Kina i kërkoi të mërkurën Japonisë të reflektojë thellë mbi historinë e saj të agresionit dhe t’i përmbahet zhvillimit paqësor.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian i bëri këto komente në një konferencë të përditshme për shtyp, në përgjigje të vërejtjeve të fundit të kryeministres japonez Sanae Takaichi, në lidhje me rishikimin e Kushtetutës për të njohur në mënyrë të qartë Forcat e Vetëmbrojtjes së vendit.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, militarizmi japonez solli vuajtje të thella në rajon dhe në botë,” tha Lin.
Zëdhënësi shtoi se një sërë instrumentesh me efekt ligjor sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë Deklaratën e Kajros, Proklamatën e Potsdamit dhe Instrumentin Japonez të Dorëzimit, përshkruajnë qartë detyrimet ndërkombëtare të Japonisë si një shtet i mundur, i cili gjithashtu formoi bazën politike dhe ligjore për kthimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.
“Kjo është arsyeja pse ndryshimi kushtetues i Japonisë është ndjekur nga afër nga bashkësia ndërkombëtare dhe fqinjët e saj aziatikë,” tha Lin.
Zëdhënësi i bëri thirrje Japonisë t’i kushtojë vëmendje zërave të popullit të saj, që bëjnë thirrje për paqe dhe kundërshtojnë luftën, të ndjekë rrugën e zhvillimit paqësor dhe të fitojë besimin e fqinjëve të saj aziatikë dhe të bashkësisë ndërkombëtare përmes veprimeve konkrete./cgtn





























































