• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Autoritarizmi religjioz si metodë e politikës hegjemoniste

12 Dhjetor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Cilat janë kërcënimet reale nga kombinimi i “vertikalizimit të pushtetit” me fenë në doktrinën serbo-ruse të luftës hibride?

Nga Dr. Gurakuç Kuçi

Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” dhe profesor në Kolegjin UNI

Autokracitë rrallë shpikin metoda të reja, zakonisht riciklojnë ato që kanë funksionuar dhe i përshtatin me rrethanat e momentit. Dy instrumente aktivizohen pothuajse gjithmonë kur një regjim autoritar përgatitet për veprime të jashtme: vertikalizimi i pushtetit dhe ndërtimi i miteve të tipit “mbrojtës i civilizimit”. Rusia dhe Serbia janë shembuj klasikë të këtij modeli. Të dyja kanë ngritur struktura të forta të kontrollit nga lart-poshtë, ndërsa paralelisht kanë ushqyer narrativën se veprimet e tyre bëhen në emër të “krishterimit” ose “mbrojtjes së Evropës”. Ky kombinim, centralizim i skajshëm dhe mitologji politike, u ka shërbyer për të maskuar ambicie ekspansioniste dhe për të krijuar një mburojë morale që justifikon presionin, destabilizimin ose format më të sofistikuara të luftës hibride.

Fuqia vertikale si mekanizëm autokratik

Në shkencën politike, “fuqia vertikale” përshkruan përqendrimin hierarkik të pushtetit nga lart poshtë dhe Serbia ashtu si Rusia kanë dëshmuar tradicionalisht një sinkronizim të plotë institucional shoqëror në politikën hegjemoniste ndaj Kosovës. Nën Putinin, Rusia ka kaluar drejt një modeli thellësisht presidencial: zgjedhjet e Dumës më 2003, shkarkimi i qeverisë para presidencialeve 2004 dhe heqja e zgjedhjeve të drejtpërdrejta për guvernatorët e konsoliduan këtë linjë. Linz e lidh autoritarizmin me pluralizëm të kufizuar dhe kontroll të centralizuar. Sipas Levitsky dhe Way, “fuqia vertikale” thjesht e shpjegon mekanikën e këtij centralizimi. Ajo rrëzon balancat institucionale dhe siguron transmetim një-drejtimesh të autoritetit.

Rusia dhe Serbia e zbatojnë këtë model përmes përqendrimit ekstrem të vendimmarrjes: Putini zgjeron kompetencat presidenciale dhe kontrollin mbi guvernatorët, ndërsa Vuçiq ndërton dominim përmes kapjes së institucioneve shtetërore. Sipas Bieber, regjimet autoritare maskojnë këtë kontroll me fasada demokratike, manipulim zgjedhjesh, gjyqësori të politizuar dhe legjislatura të nënshtruara.

Zhvillimet e fundit në Serbi kanë treguar se ky vend tashmë është në fazën e fundit të vertikalizimit të plotë të pushtetit dhe konsolidimin e autokracisë. përkundër protestave të fuqishme anti-Vuçiqi.

Për konsolidimin e vertikalizimit të pushtetit, Serbia është duke zbatuar centralizimin e plotë të sektorit të sigurisë. Ushtria, policia dhe inteligjenca po përqendrohen te Presidenti duke përfshi edhe reformat ligjore, ndërsa vetëm për BIA-n planifikohen 89 milionë euro për vitin 2026, rritje e pazakontë dhe pjesërisht e fshehur nën “programe konfidenciale”. Kjo vjen në kohën kur SHBA-ja dhe aleatët po kërkojnë de-eskalim global, ndërsa Serbia lëviz në kah të kundërt. Po ashtu, ndryshimet e reja në Ligjin për Forcat e Armatosura synojnë ta vendosin Shefin e Shtabit dhe oficerët nën komandë të drejtpërdrejtë të Presidentit, gjë që sot nuk ekziston. Ndërsa, modeli është i njohur: është rikthimi i manualit të Millosheviçit para luftërave në Kosovë, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Slloveni. Vertikalizimi i pushtetit nuk ecën kurrë vetëm. Ai shoqërohet me narrativën që e justifikon.

“Mbrojtësi” i krishtërimit  dhe neutralizimi i krimeve

Rusia, pasi centralizoi çdo hallkë të pushtetit politik, e shtriu të njëjtin vertikalizim edhe mbi sferën sakrale. Në diskursin zyrtar rus, Moska e paraqet veten si “mbrojtëse të ortodoksisë dhe vlerave tradicionale”, si bastionin e fundit kundër “degjenerimit perëndimor”. Aleksandër Dugin e ka futur këtë narrativë në një dimension pothuajse mistik: Rusia si “katehoni”, forca që ndalon të keqen dhe ruan “krishterimin e vërtetë”. Për të, lufta në Ukrainë nuk është thjesht konflikt gjeopolitik, por një betejë sakrale kundër botës liberale. Kjo gjuhë tani është bërë pjesë e linjës zyrtare të Kremlinit, dhe pjesë e strategjisë së Botës Ruse.

Por në Ballkan, loja është më e sofistikuar: Rusia dhe Serbia ndajnë rolet por jo qëllimin. Rusia është “mbrojtësja e ortodoksisë”, diçka që lidhet me identitetin e saj historik dhe kombëtar. Serbia, ndërkohë, merr një rol më të gjerë: pozicionohet si “mbrojtëse e krishterimit” dhe “mbrojtëse e Evropës” nga Ballkani. Kjo i jep Serbisë një kozmetikë që funksionon më mirë në Perëndim, dhe në të njëjtën kohë i hap Rusisë një derë të pastër për ndikim hibrid. Nëse Rusia nuk mund të paraqitet si mbrojtëse e krishterimit perëndimor, Serbia mundet. Ajo shitet si e tillë prej shekujsh.

Pikërisht për këtë arsye Dugin e trajton Serbinë me një peshë pothuajse mitike. Ai e sheh si urën që e bën ideologjinë ruse të pranueshme në Evropë. Serbia krijon fasadën, Rusia e furnizon me të gjithë trurin ideologjik dhe me thelbin strategjik. Ky është simbioza: njëri ka simbolikën, tjetri ka doktrinën.

Miti serb për “neutralitet” dhe përplasjet e vogla të inskenuara me Moskën i shërbejnë vetëm për të krijuar pamjen e një aktori të pavarur. Në praktikë, Serbia luan rolin e një proxy-i që përdor gjuhën fetare për të justifikuar politika që janë në linjën ruse.

Rikthimi i elementit sakral është i dukshëm. Në Serbi dhe jashtë saj, grupe radikale po e ringjallin të njëjtën gjuhë që Millosheviçi përdorte para luftërave: Serbia si mburoja e Evropës dhe e krishterimit. Sot, kjo paraqitet hapur nëpër tubime, koncerte, ndeshje futbolli, grafite, dhe aktivitete të grupeve ekstremiste nga Serbia, Rumania dhe vende të tjera.

Një shembull i qartë: ekstremistët rumunë në Beograd me një baner që e quante Ratko Mladiqin “heroi evropian që i zbriti myslimanët në zero”. Kjo nuk është thjesht provokim – është normalizim krimi nën justifikimin civilizues.

I njëjti narrativ shfaqet te tifozët rumunë në ndeshjen e futbollit me Bosnjën, ku Serbia paraqitet si “mbrojtëse e Evropës”. Brenda Serbisë, në protestat pro-Vuçiqit, grupet radikale lavdërojnë kriminelë lufte, këndojnë kundër myslimanëve dhe e shesin Serbinë si fortesë të krishterimit. Paralelisht, Beogradi është bërë furnizues i rregullt i fushatave propagandistike në rajon, sidomos kundër Kosovës dhe shqiptarëve, duke i nxitur popujt fqinjë të Kosovës kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.

Në këtë klimë, efektet shtrihen edhe brenda Kosovës. Edhe këtu, po shfaqen zëra që riciklojnë islamofobi, duke depërtuar jo-natyrshëm në grupe dhe media të caktuara.

Serbia me çështjen e nxitjes së propagandës si “mbrojtëse e krishterimit” po dominon narrativen e neutralizimit të krimeve të kryera kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Dinamikat aktuale të sigurisë si hapësirë për avantazhe të Serbisë

Rrethanat gjeopolitike sot duken sikur lëvizin mes dy ekstremeve. Një moment flitet për paqe dhe de-eskalim, momentin tjetër del në sipërfaqe frika se tensionet mund të marrin drejtim krejt tjetër. Pak javë më parë, Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se inteligjenca gjermane ka të dhëna të diskutimeve brenda Kremlinit për një skenar të mundshëm të Rusisë kundër NATO-s.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte nga një takim me Ministrat e Jashtëm të NATO-së në Bruksel ka paralajmëruar se Rusia po “punon ngushtë” me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin “për të prishur shoqëritë tona dhe për të shkatërruar rregullat globale”,  dhe po “përgatitet për konfrontim afatgjatë”.

Po ashtu, gjatë dëgjesës së posaçme “Flashpoint: A Path Toward Stability in the Western Balkans” në Komitetin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kryetari i Nënkomisionit për Evropën, Keith Self paralajmëroi se, përveç agresionit rus ndaj Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë. Sipas tij Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia do të ishin në vijën e zjarrit drejtpërdrejt në një konflikt të ripërtërirë dhe Kosova mbetet veçanërisht e ekspozuar, për shkak të mungesës së anëtarësimit në NATO.

Gjermania, nga ana e saj, ka centralizuar komandën ushtarake dhe ka përgatitur planin “OPKAN DEU”, një dokument voluminoz që parasheh mobilizim të shpejtë dhe përdorim të rrjeteve civile në funksion ushtarak në rast krize. Edhe raportet baltiko-nordike për 2024–2025 paralajmërojnë se Rusia po i ristrukturon forcat për të pasur kapacitet si për konflikt konvencional, ashtu edhe për forma hibride, nëse situata globale përkeqësohet.

Rusia e ka mohuar që ka gatishmërinë të sulmojë ndonjë vend të NATO-së apo evropian jashtë Ukrainës. Mirëpo, nëse planet e paqes nuk shkojnë si duhet kjo nuk garanton se situata nuk mund të eskalojë.

Konkluzione dhe vlerësime strategjike

Përderisa, angazhimi i Serbisë në vertikalizim dhe propaganda vazhdon të jetë në nivele të larta dhe bashkëpunimi i inteligjencës serbe me atë të Rusisë dhe me gjasë edhe të Kinës është në nivel aleatësh, atëherë kjo na jep indikacione që planet e Serbisë bazuar në dijen dhe përgatitjen me inteligjencat aleate tejkalojnë realitetin zyrtar dhe po përgatiten skenarë që nuk artikulohen hapur.

Vertikalizimi i pushtetit nga Serbia i mundëson të ketë një arkitekturë për veprim të shpejtë dhe pa zhagitje apo llogaridhënie. Ndërsa, nëpërmjet propagandës sakrale i mobilizon masat dhe mban opinionin publik të gatshëm për të justifikuar çdo hap të Serbisë, duke e paraqitur atë si një shtet që po bënë luftë “kryqëzatash”.

Një mjet të dytë veprimi tek opinioni ndërkombëtar, e sidomos ai perëndimor, i japin edhe nivelet e larta të propagandës nga mjetet audiovizuele dhe digjitale, ku propaganda nga këto mjete tani pothuajse është e pakontrollueshme. Ky mjet i dytë, e bënë Serbinë dhe rrjedhimisht Rusinë që veprimet e tyre të i legjitimojnë si fushatë anti-Islam. Synimi është të ngjallë simpati fetare dhe kjo simpati fetare te grupet pro-perëndimore të jetë presion edhe ndaj qeverive të shteteve të tyre për mos-reagim ndaj veprimeve ruso-serbe.

Në parim duhet të kuptojmë se kjo asgjë nuk ka të bëjë me çështje të vërteta religjioze, është shfrytëzim për përçarje dhe dominancë.

Tani, faza aktuale është ajo e normalizimit të krizës, krijimi i një gjendjeje ku tensioni trajtohet si standard dhe jo si devijim, ndërsa e ardhmja mbetet e pasigurt pikërisht për shkak të këtyre modeleve të dizajnuara për të qenë të paparashikueshëm dhe të përdorshëm në çdo moment oportunizmi.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Lufta pa fronte: Si po ndryshon natyra e konflikteve dhe siguria globale

5 Nëntor, 2026
FOKUS

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026
FOKUS

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

4 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Cilat do të jenë pasojat për Trumpin, ShBA-të dhe botën pas rrënimit zgjedhor të republikanëve

5 Nëntor, 2026

Lufta pa fronte: Si po ndryshon natyra e konflikteve dhe siguria globale

5 Nëntor, 2026

Pete Hegseth, “kurbani” i parë politik i humbjes së Trump? Lufta në Iran e vendos sekretarin e Mbrojtjes në shënjestër

5 Nëntor, 2026

Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

5 Nëntor, 2026

J.D. Vance: Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit lidhet me luftën dhe pakënaqësinë e votuesve ndaj politikës së Trump

5 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.