Një ekspert egjiptian shprehet që Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit të Kinës ka arritur zhvillim të gjerë dhe qëndrueshmëri të vazhdueshme, duke hedhur poshtë dezinformacionin perëndimor që rrjedh nga rivaliteti gjeopolitik.
Pas një vizite të fundit në kryeqendrën e Xinjiang-ut Urumqi, për të ndjekur një simpozium mbi antiterrorizmin, Mostafa Amin, studiues mbi çështjet arabe e ndërkombëtare, vuri në dukje se Xinjiang-u gëzon një nivel të lartë sigurie, qëndrueshmërie e lulëzimi ekonomik.
Duke e cilësuar vizitën e tij në Xinjiang si “shumë të veçantë,” Amin-i tha: “Zhvillimi dhe përparimi janë të dukshëm në rrugët, arkitekturën, infrastrukturën e shkëlqyer dhe ndjesinë e rendit.”
Ai theksoi ndikimin e investimeve të qeverisë kineze në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë “projektet e shumta e të ndryshme” dhe hapësirat e gjelbra kudo, që për të janë pasqyrim i angazhimit të qeverisë ndaj shëndetit të banorëve dhe ekosistemit vendor.
Xhamia Id Kah në Kashgar, më e madhe në Xinjiang / VCG
Duke vënë në dukje që ai lëvizi lirisht dhe shëtiti i vetëm në Urumqi, duke vizituar disa xhami, përfshirë edhe një rreth 300-vjeçare, eksperti egjiptian tha se ajo që pa ishte një “vend i sigurt” ku shtetasit gëzojnë “liri të madhe”.
Amin-i gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Perëndimit për të ashtuquajturin “persekutim” në Xinjiang. “Pretendimi për persekutim në Kinë nga Shtetet e Bashkuara dhe disa forca perëndimore është i rremë.”
Ai i konsideroi akuza të tilla si pjesë e një strategjie më të gjerë lidhur me hegjemoninë e ShBA-së dhe rivalitetin e saj me Kinën, duke vënë në dukje që Uashingtoni e përdor këtë çështje si mjet presioni kundër Kinës.
foto nga VCG
Amin-i vlerësoi rolin kryesor të udhëheqjes së lartë të Kinës në transformimin e rajonit, duke theksuar se presidenti kinez Xi Jinping i kushton vëmendje të posaçme Xinjiang-ut, një angazhim që po dëshmohet qartas në përparimin e thellë dhe konkret. Ky angazhim i nivelit të lartë pasqyrohet jo vetëm në zhvillimin e gjithanshëm që gëzon Xinjiang-u, por gjithashtu në vendimin strategjik për t’i dhënë këtij rajoni një shkallë të lartë autonomie, tha ai, duke e quajtur këtë politikë si thelbësore për zhvillimin dhe begatinë e Xinjiang-ut.
Strategjia e gjithanshme e udhëheqjes, theksoi studiuesi egjiptian, ka sjellë siguri e qëndrueshmëri, me “çrrënjosjen e plotë të të gjitha rrugëve të terrorizmit” brenda rajonit.
“Efekti i përgjithshëm është një rajon me liri të ndjeshme kulturore,” u shpreh ai./CGTN





























































