• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Konferenca Shkencore/ Presidenti Begaj thekson: “Shqipëria dhe Kosova duhet të veprojnë tani për të shmangur pasojat demografike të nesërme”

10 Tetor, 2025
in Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata dhe politika të mirëmenduara e të koordinuara”, deklaroi Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, sipas të cilit, “zhvillimet e tanishme dhe ato të pritshme demografike prekin themelet e shoqërisë sonë: sigurinë, familjen, punësimin, mirëqenien dhe perspektivën zhvillimore”.  

Kreu i Shtetit bëri thirrje për zbatimin me përpikëri e pa vonesa të këtyre strategjive dhe politikave për të shmangur pasojat: “Parashikimet pesimiste dhe aktualiteti shqetësues demografik tregojnë se nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër”.  

Këto mesazhe Presidenti i Republikës i përcolli para akademikëve nga Shqipëria dhe Kosova,  të mbledhur në Tiranë për një nga sfidat më të mëdha të zhvillimit: ndryshimet demografike dhe dinamikën e tregut të punës.

Duke analizuar pasojat në tregun e punës, Presidenti Begaj theksoi se nga njëra anë mungon fuqia punëtore aktive, nga ana tjetër papunësia e të rinjve mbetet e lartë: “Kjo kontradiktë, mungesë punëtorësh dhe papunësi, njëkohësisht, është një paradoks që kërkon politika të reja, vizionare e afatgjata. Ndërkohë, ka kërkesa të mëdha për punonjës me aftësi të reja në teknologji, informacion, në shërbime të specializuara dhe inovacion. Ky është një ndryshim strukturor që kërkon përgjegjësi në menaxhim, që zhvillimi të ruajë karakterin social dhe kohezionin kombëtar”.  

Veç pasojave të drejtpërdrejta në tregun e punës, Presidenti i Republikës nënvizoi dhe sfidat të tjera serioze që lidhen me ekonominë në tërësi dhe sigurinë kombëtare:  

“Ato sjellin uljen e bazës ekonomike dhe tatimore të shtetit, uljen e aftësisë prodhuese të fuqisë punëtore dhe mbingarkojnë sistemet e pensioneve e shëndetësisë. Shpopullimi i zonave rurale dhe kufitare dëmton kohezionin social dhe kontrollin territorial, ndërsa emigracioni i të rinjve zvogëlon kapitalin njerëzor dhe kapacitetin mbrojtës të vendit”, – deklaroi Presidenti i Republikës.  

Duke vlerësuar faktin se në Shqipëri e Kosovë ka strategji dhe politika të efektshme për rritjen e lindshmërisë, përmirësimin e cilësisë së jetës, kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe integrimin e faktorëve demografikë në planifikimin ekonomik kombëtar, Presidenti Begaj theksoi se vëmendje i kushtohet edhe aftësimit të fuqisë punëtore, riintegrimit të qytetarëve të rikthyer nga emigracioni, frenimit të braktisjes së zonave rurale dhe përdorimit të Diasporës për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm në vend.  

Presidenti Begaj e cilësoi prioritet bashkëpunimin në të gjitha fushat mes Shqipërisë e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon, pasi vlerësoi se vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen më shumë mundësi, më shumë qëndrueshmëri dhe më shumë shpresë për të rinjtë tanë:  

“Ne kemi nevojë për një treg më të bashkuar dhe më të koordinuar, që i gjithë rajoni të bëhet më tërheqës për investime dhe projekte të përbashkëta zhvillimi. Në këtë kontekst, procesi i integrimit evropian mbetet rruga më e qëndrueshme për zhvillim afatgjatë dhe zbut disa nga shkaqet e emigracionit”, – deklaroi Presidenti i Republikës.

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në Konferencën Shkencore të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave të Kosovës

Tema: “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës, sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”.

Para pak kohësh mora pjesë në ceremoninë e hapjes së fillimit të vitit të ri shkollor, jo shumë larg nga Tirana. Në fakt, u kënaqa nga prania e nxënësve, por jo nga faktet që m’u thanë aty. Numri i nxënësve në shkollë ishte pakësuar, klasat kolektive ishin prezente. Në rrugët e zonës nuk kishte më gjallëri, nuk kishte rini dhe ishte shtuar mosha e tretë, që nuk mund të punojnë. Pra, demografia është fakt dhe trajtimi i sfidës së demografisë me përgjegjësi dhe seriozitet sot është pak vonë, p[or duhet bërë sot, sepse ndoshta nesër mund të mos ketë mundësi të dytë.

Është kënaqësi e veçantë të jem sot me ju në këtë konferencë të përbashkët të dy akademive: Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Dua t’ju përgëzoj për këtë nismë që bashkon mendimin shkencor dhe institucional për të analizuar një nga sfidat më të mëdha të zhvillimit tonë, demografinë, tregun e punës dhe ndikimin e tyre në ekonominë e vendeve tona.

Tema e konferencës vështirë se do të ishte më e rëndësishme dhe më me vend po të kemi parasysh zhvillimet e tanishme dhe ato të pritshme demografike. Ato prekin themelet e shoqërisë sonë: sigurinë, familjen, punësimin, mirëqenien dhe perspektivën zhvillimore, prekin të ardhmen tonë.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara mbi numrin e popullsisë në vendet e rajonit tonë janë mjaft pesimiste dhe realiteti i sotëm po i konfirmon. Sot, Shqipëria, Kosova dhe Ballkani Perëndimor po përballen me një tranzicion demografik. Popullsia po zvogëlohet dhe plaket për shkak të lindshmërisë së ulët, të emigracionit, si dhe po përqendrohet gjithnjë e më shumë në qytetet e mëdha si pasojë e migrimit të brendshëm.

Këto zhvillime demografike ndikojnë drejtpërdrejt në tregun e punës. Nga njëra anë mungon fuqia punëtore aktive, por, nga ana tjetër papunësia e të rinjve mbetet e lartë. Kjo kontradiktë është një paradoks, në fakt, një paradoks që kërkon politika të reja, vizionare e afatgjata.

Ndërkohë, tregu i punës ka nevojë, ka kërkesa të mëdha për punonjës me aftësi të reja në teknologji, informacion, në shërbime të specializuara dhe inovacion. Ky është një ndryshim strukturor që kërkon përgjegjësi në menaxhim, që zhvillimi të ruajë karakterin social dhe kohezionin kombëtar.

Zhvillimet negative demografike nënkuptojnë sfida serioze jo vetëm për ekonominë, por dhe më gjerë, për sigurinë tonë kombëtare. Ato sjellin uljen e bazës ekonomike dhe tatimore të shtetit, uljen e aftësisë prodhuese të fuqisë punëtore dhe mbingarkojnë sistemet e pensioneve dhe ato të shëndetësisë. Shpopullimi i zonave rurale dhe kufitare dëmton kohezionin social dhe kontrollin territorial, ndërsa emigracioni i të rinjve zvogëlon kapitalin njerëzor dhe kapacitetin mbrojtës të vendit.

Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës janë tregues të drejtimit që po merr e ardhmja jonë. Nëse i kuptojmë drejt dhe i paraprijmë këtyre ndryshimeve me strategji afatgjata dhe politika të mirëmenduara e të koordinuara, ato të mund të kthehen nga sfida, në mundësi.

Vlerësoj faktin se në Shqipëri e Kosovë janë hartuar dhe po zbatohen strategji dhe politika afatgjata. Ato promovojnë rritjen e lindshmërisë, përmirësimin e cilësisë së jetës, kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe integrimin e faktorëve demografikë në planifikimin ekonomik kombëtar.

Vëmendje i kushtohet edhe aftësimit të fuqisë punëtore, riintegrimit të qytetarëve të kthyer nga emigracioni, frenimit të braktisjes së zonave rurale dhe përdorimit të Diasporës për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm në vend.

Por, politikat dhe strategjitë duhen jo vetëm të zbatohen me përpikëri e pa vonesa, por edhe efektshmëria e tyre duhet matur dhe ndjekur me kujdes. Parashikimet pesimiste dhe aktualiteti shqetësues demografik tregojnë se nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi apo shans të dytë nesër.

Sfidat demografike e të tregut të punës janë kombëtare e rajonale dhe përvoja e suksesshme e vendeve të tjera tregon se ato mund të përballohen më lehtë nëse ka bashkëpunim, nëse ka integrim dhe zhvillim ekonomik. Në këto kushte, bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës, integrimi rajonal dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian marrin një kuptim të ri.

Bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Shqipërisë e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon duhet të jetë prioritet. Së bashku mund të krijojmë më shumë mundësi, më shumë qëndrueshmëri dhe më shumë shpresë për të rinjtë tanë.

Ne kemi nevojë për një treg më të bashkuar, më të koordinuar, që i gjithë rajoni të bëhet më tërheqës, tërheqës për investime dhe projekte të përbashkëta zhvillimi. Në këtë kontekst, procesi i integrimit evropian mbetet rruga më e qëndrueshme për zhvillim afatgjatë dhe zbut disa shkaqe të emigracionit.

Sfidat me të cilat përballemi janë shumë të ndërlikuara dhe të pamundura për t’u përballur vetëm. Sot, më shumë se kurrë, bashkëpunimi midis politikbërësve, ekspertëve, institucioneve shkencore dhe sektorit privat është mjaft thelbësor. Ne kemi nevojë për ide të guximshme, për politika të bazuara në dije, në kërkim shkencor që udhëheq vendimmarrjen dhe për një përgjegjësi që shkon përtej të sotshmes.

Zhvillimet demografike, dinamikat e tregut të punës dhe zhvillimi ekonomik janë të ndërlidhura. Ato ndikojnë dhe ndikohen nga njëra-tjetra. Kjo e bën të vështirë identifikimin e problemit.

Uroj që kjo konferencë të arrijë suksese dhe të mund të ofrojë propozime konkrete që merren me shkaqet dhe jo me pasojat.

E ardhmja e Shqipërisë dhe e Kosovës do të varet nga aftësia jonë, nga aftësia jonë për ta fituar këtë betejë. Kjo është sfida e brezit të sotshëm dhe përballimi i saj me sukses është detyrimi ynë, detyrimi ynë për brezat e ardhshëm.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe për kontributin tuaj të çmuar!

Related- Posts

NGJARJE

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
Kryesore

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Monologu në OKB: pse Kosova nuk mund t’u përgjigjet akuzave të Serbisë

28 Shtator, 2026

Presidenti Vuçiç jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

27 Shtator, 2026

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
Screenshot

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

27 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.