Numri i gjashtë i revistës “Qiushi”, që do të dalë më 16 mars, do të përmbajë një artikull të rëndësishëm nga Xi Jinping-u, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, me titull “Promovimi i zhvillimit me cilësi të lartë të ekonomisë detare”.
Artikulli thekson se Kina ka një histori të gjatë të menaxhimit dhe zhvillimit të burimeve të saj detare. “Pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ne zhvilluam dhe shfrytëzuam në mënyrë sistematike oqeanin. Pas Reformës dhe Hapjes, ekonomia detare e Kinës hyri në një periudhë zhvillimi të shpejtë. Për të çuar përpara modernizimin në stilin kinez, ne duhet të zhvillojmë dhe shfrytëzojmë në mënyrë efikase oqeanin, të promovojmë zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë detare dhe të krijojmë një rrugë të fuqisë detare me karakteristika kineze,” theksohet në artikull.
foto nga VCG
Artikulli vijon më tej se, në aspektin e strategjisë së përgjithshme, duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi zhvillimit të nxitur nga inovacioni, përparimeve të shpejta në teknologjitë kryesore dhe promovimit të vetëbesimit dhe forcës së nivelit të lartë në shkencën dhe teknologjinë detare. Duhet t’i kushtohet vëmendje bashkëpunimit efikas, duke iu përmbajtur zhvillimit të integruar tokë-det dhe mal-det, dhe duke rritur sinergjinë për zhvillim të koordinuar. Duhet t’i kushtohet rëndësi përmirësimit industrial, duke promovuar transformimin dhe përmirësimin e industrive tradicionale detare, duke zhvilluar me forcë industritë detare në zhvillim, duke kultivuar në mënyrë aktive industritë e ardhshme detare dhe duke ndërtuar një sistem modern industrial detar. Po ashtu, duhet t’i kushtohet vëmendje harmonisë midis njerëzimit dhe detit, duke koordinuar zhvillimin dhe mbrojtjen e burimeve detare, duke ndërtuar një mjedis ekologjik detar të qëndrueshëm dhe duke formuar një model të ri të ndërveprimit pozitiv midis njerëzimit dhe detit, si edhe bashkëpunimit fitimprurës për të gjithë, duke marrë pjesë aktive në qeverisjen globale të oqeaneve, duke përdorur së bashku dhe në mënyrë paqësore burimet e energjisë detare dhe duke mbrojtur me vendosmëri sovranitetin territorial dhe të drejtat detare të Kinës.
foto nga VCG
Artikulli thekson më tej se, për sa u përket punëve specifike, duhet të trajtohen gjashtë aspekte kryesore. Së pari, të forcohet projektimi dhe mbështetja politike në nivel të lartë. Duhet të formulohet “Plani i 15-të Pesëvjeçar” për zhvillimin e ekonomisë detare, të rritet mbështetja politike në industri, shkencë dhe teknologji, financë, taksa dhe aspekte të tjera, dhe të inkurajohet e të udhëzohet kapitali shoqëror për të marrë pjesë aktive në zhvillimin e ekonomisë detare. Së dyti, të përmirësohet aftësia e pavarur e inovacionit të shkencës dhe teknologjisë detare. Duhet të forcohen aftësitë strategjike të shkencës dhe teknologjisë detare, dhe të kultivohen e zhvillohen ndërmarrjet kryesore të shkencës dhe teknologjisë detare dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të specializuara dhe inovative. Së treti, të forcohet, optimizohet dhe zgjerohet industria detare. Duhet të promovohet ndërtimi i standardizuar dhe i rregullt i energjisë së erës detare, të zhvillohet peshkimi modern në thellësitë detare, të zhvillohet në mënyrë aktive biomjekësia detare dhe produktet biologjike, të krijohen destinacione kulturore e turistike me temë detare, të çohet përpara zhvillimi me cilësi të lartë i industrisë së ndërtimit të anijeve dhe pajisjeve të inxhinierisë detare, të forcohet ndërtimi i “oqeanit digjital” dhe të promovohet zhvillimi me cilësi të lartë i industrisë së transportit detar. Së katërti, të forcohet planifikimi i përgjithshëm i gjireve kryesore. Duhet të promovohet me rregull optimizimi dhe integrimi i grupeve të porteve bregdetare dhe të mbështetet transformimi i gjelbër dhe digjital i porteve kryesore. Së pesti, të forcohet mbrojtja e mjedisit ekologjik detar. Duhet të forcohet parandalimi i rreziqeve mjedisore detare në burimin e tyre, të vazhdojë zbatimi i qeverisjes gjithëpërfshirëse të zonave kryesore detare, të promovohet në mënyrë aktive shfrytëzimi i shtresuar dhe tredimensional i zonave detare dhe të eksplorohet zhvillimi i llogaritjes së thithjes së karbonit detar. Së gjashti, të merret pjesë thellësisht në qeverisjen globale të oqeaneve. Duhet të forcohet kërkimi dhe hetimi shkencor detar global, parandalimi dhe zbutja e fatkeqësive, si dhe bashkëpunimi në ekonominë blu, si dhe promovimi i ndërtimit të Aleancës Ndërkombëtare të Porteve “Një brez, një rrugë”./cgtn





























































