• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Për mësuesit e mi të parë dhe të përjetshëm

7 Mars, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

(Në kujtim të prindërve të mi, në Ditën e Mësuesit)

Arben Pandi Cici

Ambasador 

Ka disa figura në jetën e njeriut që nuk largohen kurrë, edhe kur koha i ka marrë nga kjo botë. Ato vazhdojnë të jetojnë në kujtesë si një dritë e butë që nuk shuhet, si një zë i qetë që na flet nga thellësia e ndërgjegjes. Janë njerëzit që nuk na mësuan vetëm të jetojmë, por na mësuan edhe si të kuptojmë jetën.

Për mua, këta njerëz janë prindërit e mi.

Sot është 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Një ditë që në kujtesën time nuk është vetëm një festë simbolike e arsimit, por një ditë e mbushur me kujtime, me emocione dhe me mirënjohje të thellë. Sepse për mua mësuesit e parë nuk kanë qenë vetëm ata që kam takuar në shkollë. Mësuesit e mi të parë dhe më të rëndësishëm kanë qenë prindërit e mi.

Ata nuk ishin vetëm prindër. Ata ishin mësues në kuptimin më të plotë dhe më fisnik të kësaj fjale. Ata i përkisnin atij brezi pedagogësh që arsimin nuk e shikonim si një profesion të zakonshëm, por si një mision moral dhe shoqëror.

Prandaj sot, kur flas për ta, nuk mund të flas vetëm për dy njerëz. Në një farë mënyre, përmes kujtimit të tyre, unë mendoj për të gjithë mësuesit, për atë ushtri të heshtur njerëzish që për dekada të tëra kanë mbajtur mbi shpatulla një nga përgjegjësitë më të mëdha të shoqërisë: edukimin e brezave.

Babai im ishte pedagog i pedagogjisë, psikologjisë dhe filozofisë. I diplomuar në Francë, ai solli me vete jo vetëm një formim të gjerë akademik, por edhe një kulturë të thellë humaniste. Ai besonte se arsimi është një nga shtyllat më të rëndësishme të qytetërimit. Për të, mësuesi nuk ishte thjesht një transmetues informacioni si transmetim dijesh, por si formim të mendjes dhe të karakterit. Ai e shihte mësuesin si një arkitekt të shpirtit njerëzor. Në ligjëratat e tij, në bisedat me studentët, por edhe në tryezën e familjes, ai fliste për arsimin si për një mision moral.

Ai fliste shpesh për rolin e arsimit në historinë e kombeve. Thoshte se kombet e vogla mbijetojnë jo vetëm me forcën e armëve apo të ekonomisë, por mbi të gjitha me forcën e kulturës dhe të arsimit.

Nëna ime, nga ana tjetër, vinte nga shkolla pedagogjike ikonë e arsimit shqiptar, Normalja e Elbasanit. Ajo ishte përfaqësuese e atij modeli të mësueses shqiptare që nuk kërkonte kurrë vëmendje për veten, por jetonte për nxënësit e saj. Ajo përfaqësonte atë figurë të heshtur, të palodhur dhe plot dashuri që shumë breza nxënësish e kujtojnë me mirënjohje. Ajo ishte një mësuese që e kuptonte se edukimi nuk fillon dhe nuk mbaron në librin shkollor. Edukimi fillon në mënyrën se si i flet një fëmije, në mënyrën se si e dëgjon, në mënyrën se si e ndihmon të zbulojë botën. Në sytë e shumë fëmijëve, ajo ishte një figurë që bashkonte rreptësinë e dijes me butësinë e shpirtit.

Sot, kur kujtoj mënyrën se si ajo përgatiste mësimet, si fliste për nxënësit e saj, apo si shqetësohej për ta edhe jashtë klasës, kuptoj se për të arsimi nuk ishte një detyrë formale. Ishte një përgjegjësi njerëzore.

Në shtëpinë tonë librat nuk ishin vetëm objekte. Ata ishin pjesë e përditshmërisë sonë. Librat ishin si miq të heshtur që mbushnin raftet dhe bisedat. Flitej për historinë, për letërsinë, për filozofinë, për gjuhën shqipe dhe për kulturën. Në atë atmosferë kuptova për herë të parë se dija nuk është vetëm një grumbull informacioni. Dija është një mënyrë për ta kuptuar botën dhe për ta dashur atë.

Prindërit e mi u përkushtuan me shpirt dhe zemër edukimit të dhjetëra brezave nxënësish dhe mësuesish të rinj. Ata nuk kërkuan lavdi. Nuk kërkuan mirënjohje publike. Mjaftonte që nxënësit e tyre të bëheshin njerëz të mirë, të ndershëm dhe të ditur.

Ndoshta kjo është forma më e pastër e misionit të mësuesit: të mbjellë fara që do të rriten shumë kohë pasi ai vetë të jetë larguar.

Një mësues i vërtetë nuk ndërton monumente prej guri. Ai ndërton monumente të padukshme në mendjet dhe në zemrat e nxënësve të tij.

Sot e kuptoj se sa e thellë ishte dashuria e tyre për arsimin. Ata besonin se arsimi ishte një nga forcat më të mëdha për të ndërtuar një shoqëri më të mirë. Besonin se përmes dijes njeriu bëhet më i lirë, më i vetëdijshëm dhe më i përgjegjshëm për botën që e rrethon.

Në një kuptim filozofik, mësuesi është një ndërmjetës midis brezave. Ai merr përvojën dhe dijen e së shkuarës dhe ia përcjell të ardhmes. Ai është një urë midis kohëve.

Prindërit e mi ishin pikërisht kjo urë.

Ata nuk më mësuan vetëm të lexoj libra. Ata më mësuan të lexoj jetën.

Më mësuan se respekti për gjuhën është respekt për identitetin.

Më mësuan se historia nuk është vetëm e shkuara, por një pjesë e ndërgjegjes sonë kolektive.

Më mësuan se arsimi nuk është një rrugë e lehtë, por është një rrugë e bukur dhe e domosdoshme.

Shpesh mendoj se çdo njeri ka në jetën e tij disa mësues që e formojnë përgjithmonë. Për mua, këta mësues kanë qenë prindërit e mi.

Ata ishin mësuesit e mi të parë.

Dhe do të mbeten gjithmonë mësuesit e mi të përjetshëm.

Në këtë ditë të veçantë për arsimin shqiptar, mendimi nuk mund të mos shkojë edhe tek qyteti im, ku linda dhe u edukova, Korça.

Korça nuk është vetëm një qytet i bukur i Shqipërisë. Ajo është një nga djepet më të rëndësishme të kulturës dhe arsimit shqiptar. Pikërisht aty, në fund të shekullit XIX, u hap Mësonjëtorja e parë shqipe, një ngjarje që për shqiptarët kishte domethënien e një lindjeje të re kombëtare dhe kulturore.

Mësuesit e asaj kohe nuk kishin komoditetet e sotme. Ata nuk kishin as tekstet e nevojshme, as institucionet e konsoliduara, as mbështetjen e një shteti të fortë. Kishin vetëm një gjë: besimin se gjuha dhe arsimi janë themeli i një kombi.

Ata u bënë pishtarët e parë të dijes.

Që nga ajo kohë e deri sot, breza të tërë mësuesish shqiptarë kanë vazhduar këtë rrugë. Shumë prej tyre kanë punuar në kushte të vështira, shumë shpesh pa vlerësimin që meritonin, por gjithmonë me një ndjenjë të fortë detyrimi ndaj shoqërisë.

Në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo shkollë ka pasur dhe ka mësues që punojnë me përkushtim të heshtur.

Ata janë njerëzit që mbjellin farat e dijes edhe pse shpesh nuk e shohin vetë frytin e tyre.

Sepse mësuesi është një nga profesionet më paradoksale të botës: ai punon për të ardhmen, për një kohë që shpesh nuk do ta jetojë vetë.

Sot arsimi përballet me sfida të reja.

Bota ka ndryshuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Teknologjia ka transformuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë, mësojnë dhe kuptojnë realitetin. Informacioni është i pafund, por shpesh i shpërndarë, i paorganizuar, kaotik dhe çoroditës.

Në këtë realitet të ri, roli i mësuesit bëhet edhe më i rëndësishëm.

Sepse në një botë ku informacioni është i tepërt, ajo që mungon shpesh është urtësia për ta kuptuar dhe për ta përdorur atë.

Mësuesi i sotëm nuk është vetëm një burim informacioni. Ai është një udhërrëfyes. Një orientues. Një njeri që ndihmon të rinjtë të ndërtojnë një busull morale dhe intelektuale në një botë gjithnjë e më komplekse.

Edukimi i brezit të ri duhet të jetë një nga prioritetet më të mëdha të çdo shoqërie.

Sepse mënyra se si edukohen fëmijët sot, përcakton se si do të jetë shoqëria nesër.

Një shoqëri që nuk e vendos arsimin në qendër të vëmendjes së saj, rrezikon të humbasë drejtimin.

Ndoshta kjo është arsyeja pse figura e mësuesit mbetet kaq e veçantë.

Mësuesi është një nga profesionet e rralla ku ndikimi nuk matet me statistika apo me tituj. Ndikimi i tij matet me jetët që ai prek.

Një fjalë e thënë në klasë mund të ndryshojë drejtimin e jetës së një nxënësi. Një libër i rekomanduar në kohën e duhur mund të hapë horizonte të reja mendimi.

Dhe shpesh, shumë vite më vonë, një ish-nxënës kujton një mësues që i ka ndezur për herë të parë dritën e kureshtjes.

Kjo është një nga format më të bukura të pavdekësisë njerëzore.

Kur mendoj për prindërit e mi, i shoh si pjesë të këtij universi të madh mësuesish që kanë formuar breza të tërë shqiptarësh.

Ata nuk kërkuan kurrë mirënjohje publike. Nuk kërkuan duartrokitje.

Mjaftonte që nxënësit e tyre të bëheshin njerëz të mirë, të ndershëm dhe të ditur.

Në një farë mënyre, kjo është edhe filozofia më e thellë e arsimit: të ndihmosh një njeri të bëhet versioni më i mirë i vetes së tij.

Prandaj sot, në këtë ditë të shenjtë të arsimit shqiptar, mendimi im shkon në heshtje tek ata me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje. Jo vetëm sepse ishin prindërit e mi, por sepse ishin pjesë e atij brezi mësuesish që besonin me gjithë zemër tek fuqia transformuese e dijes.

Ata nuk janë më fizikisht në këtë botë, por janë të pranishëm në çdo kujtim, në çdo faqe libri që hap, në çdo fjalë që shkruaj dhe në çdo përpjekje për të besuar se arsimi mbetet një nga forcat më të mëdha që mund të ndryshojë jetën e njerëzve.

Ata më mësuan dashurinë për librin.

Më mësuan respektin për gjuhën shqipe.

Më mësuan se historia është një pasuri që duhet njohur dhe mbrojtur.

Më mësuan se arsimi është një nga gjërat më të bukura që mund t’i dhurosh botës.

Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse sa herë që afrohet 7 Marsi, unë nuk e shoh këtë ditë vetëm si një festë kalendarike.

E shoh si një moment reflektimi për rolin e madh që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mësuesit në jetën e një kombi. Sepse një komb që respekton mësuesit e tij, respekton të ardhmen e vet.

Sepse në fund të fundit, çdo shoqëri është pasqyra e mënyrës se si ajo i edukon fëmijët e saj.

Dhe kështu, në këtë ditë të veçantë të arsimit shqiptar, dua t’i kujtoj me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje,  jo vetëm si prindërit e mi, por si pjesë të atij universi të madh mësuesish që kanë ndriçuar rrugën e shumë brezave.

Dhe për mua, në këtë kujtim të qetë dhe të mbushur me mirënjohje, dy figura qëndrojnë gjithmonë në fillim të kësaj rruge:

Prindërit e mi.

Mësuesit e mi të parë.

Dhe mësuesit e mi të përjetshëm.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

10 Qershor, 2026
OP/ED

Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

4 Qershor, 2026
OP/ED

Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

21 Maj, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Zelenskiy i propozon takim Putinit në G7 ose në SHBA

15 Qershor, 2026

Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

15 Qershor, 2026

Samiti i G7: SHBA do ta rikthejë fokusin te Ukraina pas marrëveshjes me Iranin, thotë Trump

15 Qershor, 2026

Trump mbërrin për samitin e G7-s, pas marrëveshjes historike me Iranin

15 Qershor, 2026

A është përfundimtare paqa mes ShBA-ve dhe Iranit, apo do të zgjasë sa edhe kampionati botëror i futbollit?

15 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.