Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun drejtoi të hënën një konferencë të rregullt për shtyp.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me mosmarrjen e ftesës nga pala tajvaneze për të marrë pjesë në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë që do të hapet më 18 maj, Guo Jiakun u shpreh se në botë ka vetëm një Kinë, Tajvani është pjesë e pandarë e territorit të Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson gjithë Kinën.
Në çështjen e pjesëmarrjes së rajonit të Tajvanit në aktivitetet e organizatave ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), qëndrimi i Kinës është i përhershëm dhe i qartë; duhet të trajtohet sipas parimit të Një Kine.
“Për të mbrojtur parimin e Një Kine, seriozitetin dhe autoritetin e rezolutave përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, Kina ka vendosur ta mos lejojë rajonin e Tajvanit të marrë pjesë në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë së këtij viti. Çdo orvatje për shkeljen e parimit të Një Kine dhe për manipulim politik me “kartën e Tajvanit” do të dështojë patjetër,” tha Guo Jiakun./cgtn



























































