“Nga Amantia drejt Olimpit’, titullohej veprimtaria historike, kuturore dhe sportive, organizuar të shtunën me iniciativë të Presidentit të KOKSH Fidel Ylli, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Akademisë Olimpike organizuar në Ditën Olimpike të Amantias.
foto nga CMG
Me pjesëmarrjen e shumë sportistëve dhe fëmijëve, që zhvilluan gara të ndryshme sportive, në qytezën e vjetër të Amatias. Përreth stadiumit të Amantias, një pasuri e trashëgimisë historike dhe sportive, u zhvilluan aktivitete sportive në disiplina si Atletika, Gjimnastika, Judo, Taekwondo, Boks, Ping Pong, Hark, Volejboll, Mundje, Peshëngritje, Shah, Rally, si dhe aktiviete për fëmijë, duke veshur këtë ditë me ngjyrat Olimpike. Të pranishëm në veprimtari ishin Kryetari i Bashkisë së Selenicës Nertil Bellaj, Presidenti i KOKSH Fidel Ylli dhe Kryetari i “Vajzë Fest” Sokol Sadushi, të cilët përshëndetën pjesëmarrësit e këtij aktiviteteti.
Si një prej qendrave të lindjes së qytetërimit modern, që daton prej shekullit të III p.e.s, Amantia është një dëshmi e gjallë e një historie të pasur, me tradita kulturore, historike dhe sportive.

foto nga CMG
/CGTN