Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Zhao Leji, i bëri thirrje të enjten palës amerikane që ta shqyrtojë Kinën dhe zhvillimin e saj në mënyrë racionale dhe objektive, duke mirëpritur më shumë senatorë amerikanë që të vizitojnë Kinën.
Zhao i bëri këto komente gjatë takimit me një delegacion senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatori Steve Dianes.
Zhao tha se zhvillimi i qëndrueshëm, i shëndetshëm dhe i vazhdueshëm i marrëdhënieve kino-amerikane, është në përputhje me interesat e përbashkëta të dy popujve dhe pritshmëritë e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare.
Duke vënë në dukje se që nga viti i kaluar, lidhjet dypalëshe kanë arritur stabilitet të përgjithshëm nën udhëheqjen strategjike të dy krerëve të shteteve, Zhao tha se Kina është e gatshme të punojë me ShBA-në për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, për të forcuar dialogun dhe komunikimin, për të menaxhuar siç duhet dallimet dhe për të zgjeruar bashkëpunimin praktik./cgtn



























































