Gjatë tri ditëve në vijim, kryeqyteti shqiptar do të mirëpresë ambasadorët shqiptarë të akredituar në vende të ndryshme të botës, të cilët do të marrin pjesë në konferencën vjetore të diplomacisë shqiptare #Diplo2025.
Këtë vit, konferenca mban titullin “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën” dhe do të zhvillohet në ambientet e Banka e Shqipërisë (ish-hotel Dajti) nga data 8 deri më 10 shtator 2025.
Ngjarja do të organizohet në formën e paneleve tematike, ku do të marrin pjesë ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Fokus kryesor i diskutimeve do të jenë:
- Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit;
- Roli i diplomacisë ekonomike në zhvillimin kombëtar;
- Siguria rajonale dhe globale, si dhe sfidat aktuale të politikës së jashtme.
Konferenca synon të shërbejë si një pikëtakim strategjik i shërbimit të jashtëm, për të përcaktuar prioritetet diplomatike, adresuar sfidat kryesore dhe forcuar shërbimet konsullore në mbështetje të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.
Të gjithë të interesuarit mund të ndjekin panelet e konferencës drejtpërdrejt përmes livestream-it në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ).
🔗 Për më shumë informacion mbi agjendën dhe folësit vizitoni:
https://sites.google.com/view/konferenca-e-ambasadoreve2025/
/Argumentum.al