Duke iu përgjigjur thënieve të një zyrtari amerikan për Hong-Kongun, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun u shpreh të premten në një konferencë për shtypin se qeveria qendrore kineze mbështet me vendosmëri qeverinë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut në ndëshkimin sipas ligjit të krimeve që rrezikojnë sigurinë kombëtare, dhe kundërshton me vendosmëri ndërhyrjen e forcave të jashtme në sistemin gjyqësor të Hong-Kongut dhe në punët e brendshme të Kinës.
Sipas njoftimeve, një zyrtar amerikan u shpreh se qeveria amerikane shpreson që Kina do ta lirojë Jimmy Lai-n për arsye humanitare. Si këmbim, pala amerikane është e gatshme të shqyrtojë lehtësimin e disa masave të sanksioneve të ushtruara ndaj Kinës në lidhje me problemin e Hong-Kongut.
Lidhur me këtë, Guo Jiakun u shpreh se Jimmy Lai është planifikuesi dhe pjesëmarrësi kryesor në një sërë ngjarjesh të mëdha antikineze dhe pro pavarësisë së Hong-Kongut. Veprimet e tij dëmtuan rëndë thelbin e parimit “Një vend, dy sisteme”, rrezikuan seriozisht sigurinë kombëtare dhe dëmtuan seriozisht lulëzimin, qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e banorëve të hongkongut, prandaj ai duhet të ndëshkohet rëndë sipas ligjit./cgtn





























































