• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

    Kryeministri Rama: Protesta e Zvërnecit na sfidoi realisht, qeverisja do të përmirësohet

    Rama nis sezonin e ri politik nga Pogradeci: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania” në provën e mandatit të katërt

    Ministri Hoxha: Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

    Rama për incidentin në Pustec: “Shqipëria nuk do ta ulë monedhën e vlerave në nivelin e parodisë”

    MEPJ: Mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar në Pustec, mungesë serioze

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dosja “Sheholli”: Plani i Serbisë që Kosova të perceptohej shtet radikal

    PDK–AAK protestojnë “koti” para Qeverisë, sepse janë shumë larg zemrës së qytetarit!

    Ramush Haradinaj propozon rikthimin e Thaçit në Presidencë

    Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?

    Mickoski në Pustec, shkelet protokolli: Mungon himni shqiptar

    PSE HESHTIN INTELEKTUALËT MAQEDONAS?

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Pas Venezuelës askush nuk qesh më

20 Janar, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç- Vreme[i]

Botën e ka kapluar gjendja e përgjithshme e konfuzionit dhe shqetësimit teksa vështron presidentin e ShBA-ve të shkelë rregullat e marrëdhënieve ndërkombëtare, shkatërron aleancën perëndimore dhe u dërgon sinjal despotëve nga lindja se mund të bëjnë çfarë t’u ketë qejfi në oborret e tyre, por të mos e prekin Hemisferën e tij perëndimore. Rrotullimi i politikës së jashtme të Donald Trampit është dramatik. Kur nisi fushatën elektorale në vitin 2016 pati kritikuar ashpër politikën intervencioniste të paraardhësve të tij, qofshin demokratë apo republikanë. Më pas, ky paqeberës i vetëquajtur, në mandatin e tij të dytë urdhëroi operacione ushtarake në tre kontinente: Iran, Siri, Jemen, Nigeri dhe Venezuelë. Tani kërcënon edhe Europën i vendosur të marrë prej Danimarkës Groenlandën, mbasi hemisferën perëndimore e përcaktoi si zonë të interesit të tij parësor.

Ambicjet imperialiste dhe sedra kolosale e “presidentit të paqes” janë planetare. Në stilin më të mirë të teatralitetit të tij grotesk Trampi nuk përmbahet të thotë se do të ishte i gatshëm të pranojë çmimin Nobël për paqe nga fituesja e vitit të kaluar, liderja e opozitës venezueliane Marija Korinë Maçado – por për fat të mirë komiteti i ndarjes së Nobelit ndalon transferimin apo ndarjen e këtij çmimi.

Trampi kërkon dëgjueshmëri në çdo adresë që i’a vë syrin. Në të kundërtën bomba ose forcat speciale Delta. Bën lëshime vetëm atje ku respekton fuqitë rivale: Kinën dhe Rusinë. Kjo nuk është aspak risi. Ndërhyrjet ushtarake, ndryshimet e regjimeve dhe likujdimi i kundërshtarëve Uashingtoni dhe CIA i kanë organizuar deri tani me dhjetra herë, kurdoherë nën firmën e përhapje së demokracisë, luftës për të drejtat e njeriut dhe bllokadën e ideve kancerogjene komuniste. Kjo çoi deri atje saqë Trampin nuk e interesojnë vlerat mbi të cilat është krijuar bota perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore. Ai drejton nëpërmjet një hordhie piratësh militantë, tekno oligarkë dhe petro oligarkë, miliarderë të inteligjencës artificiale, bosë të kriptovalutave dhe bankierë në hije. Synimi i ri është grabitja e burimeve, nga Ukraina deri në Groenlandë. Presidenti të cilin kritikët e tij e quajnë “gënjeshtar serial” – në mandatin e parë të të cilit janë dokumentuar 30.573 deklarata të tilla- tani na u bë papritmas i sinqertë. Deklaroi para gazetarëve, pas rrëmbimit të Maduros, se ShBA-të do të marrin “administrimin” e Venezuelës me telekomandë nga Uashingtoni, dhe më pas i’u turr naftës.

Nuk flitet këtu për demokratizimin e pushtetit në Karakas, as për ndryshimin e thelbit të rregjimit diktatorial të Maduros, madje as për narkoterrorizmin të cilin në fillim e shfrytëzoi si pretekst për ndërhyrje ushtarake. I intereson vetëm nafta. Jo sepse ajo është e nevojshme në Amerikë, jo, jo, por që Venezuelën t’a shkulë nga përqafimi me Kinën, e cila tashmë edhe bërë partneri i dytë tregtar i Amerikës Latine, pas ShBA-ve. Që Kubës t’ia heqë mundësinë e  furnizimit me naftë venezueliane.

PËRFITIM NGA HEMISFERA PERËNDIMORE

Trampi e përdor naftën si armë, njëlloj sikur Rusia bën me gazin. Ai e dëshiron Hemisfarën perëndimore “të pastër” dhe të bindur, në të cilën do të sundojë dhe të nxjerrë përfitime. Mesazhi njëkohësisht mbart edhe vlerë të gjërë universale: përhapje frike. Kërcënon Kolumbinë dhe Kubën, dërgon sinjale se është i gatshëm për sulme ajrore kundër narko karteleve për të cilët thotë se sundojnë Meksikën. Në këtë mënyrë, në një shfaqje të papritur të sinqeritetit brutal, i’u kthye idesë së marrjes së Groenlandës, me para ose me armë. Trampi e ka fiksim të marrë territorin gjysëm autonom i cili i përket Danimarkës. Kur e pati hedhur për herë të parë këtë vizion në vitin 2019, shumë veta mendonin se bëhej fjalë për një prej akrobacive retorike konfuze të presidentit i cili ka treguar qartë se nuk është mjaft i njohur me hartografinë e botës. Pas Venezuelës askush më nuk guxon, megjithëse pothuajse të gjithë bien dakord se marrja në mënyrë të njëanshme e këtij ishulli botëror, qoftë me dollarë qoftë me armë, do të ishte gafa me e madhe e politikës së jashtme të Amerikës që nga koha e Vietnamit në fillim të viteve gjashtëdhjetë dhe invazionit në Irak në vitin 2003. Do të ishte një gabim i stërmadh strategjik i cili kërcënon  të ardhmen e NATO-s dhe shkatërronte ariktekturën e sigurisë së pas luftës së dytë botërore të Perëndimit. Problemi është se me Trampin kurrë nuk i dihet. Rejtingu i tij ka rënë nën atë që kishte Xho “i përgjumur” Bajdeni dhe do të bëjë gjithçka që ta rrisë. Episodi nga Karakasi, i ndjekur me kërcënimet për Groenlandën, i detyroi partnerët europianë të kujtohen shumë shpejt sesi Trampi për poshtëruar presidentin  ukrainas Volodimir Zelenski. Tani në të njëjtën pozitë janë liderët në Kopenhagë, të cilët përsërisin  se Groenlanda nuk është në shitje. Aspak më mirë nuk qëndron as kryeministri britanik, kancelari gjerman apo presidenti francez, të cilët u drejtohen parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe bëjnë thirrje për solidaritet brenda NATO-s.

Jemi dëshmitarë të një situate shqetësuese: ndërsa europianët mbrojnë sovranitetin e Ukrainës, Trampi kërcënon sovranitetin e Venezuelës, ndërsa në rastin e Groenlandës kërcënon sovranitetin e Danimarkës. Loja e kaosit sapo ka nisur. Liderët botërorë përpiqen të gjejnë një përgjigje sesi të përballen me dallgën e shfaqjes së re trampiste të imperializmit amerikan. Pas operacionit ushtarak në Venezuelsë shtrohet pyetja se çfarë përbën për pjesën tjetër të botës kjo lëvizje agresive dhe neokoloniale, në kundërshtim direkt me të drejtën ndërkombëtare.

BËLBËZIMI EUROPIAN

Në pozitën më delikate janë europianët. Trampi vazhdon të injorojë aleatët perëndimorë ndërsa përgatitet për ndërhyrje të reja nëpër hemisferën perëndimore, të cilën e ka shpallur oborrin e tij, duke u lënë rivalëve nga Moska dhe Pakini që ndikimin e tyre t’a sendërtojnë në fqinjësinë e tyre. Ky është realitet i ri dhe i rrezikshëm në botën në të cilën vendet e vogla nuk pyeten për asgjë ndërsa Trampi – me miratimin e heshtur të Vladimir Putinit dhe Si Gjinpingut – u imponon vetëm të dëgjojnë.

Gjatë takimit në Paris rreth Ukrainës, gjashtë vende europiane kërkuan solidaritet me Danimarkën, bënë thirrje për siguri kolektive të NATO-s në Arktik, përfshirë edhe ShBA-të, por pa kritikuar Trampin. Tingëllojnë bukur fjalët e kancelarit gjerman Fridrih Merc , i cili u bën thirrje europianëve të “ngrenë çmimin e luftës” në mënyrë që Moska të detyrohet të vijë në tryezën e bisedimeve për Ukrainën. A i duhet besuar Trampit kur pranon garanci të forta sigurie për Ukrainën për një dekadë e gjysëm pas përfundimit të luftës? Presidenti Zelenski e ka detyrim një gjë të tillë për nga detyra zyrtare, por liderët europianë nuk janë të bindur: falenderojnë publikisht amerikanin, privatisht dyshojnë se do të vazhdojë koketimi me Putinin në përfitim të “mundësive fantastike” të bashkëpunimit dypalësh në një kohë që Rusisë i duhen vënë sanksione. “Koalicioni i vullnetarëve” i Europës përpiqet të paraqitet si monolit, por janë krijuar shumë të çara në unitetin e tij menjëherë pas agresionit në Ukrainë. Edhe përkundër njëzet paketave sanksionesh kundër Moskës, BE-ja vitin e kaluar e rriti eksportin e gazit të lëngshëm dhe pagoi 7,2 miliardë euro – duke financuar kësisoj në mënyrë direkte luftën e Putinit. Brukseli, menjëherë pas invazionit ndëpreu rrrymën nëpërmjet gazsjellësve tokësorë, mori detyrimin se do të ndalojë importin deri në vitin 2027, por tankerët akullthyes vazhdojnë të çajnë nëpër Arktik në mënyrë që të arrijnë deri në portet europiane. Groenlanda është këtu në rrugën e mbrojtjes së hemisferës perëndimore. Përse dikush u dashka të presë që Trampi të respektojë të drejtën ndërkombëtare kur në shtëpi shpërfill Kongresin dhe shkatërron në mënyrë hakmarrëse sistemin juridik të vendit të tij? Përse t’i besohet se punon për mbrojtjen nga Rusia kur sheh mineralet e rralla? Nëse paraardhësit e tij ndërhyrjen në mbarë botën e mbështillnin me mbulesën për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, këto vlera atij nuk i interesojnë. Trampi dëshiron një botë të ndërtuar sipas modeleve të fuqisë dhe përfitimit.   Është i gatshëm për të bërë marrëveshje me të fuqishmit rivalë nga Kina dhe Rusia, të tjerët nuk i interesojnë. Edhe përkundër gjykimeve retorike të “plaçkitjes” në Venezuelë, Lindja është për të ruajtur komunikimin me Trampin, i cili një herë ka thënë se është më e lehtë të merret vesh me autokratët në Moskë dhe në Pekin se me partnerët europianë.

“Është e nevojshme të parandalohet ata më të paskrupujt të marrin çfarë të duan dhe rajone dhge vende të tëra të trajtohen  si pronë e një numuri të vogël fuqish të mëdha”, u shpreh ashpër, por gjithsesi i vetmuar, presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer. “Te partneri jonë më i respektuar, ShBA-të, kanë ndodhur thyerje të vlerave që mund të ndihmonin për të ndërtuar këtë rend botëror”.  “Nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin të sulmojnë një vend tjetër të NATO-s, atëherë të gjithë kësaj do t’i vijë fundit” paralajmëron kryeministrja daneze Mete Frederksen, por të tjerët bëjnë kujdes nga frika se në rast të një kundërshtimi energjik të planeve të Trampit ai mund të ndalojë mbështetjen për Ukrainën, të heqë garancitë e saj për sigurinë e pasluftës dhe t’a lërë Europën që të merret e vetme me kërcënimet e tanishme dhe ato të ardhshme të Rusisë.

MENDJA E DONALD TRAMPIT

Presidenti amerikan nuk e pyet Europën për asgjë, por ndërsa liderët e saj privatisht janë në panik, ndjejnë detyrimin që të thonë diçka në mënyrë që të mos i’a acarojnë nervat pushtetmbajtësit amerikan. Shefja e diplomacisë së BE-së Kaja Kalas në lidhje me komentet e Trampit mbi marrjen e kontrollit mbi Groenlandën thotë se janë “thellësisht shqetësuese”. Presidenti francez Emanuel Makron konstaton se Trampi shkel rregullat ndërkombëtare dhe “institucionet multilaterale funksionojë gjithnjë e më pak në mënyrë efikase” dhe se ai “po u’a kthen shpinën” disa për aleatëve europianë. Mirëmëngjez Kolomb!

Trampi edhe në mandatin e tij të parë ka treguar se nuk i interesojnë institucionet dhe rregullat ndfërkombëtare. I ka larguar ShBA-të nga UNESKO-ja, Organizata Botërore e Shëndetsisë, dhe Marrëveshja e Parisit për klimën, por këtyre ditëve edhe nga 66 organizata, marrëveshje dhe konventa të tjera ndërkombëtare, nga të cilat gjysma i përkasin sistemit të OKB-së. Ka pezulluar në mënyrë të njëanshme dhe marrëveshjen ndërkombëtare me Iranin.

Injorimi i hapur ndaj partnerëve të BE-së dhe NATO-s, si dikur ndaj Angela Merkelit, tani është më se transparent. Në ndryshim nga disa paraardhës të tij, të cilët ishin të rezervuar ndaj aleatëve në anën tjetër të Atlantikut, Trampi këtë e bën në stilin e tij: haptazi dhe brutalisht poshtëron Europën si kontinent i cili është i dobët dhe në perëndimin e tij.  Bashkimi Europian përballet me sulmin e së djathtës ekstreme, sovranistëve dhe nacionalistëve, po në vend që të qajë fatin e saj, BE-së në kohën e kërcënimeve gjeopolitike i duhet të rikthejë forcën e parimeve të demokracisë liberale dhe të fillojë të zvoglojë prapambetjen teknologjikë me ShBA-të dhe Kinën. Groenlanda është shansi që qeveritë europiane t’i kundërvihen praktikës e cila normalizon aksionet unilaterale ushtarake të ShBA-ve ose Rusisë. Kredibiliteti i projektit të paqes sot më shumë se kurrë varet nga Europa, por liderët europianë sikur i ka paralizuar kobra e Shtëpisë së Bardhë e kësisoj sjellja e tyre kthehet në atë të viteve tridhjetë të shekullit të 20-të. Gjë që është edhe një pohim tjetër i dobësisë së Europës.

Ka përshkallëzuar kriza brenda NATO-s, por askush nuk ka fuqi të pengojë Trampin në idenë e tij sipas së cilës “Groenlanda i nevojitet” për arësye të “sigurisë kombëtare” edhe përkundër faktit se Danimarka është antare e NATO-s dhe se ShBA-të e kanë njohur sovranitetin e saj mbi Groenlandën që në vitin 1916, në këmbim të blerjes së ishujve indianoperëndimorë (sot ishujt e Virgjër) danezë.

Neni 5 i Kartës së NATO-s thotë se sulmi mbi një antar do të thotë sulm kundë rtë gjithëve, por nëse ShBA-të ndërhyjnë direkt kundër Danimarkës, ky është konflikt brenda Aleancës dhe ky rregull nuk vlen. Sikurse ishte rasti në vitin 1974 në konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë. “Askush nuk do t’i kundërvihet ushtarakisht ShBA-ve për Groenlandën”, konkludon këshilltari i Trampit Stiven Miler. Sekretari i shtetit Marko Rubio pranoi takimin me kolegun nga Danimarka, por refuzoi t’i përjgigjet pyetjes nëse ndërhyrja ushtarake do të thotë fundi i aleancës ushtarake perëndimore dhe sistemit të sigurisë kolektive të ndërtur pas Luftës së Dytë Botërore. Vendimi i takon Trampit, i cili disa herë deri tani ka kërcënuar se ShBA-të do t’a braktisin NATO-n, ndërsa aleatët europianë do ti lërë të kujdesen vetë për rreziqet që vinë nga Lindja.

Trumpi tregon se ruleta ruse nuk është e huaj për të. Ai mendon se është aq i fuqishëm saqë nuk ka nevojë të fshehë asgjë. Saktëson se çfarë mund t’a ndalojë aksionet e tij: “Moraliteti im. Mendja ime. Këto janë të vetmet gjëra që mund të më ndalin”.

Ndoshta edhe nuk është kështu. Nëse nuk duhet të shqetësohet për rezistencën e europianëve, Trampi duhet të shqetësohet për faktin se Senati, me ndihmën e republikanëve që i janë bashkuar demokratëve, ka votuar rezolutën e cila ndalon ndonjë aksion të ri ushtarak në Venezuelë pa miratimin e Kongresit, gjë të cilën ai nuk e kërkoi herën e parë.

Siç flasin parashikimet, opinioni publik amerikan tashmë po përgatit kartonin e verdhë për Trampin. Pritet që në zgjedhjet e nëntorit në gjysëm sezon republikaët të humbasin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit – gjë e cila do ta kufizonte ndjeshëm fuqinë e njeriut i cili nuk respekton ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare, por ekskluzivisht mbështetet të mendja  dhe morali i tij narciziodal dhe i biznesit.

[i] https://vreme.com/vreme/posle-venecuele-niko-se-vise-ne-smeje/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Edicion Special (Azerbajxhan)

“Mrekullia” e Realpolitikës: Arkitektura Gjeopolitike e Shfaqjes së Azerbajxhanit pas vitit 2022

26 Gusht, 2026
FOKUS

Kush po e shtyn përpara projektin e shtetit bektashi në Tiranë?

25 Gusht, 2026
FOKUS

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

24 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Mrekullia” e Realpolitikës: Arkitektura Gjeopolitike e Shfaqjes së Azerbajxhanit pas vitit 2022

26 Gusht, 2026

Sekretari i Vatikanit viziton Moskën, në fokus Ukraina dhe mundësitë për paqe

25 Gusht, 2026

Dosja “Sheholli”: Plani i Serbisë që Kosova të perceptohej shtet radikal

25 Gusht, 2026

Kush po e shtyn përpara projektin e shtetit bektashi në Tiranë?

25 Gusht, 2026

Kur Londra i frikësohet ndërprerjes së kontakteve me Moskën, është e qartë se ku gjendet Europa

25 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.