• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SHQIPËRI

Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

17 Shtator, 2025
in SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë më 16 shtator u çel zyrtarisht Java Kulturore e Arabisë Saudite, një ngjarje e veçantë që synon të forcojë lidhjet kulturore e miqësore mes Shqipërisë dhe Mbretërisë Saudite përmes ekspozitave, muzikës, artizanatit dhe shkëmbimeve artistike.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri në detyrë i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, dhe ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Hifzi, të cilët u shprehën me fjalë të ngrohta për rëndësinë e kësaj ngjarjeje dhe perspektivat që ajo hap për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministri Gonxhja, duke u ndalur te rëndësia e kësaj jave kulturore, theksoi se ajo përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të zbuluar thellësinë e kulturës saudite dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi të qëndrueshme në fushat e kulturës, turizmit dhe arsimit. Ai e përshkroi këtë ngjarje si një “laborator ku miqësia përkthehet në përvojë dhe shije të përbashkët”, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkulturor.

“Ky instalacion imersiv është një nder, një kureshtje, një shtysë shumë e madhe për bashkëpunime të mëtejshme,” tha ministri Gonxhja, duke theksuar se kjo është një mundësi për të lidhur marrëveshje të rëndësishme dhe për të mësuar nga një vend që është ekspert dhe eksperimentues në fushën e zhvillimit kulturor, duke ruajtur njëkohësisht traditat e tij.

Ai vuri në pah rëndësinë e turizmit si kapital të madh në bashkëpunimin mes dy vendeve:

“Shqipëria, me mbi 10 milionë vizitorë në vit, po bëhet një destinacion i rëndësishëm mesdhetar. Në këtë kuadër, Arabia Saudite me Vision 2030, ku po investon miliarda për ta bërë turizmin motor kryesor të ekonomisë së saj, vjen me shembuj suksesi për t’u ndjekur.”

Ministri Gonxhja u shpreh optimist se bashkë skuadrat shqiptare dhe saudite do të mund të ndërtojnë ura të reja bashkëpunimi në shumë fusha: nga restaurimi i monumenteve dhe muzeve, te organizimi i festivaleve kulturore, shkëmbimet artistike dhe programet për studentë dhe sipërmarrës të rinj.

“Mund të mësojmë shumë nga përvoja e tyre në zhvillimin e projekteve kulturore me dimensione të mëdha dhe të ndajmë me ta bukurinë e trashëgimisë sonë,” përfundoi ministri.

Fjala e ambasadorit Faisal Ghazi Hifzi: Kultura si urë lidhëse dhe themel për dialog ndërkulturor

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Hifzi, theksoi se kultura është një urë lidhëse mes popujve, duke reflektuar thellësinë e marrëdhënieve historike dhe miqësisë së ngushtë mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Shqipërisë.

Ai nënvizoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore të pasur të Arabisë Saudite dhe diversitetin artistik që e karakterizon atë, duke përmendur rëndësinë e Vision 2030 në promovimin e kulturës si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit.

“Kjo javë kulturore, me ekspozitat, shfaqjet artistike dhe programet muzikore tradicionale që sjell, hap një dritare drejt një kulture autentike, e orientuar kah e ardhmja,” tha ambasadori, duke shtuar se kultura është themeli i dialogut ndërkulturor dhe një mjet i fuqishëm për ndërtimin e urave të miqësisë mes popujve.

Ambasadori falënderoi qeverinë shqiptare për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin e frytshëm me Ministrinë e Kulturës në organizimin e kësaj jave, duke e cilësuar këtë ngjarje si një mundësi të jashtëzakonshme për njohje më të thellë dhe afrimitet kulturor midis dy vendeve.

“Po ashtu, më lejoni të përcjell përshëndetjet dhe vlerësimin e Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Shqipërisë – për Qeverinë dhe popullin e saj mik – për mikpritjen bujare të këtij aktiviteti dhe partneritetin e frytshëm me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë në realizimin e tij,” përfundoi ambasadori.

Java Kulturore e Arabisë Saudite në Shqipëri nisi me një program të gjallë që pasqyron përkushtimin e Mbretërisë për të festuar trashëgiminë kulturore dhe dialogun kulturor global. Në Pallatin e Kongreseve u hap një ekspozitë e dorëshkrimeve arabe të rralla, të cilat përbëjnë një pasuri të çmuar të ruajtur me kujdes në bibliotekat saudite.

Në Këndet e Punimeve Artizanale, artizanët sauditë demonstruan mjeshtërinë e tyre duke prezantuar teknikat tradicionale dhe duke ofruar mundësinë për të mësuar mbi trashëgiminë kulturore të vendit.

Për më tepër, ekspozita e instrumenteve muzikore tradicionale dhe performancat e përbashkëta mes muzikantëve sauditë dhe shqiptarë krijuan një atmosferë të veçantë bashkëpunimi artistik.

Në ditët në vijim, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë produktet tradicionale të Arabisë Saudite, të ndjekin shfaqje filmash të shkurtër që tregojnë larminë dhe pasurinë kulturore të rajoneve të ndryshme saudite, si dhe koncerte nga artistë të njohur.

Java Kulturore e Arabisë Saudite, që do të vazhdojë deri më 20 shtator 2025, është organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite.

Kjo ngjarje shërben si një platformë e fuqishme për promovimin e dialogut kulturor, shkëmbimin artistik dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushat e kulturës, turizmit dhe arsimit, duke hapur rrugën për bashkëpunime të mëtejshme me dimensione të gjera dhe strategjike.

/Argumentum.al

Related- Posts

Kryesore

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

26 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

25 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.