• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Pesë banka, rezerva për përballimin e krizave

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

  • POLITIKË

    Zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

  • SOCIALE / KULTURË

    “Të Afërt si Horizontet e Largëta”/Java Kulturore Kineze në Shqipëri sjell një javë me art, muzikë dhe traditë

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“Ndërmjet kujtesës dhe mohimit: Historia si pengesë në marrëdhëniet Japoni–Kinë”

19 Shtator, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana DODA

Kanë kaluar tetë dekada nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe nga fitorja në Luftën e Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez, por e kaluara e dhunshme e Japonisë vijon të mbetet një plagë e hapur në marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Japonisë. Përkundër rëndësisë historike të këtij jubileu, sjellja e liderëve japonezë tregon se nuk ka pasur ende një ndarje të qartë dhe të sinqertë nga agresioni i së kaluarës.

Pushtimi japonez i Kinës, që filloi në vitin 1931 dhe vazhdoi deri në vitin 1945, solli pasoja katastrofike për popullin kinez, përfshirë më shumë se 35 milionë viktima dhe masakra masive si ajo e Nankinit. Pavarësisht kësaj, disa qarqe politike në Japoni vazhdojnë të minimizojnë ose mohojnë krimet e luftës, duke përfshirë vizitat zyrtare në Faltoren Yasukuni, ku nderohen figura të dënuara për përgjegjësi në krime lufte.

Përkujtimi i këtij viti i Incidentit të 18 Shtatorit mbart një domethënie të thellë, jo vetëm për të kujtuar një të kaluar të dhimbshme, por edhe për të nxjerrë mësime për të tashmen dhe të ardhmen. Viti 2025 shënon 80-vjetorin e fitores në Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez kundër agresionit japonez, si dhe në Luftën Botërore Antifashiste. Tetë dekada më vonë, bota gjendet sërish në një udhëkryq historik: tensionet e vazhdueshme gjeopolitike dhe shtrembërimi i fakteve historike na kujtojnë sa e nevojshme është të mos harrojmë të kaluarën dhe të mbrojmë me përgjegjësi paqen që është ndërtuar mbi sakrifica të mëdha.

Kujtesa historike nuk është thjesht një proces emocional apo përkujtimor, por një akt politik dhe moral. Ajo që zgjedhim të kujtojmë, por edhe ajo që vendosim të harrojmë, formëson mënyrën si ndërtojmë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e ardhmja e bashkëjetesës mes popujve. Në këtë kontekst, përballja e sinqertë me të kaluarën bëhet një provë e pjekurisë kombëtare, dhe për disa vende, kjo përballje mbetet ende e paplotë.

Muzeu i Masakrës së Nankinit të kryer nga agresorët japonezë, që shkaktoi 300 000 viktimë brenda gjashtë javësh(1937-1938)/Foto nga VCG

Ushtarë japonezë vrasin banorë kinezë gjatë Luftës së Dytë Botërore/Foto nga VCG

Mungesa e një kërkim-faljeje të qartë

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba, ndonëse shprehu “keqardhje” në ceremoninë për 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë, nuk përmendi qartësisht krimet e luftës, as nuk kërkoi falje për vuajtjet që Japonia u shkaktoi popujve të tjerë aziatikë. Kjo shmangie nuk është rastësi. Ajo është pjesë e një prirjeje të gjatë në politikën japoneze për të minimizuar ose relativizuar të shkuarën militariste, duke e paraqitur Japoninë më shumë si viktimë sesa si agresore.

Një kërkim-falje i vërtetë nuk është thjesht një akt simbolik, por një hap i domosdoshëm për të ndërtuar besim dhe bashkëpunim me fqinjët. Pa një ndërgjegjësim të plotë për krimet e së kaluarës, çdo fjalë për “paqe” dhe “bashkëpunim” tingëllon e zbrazët.

Është e vërtetë që liderët e sotëm japonezë nuk ishin pjesë e regjimit militarist të viteve 1930-40. Por ata mbajnë një përgjegjësi morale dhe politike për mënyrën se si vendi i tyre e trajton të kaluarën sot. Qasja e tyre ndaj historisë ndikon drejtpërdrejt në marrëdhëniet diplomatike dhe në perceptimin që vendet fqinje kanë për Japoninë.

Politikanë japonezë vizitojnë Tempullin Yasukuni ku adhurohen “shpirtrat” e kriminelëve të luftës/Foto nga VCG

Paqja ndërtohet mbi të vërtetën historike

Paqja e qëndrueshme ndërkombëtare mund të ndërtohet vetëm mbi një themel të fortë të së vërtetës historike dhe pranimit të sinqertë të së kaluarës. Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, e theksoi me forcë këtë ide duke thënë se “Kujtimi i historisë nuk ka për qëllim të nxisë armiqësi, por të mësojmë nga e kaluara për të ruajtur paqen.” Kjo shprehje përmbledh thelbin e nevojës për reflektim të thellë historik në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pa një pranim të plotë dhe të sinqertë të asaj që ka ndodhur, dhe pa një kërkim-faljeje të qartë dhe të drejtpërdrejtë nga ana e Japonisë për mizoritë e kryera gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, nuk është e mundur të krijohen marrëdhënie të sinqerta, të shëndosha dhe të qëndrueshme midis Kinës dhe Japonisë.

Historia nuk mund të fshihet, por as të injorohet me qëllim. Ajo është pjesë e pandashme e identitetit dhe kujtesës kolektive të popujve dhe vendimmarrësve. Është koha që Japonia të përballet me këtë të kaluar, jo për të kërkuar falje të pafundme që mund të keqkuptohen si dobësi, por për të treguar me vepra se ka mësuar nga gabimet dhe është e gatshme të ndërtojë një të ardhme ndryshe, ku respekti dhe mirëkuptimi ndërkombëtar të jenë baza e marrëdhënieve. Ky proces është më shumë se një çështje morale; është një domosdoshmëri politike dhe diplomatike për të garantuar stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon.

Përgjegjësia kryesore bie mbi liderët japonezë të sotëm, të cilët duhet të kuptojnë se nuk mund të ndryshojnë të kaluarën, por kanë në dorë të formësojnë të ardhmen. Ata duhet të tregojnë guxim dhe vullnet për të përballuar historinë në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, duke e përdorur atë si një pikënisje për ndërtimin e besimit dhe pajtimit me fqinjët. Vetëm kështu Japonia do të jetë në gjendje të luajë një rol konstruktiv dhe të respektuar në komunitetin ndërkombëtar, duke kontribuar në një paqe të qëndrueshme dhe një zhvillim të përbashkët rajonal.

Përballja me të kaluarën nuk është shenjë dobësie por themeli i paqes.

Reparti famëkeq japonez “731” përdor banor kinez për eksperimente biologjike dhe kimike/Foto nga VCG

Dhe këtë e dëshmon më së miri rihapja e diskutimit rreth Njësisë famëkeqe 731, përmes shfaqjes ndërkombëtare të filmit “731” më 18 shtator. Ky film rikthen në vëmendjen globale një nga kapitujt më të errët të historisë së Luftës së Dytë Botërore – eksperimentet biologjike të kryera nga ushtria japoneze në territorin e Kinës, ndaj civilëve të pambrojtur.

Njësia famëkeqe 731 e ushtrisë japoneze zhvilloi studime bakteriologjike mbi njerëz të gjallë – burra, gra e fëmijë, me qëllim krijimin e armëve biologjike vdekjeprurëse. Dokumentet e publikuara së fundmi nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë konfirmojnë sulmet me predha të mbushura me murtajë, antraks dhe kolerë ndaj civilëve dhe partizanëve kinezë në Harbin. Qindra njerëz u masakruan për të testuar “efikasitetin” e këtyre armëve.

Kjo është një histori që nuk mund të mbetet vetëm në ekran apo në arkiva. Në një kohë kur pjesë të politikës japoneze ende mohojnë apo relativizojnë krimet e luftës, kujtesa për Njësinë 731 është një dëshmi e gjallë e nevojës për përballje të ndershme me të kaluarën. Siç kanë treguar krahasimet me Gjermaninë, mohimi nuk ndërton besim, por e thellon ndarjen.

Për viktimat, për drejtësinë historike dhe për paqen në Azi, e vërteta duhet të thuhet me zë të plotë. Filmi “731” nuk është thjesht një kujtesë e së shkuarës, por një sfidë për të tashmen: A do të zgjedhë Japonia heshtjen, apo do të përballet me të kaluarën për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë?

Japoni – Gjermani: Dy rrugë të ndryshme drejt së vërtetës historike

Kancelari gjerman Willy Brandt gjunjëzohet në Varshavë për të kërkuar faljen për krimet e luftës ndaj hebrenjve, Poloni, 1970/Foto nga VCG

Po ndërsa ende pas tetëdhjetë vjetësh nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Japonia vazhdon të ketë vështirësi në përballjen me historinë e saj të errët. Një sondazh i fundit tregon se vetëm një pjesë e vogël e popullsisë mbështet idenë që qeveria të kërkojë falje ose të ofrojë dëmshpërblime për mizoritë e kryera në Azi. Ndërkohë, vendet fqinje si Koreja e Jugut dhe Kina shprehin pakënaqësi të madhe ndaj këtij qëndrimi, duke krahasuar hapur sjelljen e Japonisë me reflektimin dhe kërkesat e faljes që ka bërë Gjermania pas luftës.

Ndryshe nga Berlini, Tokio ka zgjedhur të shmangë ballafaqimin e plotë me të kaluarën, duke lejuar që mohimi i krimeve të luftës të mbijetojë në diskursin politik dhe kulturor. Ky hendek i thellë perceptimesh nuk është vetëm një debat historik, por një burim real tensioni diplomatik. Nëse Japonia dëshiron të rifitojë besimin në rajon dhe të ndërtojë një rol konstruktiv në rendin ndërkombëtar, ajo duhet të rifillojë me ndershmëri dialogun mbi përgjegjësinë historike.

Në Evropë, Gjermania është kthyer në një shembull të rrallë të një shteti që ka kërkuar falje të sinqertë për krimet e luftës. Nga Gjykimet e Nurembergut, tek ndërtimi i memorialeve për viktimat e Holokaustit, dhe deri tek përfshirja e krimeve naziste në edukimin shkollor, Gjermania ka zgjedhur rrugën e ndjesës morale dhe të përgjegjësisë. Për gjermanët, nuk ka dilemë se kush ishte agresori dhe kush ishte viktima.

Krejt e kundërta ndodh me Japoninë. Edhe pse dokumentet historike janë të pamohueshme për mizoritë që ushtria japoneze kreu në Azi – nga masakra e Nankinit deri te përdorimi sistematik i “comfort women” (gra të detyruara në skllavëri seksuale për ushtarët japonezë)  autoritetet japoneze kanë qenë të përçarë dhe shpesh të heshtura në adresimin e këtyre krimeve. Vizitat vjetore të liderëve japonezë në tempullin Yasukuni, ku nderohen edhe kriminelë lufte të klasës A, vetëm sa thellojnë plagët dhe provokojnë zemërim në vendet që vuajtën nga agresioni i Japonisë.

Ajo që është edhe më shqetësuese është mënyra si këto ngjarje trajtohen në tekstet shkollore japoneze. Në shumë raste, Japonia paraqitet si “viktimë” e Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar bombat atomike mbi Hiroshimë dhe Nagasaki, ndërsa krimet e veta ndaj vendeve të tjera paraqiten të zbutura, të heshtura, ose të anashkaluara. Për më tepër, teoritë se gratë e “comfort women” ishin “vullnetare” janë ende të pranishme në diskursin publik dhe arsimor.

Shintaro Ishihara, një ndër politikanët japonezë që mohojnë krimet e luftës që Japonia kreu në vendet aziatike gjatë Luftës së Dytë Botërore/Foto nga VCG

Ndërkohë, vendet që përjetuan mizoritë japoneze – Kina, Koreja e Jugut, Filipinet e të tjera – kanë vazhduar për dekada të kërkojnë drejtësi dhe njohje. Dhe me të drejtë. Sepse historia nuk është vetëm një rrëfim për të kaluarën; ajo është një mësim moral për të ardhmen. Pa e pranuar të shkuarën me ndershmëri, nuk mund të ndërtohet një marrëdhënie e qëndrueshme dhe paqësore në të tashmen.

Një shembull i qartë se si e kaluara mund të mbetet pengesë për të tashmen dhe të ardhmen është vetë rajoni ynë. Ballkani, shpesh quajtur “fuçi baruti”, mbart plagë historike dhe mosmarrëveshje të vjetra që vazhdojnë të jenë të hapura dhe të pazgjidhura. Sa herë që preket e kaluara, tensionet rikthehen fuqishëm. Mungesa e paqes shpesh lidhet ngushtë me mungesën e kërkimit të faljes dhe mospranimin e së vërtetës historike.

Ndërsa brezat e sotëm nuk janë përgjegjës për vendimet e udhëheqësve të kaluar, liderët e sotëm mbajnë përgjegjësinë e madhe për të siguruar që gabimet e së kaluarës të mos përsëriten.

Vetëm përmes njohjes së së vërtetës dhe përballjes së saj me guxim mund të ndërtojmë ura besimi dhe bashkëpunimi. Pa këtë hap, çdo përpjekje për paqe do të mbetet e brishtë. Prandaj, të gjithë ne, sidomos udhëheqësit, duhet të angazhohemi për një të ardhme ku mirëkuptimi dhe respekti janë baza e marrëdhënieve mes fqinjëve, qoftë në Ballkan, në Azi apo në çdo cep tjetër të botës. 

E vërteta historike, sado e dhimbshme të jetë, duhet shkruar, jo retushuar.

Ky është parimi themelor mbi të cilin mund të ndërtohen ura besimi, pajtimi dhe bashkëpunimi reciprok mes kombeve. Historia nuk është vetëm kujtesë e së shkuarës, por edhe një pasqyrë e së tashmes dhe një paralajmërim për të ardhmen. Ajo na mëson se ngjarjet tragjike mund të përsëriten nëse nuk nxjerrim mësime prej tyre.

Për këtë arsye, është thelbësore që çdo popull dhe çdo udhëheqje të përballet ndershmërisht me të kaluarën veçanërisht kur kanë qenë pjesë e agresionit, luftës dhe padrejtësisë. Nëse nuk e dënojmë të keqen, nëse nuk distancohemi nga ajo, atëherë në mënyrë të heshtur pranojmë të mbajmë mbi supe zinxhirin e saj, një zinxhir që na tërheq prapa drejt përçarjes, armiqësisë dhe ndasive që e dëmtojnë paqen.

Në kontekstin e sotëm global, ku zhvillimet gjeopolitike janë të vrullshme dhe botës po i mungon gjithnjë e më shumë ekuilibri, ne nuk mund të përballojmë luksin e mohimit të së vërtetës historike. Bota e sotme nuk është më ajo e djeshmja. Aleancat, strategjitë janë riformatuar. Miqësitë, interesat dhe fuqitë globale kanë ndryshuar. Në një realitet të tillë të ri, lirimi nga e kaluara e errët nuk është thjesht një akt moral por një domosdoshmëri politike dhe diplomatike.

Vetëm përmes përballjes së sinqertë me të kaluarën mund të rreshtohemi në anën e paqes dhe të bëhemi pjesë e një bote që kërkon më shumë drejtësi, më shumë respekt dhe më shumë bashkëpunim. Vetëm atëherë e kaluara nuk do të jetë më barrë, por mësuesja më e mirë e së ardhmes./CGTN

Related- Posts

FOKUS

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025
FOKUS

Nga Kaliningradi në Beograd: kordoni i kërcënimit euro-atlantik

18 Shtator, 2025
FOKUS

Demokracia si perde për absolutizmin personal dhe partiak

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ushtria izraelite thotë se do të përdorë ‘forcë të paprecedent’ në qytetin e Gazës dhe u bën thirrje banorëve të largohen

19 Shtator, 2025

Kinë, Rajoni Autonom Xinjiang-Ujgur ndërton themele më të forta për stabilitet, paqe dhe siguri

19 Shtator, 2025

Albin Kurti: Me Amerikën kemi dallime kur bëhet fjalë për qëndrimet e Kosovës me Serbinë

19 Shtator, 2025

“Të Afërt si Horizontet e Largëta”/Java Kulturore Kineze në Shqipëri sjell një javë me art, muzikë dhe traditë

19 Shtator, 2025

Trump kundër njohjes së shtetit palestinez

19 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.