Hetimi 301 i SHBA-së minon seriozisht sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe zinxhirëve globalë të furnizimit, duke dëmtuar seriozisht rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar, komentoi një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi njoftimin e Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së, se kishte nisur një hetim 301 në 60 ekonomi, përfshirë Kinën, me arsyetimin se “nuk ishte i ndaluar importi i produkteve të punës së detyruar “.
Zëdhënësi tha: Kina vuri re se më 12 mars, Shtetet e Bashkuara nisën një hetim 301 në 60 ekonomi, përfshirë Kinën, me arsyetimin se importi i produkteve të punës së detyruar nuk ishte i ndaluar. Ky është një tjetër hetim 301, i nisur nga Shtetet e Bashkuara, pas nisjes së hetimit 301 më 11 mars rreth “mbikapacitetit”.
ShBA ka fabrikuar edhe më parë fakte, si dhe ka zbatuar një sërë kufizimesh tregtare ndaj Kinës nën pretekstin e “punës së detyruar”. Kina ka shprehur vazhdimisht qëndrimin e saj solemn. Kina ka kundërshtuar gjithmonë punën e detyruar. Ajo një nga vendet anëtare themeluese të Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Ka ratifikuar 28 konventa ndërkombëtare të punës. Ka krijuar një sistem të përsosur të ligjeve dhe rregulloreve të punës. Ka parandaluar dhe ka goditur me vendosmëri punën e detyruar.
Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ratifikuar ende anëtarësimin në Konventën e Punës së Detyruar të vitit 1930. Ndërkohë refuzojnë të rregullohen nga rregullat ndërkombëtare dhe kanë manipuluar prej kohësh çështjen e “punës së detyruar”. SHBA nisi një hetim 301 për Kinën dhe ekonomitë përkatëse, në një përpjekje për të ndërtuar pengesa tregtare, e cila është jashtëzakonisht e njëanshme, arbitrare dhe diskriminuese. Gjithashtu është edhe një veprim tipik proteksionist. Grupi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Tregtisë, ka vendosur prej kohësh se masat tarifore 301 të SHBA-së kundrejt Kinës shkelin rregullat e OBT-së.
Aktualisht, Kina dhe Shtetet e Bashkuara po mbajnë një raund të ri konsultimesh ekonomike dhe tregtare në Paris. “Ne i bëjmë thirrje palës amerikane të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara, të ecë drejt qëndrimit të palës kineze, të mbështesë parimet e respektit të ndërsjellë e konsultimeve të barabarta, si dhe të gjejë një rrugëzgjidhje përmes dialogut dhe konsultimit./cgtn





























































