Më 12 nëntor paradite, bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, Peng Liyuan dhe Mbretëresha e Spanjës Letizia Ortiz Rocasolano që shoqëron Mbretin e Spanjës Felipe VI për vizitën shtetërore në Kinë, kanë bërë së bashku një vizitë në qendrën shembullore të shërbimeve për persona me aftësi të kufizuara të Pekinit.
Foto nga CMG
Peng Liyuan dhe Leticia dëgjuan prezantimin mbi projektet e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në këtë qendër, vizituan ekspozitën tematike të Lojërave Paralimpike Dimërore të Pekinit, dhe më pas në zonën e ekspozitës së arritjeve teknologjike për ndihmën e personave me aftësi të kufizuara dhe në zonën e leximit publik, u informuan mbi përdorimin e produkteve për ndihmën e personave me aftësi të kufizuara në Kinë, aktivitetet e leximit për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ndërtimin e infrastrukturës të aksesueshme.
Foto nga CMG
Peng Liyuan tha se puna për personat me aftësi të kufizuara kërkon përpjekje të përbashkëta dhe mbështetje nga të gjitha palët, për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara të integrohen më mirë në shoqëri.
Kina dhe Spanja mund të forcojnë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin duke ndihmuar së bashku personat me aftësi të kufizuara të realizojnë ëndrrat e tyre.
Foto nga CMG
Letizia Ortiz Rocasolano pyeti në detaje për zhvillimin e çështjeve të personave me aftësi të kufizuara në Kinë, sidomos për punësimin e grave me aftësi të kufizuara dhe vlerësoi lart arritjet e Kinës në këtë drejtim./CGTN





























































