shenjë se edhe pushteti di të protestojë në rrugë, për më tepër se këtë mund ta bëjë edhe për shkak se gëzon përkrahje të gjerë të qytetarëve, përkrahje kjo që verifikohet ritualisht në zgjedhje që nga viti 2012, të cilat i fiton vëllai i tij në krye të një lëvizje politike populliste.

Duke iu afruar pikave ku ishin protestuesit kundër pushtetit kamerat shënuan klithjen e grupit të Andrej Vuçiqit drejtuar kundërshtarëve: “Ustashë, ustashë…!”

Gjatë po së njëjtës natë protestuesit kundër pushtetit formuluan klithjet e tyre drejtuar presidentit serb të cilin përkrahësit e tij e quajnë “Aco Srbine” si vulosje popullore e kredencialeve të tij kombëtare a nacionaliste. Klithja kundër Vuçiqit ishte “Aco Šiptare!”

Protestuesit pastaj e bënë të qartë se çka mendonin për përkatësinë etnike të pushtetit duke sfiduar në formë të njësitet e policisë speciale me pyetjen e klithjen “pse nuk shkoni në Kosovë?”; po të shkonin në Kosovë, njësitet speciale të policisë së Serbisë do të duhej sipas traditës të rrihnin e vrisnin shqiptarë, një lloj roli i nënkuptueshëm që dallon prej këtij që po zbatonin e që po bëhej, rrahja e rëndomtë e serbëve.

2.Serbia ka hyrë në një tendosje të paprecedentë mes dy palëve të konfrontuara, një tendosje që nuk besoj të ketë ekzistuar as gjatë rënies së Millosheviqit më 5 tetor të vitit 2000. Një çerek shekulli pas rënies së Millosheviqit, kjo tendosje nuk është mes “partizanëve” e “çetnikëve”, mes “komunistëve” e “demokratëve” apo “pro-evropianëve” dhe “pro-rusëve”, por ka arritur të jetë diçka që thjeshtësohet në ofendimin e huliganëve të futbollit dhe kështu lufta mes adhuruesve të pushtetit të Vuçiqit dhe kundërshtarëve të tij është luftë mes “šiptari” dhe “ustashëve”.

Natyrisht, jo të gjithë protestuesit pro e kundër pushtetit quajnë njëri-tjetrin “šiptar” apo “ustash”, por më duket se ky manifestim ligjërues i një nate mund të jetë indikativ për një prerje fenomeni shoqëror të Serbisë. Në të shihet ringjallja e termit “šiptari” si një ofendim. Në Jugosllavinë socialiste e duke respektuar formën e drejtë gjuhësore, qytetarët serbë kishin të drejtë të zgjidhnin termin “Albanci” për bashkëqytetarët e tyre por disa prej tyre zgjidhnin “šiptari” jo vetëm për të bërë dallimin mes shqiptarëve të Shqipërisë e atyre të ish-Jugosllavisë, por edhe për të përshkruar me të statusin më të ulët shoqëror të të emërtuarit. “Šiptar” nuk ishte aq përcaktim etnik sa përcaktim i rangut shoqëror, të profesioneve të punës fizike. “Šiptar” ishte në Beograd emri tjetër për hamallin që duhej të bartte qymyrin për djegie apo sharrëxhiun që duhej të priste e paloste drutë për djegie në dimër.

Dhe kështu, kur protestuesit e quajnë presidentin Vuçiq “šiptar” e bëjnë këtë me dy synime. Një, që të tregojnë se ai nuk është “Aca Srbin” e duke qenë “šiptar” është e kundërta e mbrojtësit të interesave kombëtare serbe. Dhe dy, me këtë term ai është edhe për një shkallë më ulët shoqërore e civilizuese sesa çdo qytetar serb. 

Një qëllim të ngjashëm ka edhe përdorimi i termit “ustash”. Termi, i cili është emri i formacioneve kuislinge kroate gjatë Luftës së Dytë Botërore, filloi të përdorej në Serbi gjatë zhbërjes së ish-Jugosllavisë në një përpjekje për të treguar se lufta e serbëve të armatosur (“të popullit të paarmatosur”) për okupimin dhe ndarjen e Kroacisë ishte luftë e “antifashistëve” kundër “ustashëve”. Që nga ajo kohë çdokush që kundërshton politikën nacionaliste serbe në Kroaci është “ustash”, e kjo përjashton pakkënd në atë vend. Dhe, si një zgjatim ligjërues, tash është “ustashe” lëvizja studentore e drejtuar kundër presidentit Vuçiq.

3. Që të dyja emërtimet janë pjesë e një modeli të vjetër e të njohur dehumanizimi. Nëse Vuçiqi është “šiptar”, atëherë ai është jo vetëm mish i huaj në Serbi, por edhe i përket një rangu shoqëror që e bën një ditë të arsyetuar edhe dhunën kundër tij. Dhuna e serbit kundër serbit (e vëllait kundër vëllait) nuk është e pranueshme, por ta përdorësh kundër “šiptarit” nuk është jo vetëm e tolerueshme, por është tradicionalisht e krejtësisht legjitime. Aq më tepër është legjitime, në këtë interpretim, sot kur ajo shtresë e ulët që dikur quheshin “šiptari“ krijuan prej Kosovës shtet të pavarur e të njohur prej një pjese të madhe të civilizimit, madje atij më të ngritur.

Kështu bëhet krejtësisht e historikisht e arsyeshme dhuna që do zbatuar ndaj “ustashëve”, emërtimit që lidhet me përndjekjen sistematike të serbëve në Luftën e Dytë Botërore dhe që u jepet pastaj të gjithë kroatëve që krijuar shtetin e tyre të pavarur dhe e bënë anëtar të NATO-s e BE-së.

Në një formë të çuditshme Serbia po përgatitet për një luftë të re. Përgjatë viteve nëntëdhjetë dehumanizimi i kundërshtarëve në viset e tjera të Jugosllavisë ishte paralajmërim për një fushatë dhune kundër tyre. Sllovenët ishin “stallëxhi të Vjenës”, kroatët “ustashë”, boshnjakët “turq” e shqiptarët thjesht “šiptari” – që të gjithë pjesë e një konspiracioni të madh antiserb Vatikan-CIA-Iran. Duke qenë stallexhi, ustash, turq a šiptari bëhej më e lehtë lufta kundër tyre.

Tash, pas të gjitha luftërave kundër popujve të tjerë, Serbia po hyn në një ligjërim që duhet ta arsyetojë dhunën ndaj kundërshtarëve politikë brenda vendit. Lufta “shqiptaro-kroate” kështu po shndërrohet në luftën e fundit të Serbisë.

4. Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja që do të rriten në Serbi do të jenë vetvetiu demokratë e liberalë si shumica e bashkëmoshatarëve të vet evropianë. Një pjesë e intelektualëve kritikë në Serbi tërhiqnin vërejtjen se Serbia, si edhe e tërë hapësira e ish-Jugosllavisë duhet të ballafaqohet me të kaluarën, si një lloj bazamenti i nevojshëm për demokraci, si diçka që me shembullin e vet e bëri Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore.

Në rezolutat e ndryshme të Parlamentit Evropian e në programet e Procesit të Berlinit është theksuar herë pas here se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën. Ajo jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por e ka rishkruar të kaluarën në mënyrë që çdo krim ndaj popujve të tjerë, përfshirë edhe gjenocidin, të ketë arsyetim e arsyeshmëri brenda sistemit të vlerave të shtetit bashkëkohor serb.

Serbia nuk ka ditur apo dashur të ballafaqohet me të kaluarën. Tash problemi i saj po bëhet mosdija e ballafaqimit me të tashmen.  

*Kohanet

Related- Posts

KOSOVA

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)
KOSOVA

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026
KOSOVA

Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.