“Përkrahja e Kinës ndaj Pakistanit nuk kanë pasur asnjë kusht paraprak dhe asnjë kusht politik. Kjo është pjesa më prekëse e miqësisë ndërmjet Pakistanit dhe Kinës. Për sa kohë të ekzistojë bota, kjo miqësi do të vijojë”. Kështu u shpreh për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) kryeministri pakistanez Muhammad Shahbaz Sharif.
Në fund të gushtit, kryeministri Sharif i dha CMG-së një intervistë eksklusive, në kuadrin e pjesëmarrjes në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Tianjin.
Duke folur për “miqësinë e hekurt” pakistanezo-kineze, Sharifi tha se kjo miqësi është krijuar në bazë të besimit e respektit të ndërsjellë dhe të dyja palët kanë një dëshirë të madhe për thellimin e mëtejshëm të saj ndërmjet veprimeve të përbashkëta. “Veprat flasin më mirë se fjalët. Kina është gjendur gjithmonë krah Pakistanit në të gjitha rrethanat, si në periudhë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte, qoftë në diplomacinë ndërkombëtare, bashkëpunimin dypalësh a marrëdhëniet shumëpalëshe,” pohoi ai.
“Ne në Pakistan nuk kemi qenë të lëkundur për këtë miqësi dhe jemi të vendosur. Sot, nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping, miqësia pakistanezo-kineze po ecën përpara me hapa të mëdhenj,” theksoi kryeministri pakistanez.
Sharifi tha se vendi i tij është përfituesi më i madh nga Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan, një projekt kryesor në kornizën e ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë”. “Nëpërmjet kësaj nisme, ne kemi pasur një zhvillim historik, duke zbutur mungesën e energjisë, duke ngritur nivelin e infrastrukturës dhe duke krijuar vende pune për miliona pakistanezë. Sot po përparojmë drejt ‘versionit 2.0’ të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan,” vuri në dukje ai.

“Gjatë vizitës së kaluar zyrtare në Kinë, vizitova Universitetin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Verilindjes të Kinës, që ndodhet në provincën Shaanxi, vendlindjen e presidentit Xi, gjë që më zgjeroi horizontin,” tha kryeministri Sharif. “Ky universitet ka një sistem të përparuar të përhapjes së teknologjisë bujqësore jo vetëm në Kinë, por edhe në shumë vende të botës. Kështu, vendosa menjëherë për të dërguar 1000 të diplomuar në bujqësi nga vendi ynë për të marrë përgatitje moderne në këtë universitet dhe në universitete të tjera kineze. Pas kthimit, ata do t’i ndihmojnë fermerët dhe zonat rurale pakistaneze të zotërojnë teknologji të përparuara, të përhapin farëra hibride dhe të ngrenë ndërmjet teknologjisë moderne rendimentin e grurit, të kallamsheqerit, të pambukut, të misrit e të orizit. Mbi këtë bazë do të krijojmë ndërmarrje të vogla e të mesme në zonat rurale, që t’i përpunojmë këto perime e fruta në produkte me vlera të larta shtesë, jo vetëm për tregun pakistanez, por edhe për eksport në vendet e Lindjes së Mesme. Kjo do të nxitë me efikasitet PBB-në dhe vëllimin e eksportit të Pakistanit e do të jetë një përparim i madh,” theksoi kryeministri pakistanez./CGTN






























































