Të hënën u hap në Pekin Samiti i 3-të i Kulturës Kineze mes Dy Brigjeve të Ngushticës së Tajvanit. Në të ishin të pranishëm Sekretari i Komitetit të Partisë për qytetin e Pekinit Yin Li, Drejtori i Zyrës së Çështjes së Tajvanit të Komitetit Qendror të PKK-së Song Tao, Kkryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kinës Zhang Hongsen, Nënkryetari i Partisë së Guomindanit Kinez Chang Jung-kung, etj.
Drejtori i Zyrës së Çështjes së Tajvanit të Komitetit Qendror të PKK-së Song Tao / CMG
Në fjalimin e tij, Yin Li tha se Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping i ka kushtuar rëndësi të madhe trashëgimisë dhe zhvillimit të kulturës tradicionale kineze. Ai ka theksuar prejardhjen dhe gjuhën e përbashkët në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit, ndërsa kultura kineze shërben si rrënja dhe përkatësia e shpirtit të bashkëatdhetarëve në të dy anët.
“Jemi të gatshëm që të përpiqemi bashkërisht me bashkëatdhetarët në Tajvan, të vijojmë themelet e kulturës kineze, si dhe shkëmbimet dhe bashkëpunimin kulturor, në mënyrë që të dy brigjet të forcojnë ndjenjat për përkatësinë, identitetin dhe nderin për kombin kinez,” theksoi shefi i qytetit të Pekinit.
Nënkryetari Chang Jung-kung / CMG
Nga ana e tij, nënkryetari Chang Jung-kung tha se tema e përhershme e samitit “Trashëgim-Promovim-Zhvillim” është gjithashtu tema e përhershme për të cilën tregojnë vëmendje të gjithë personat që dashurojnë kulturën kineze. Partia e Guomindanit Kinez dëshiron të përpiqet me palët përkatëse, duke u nisur nga baza e përbashkët politike me këmbënguljen e “Konsensusit të vitit 1992″ dhe me kundërshtimin e “pavarësisë së Tajvanit”, të nxitë shkëmbimet dhe bashkëpunimin kulturor midis dy brigjeve, të kërkojë më shumë të mira për banorët në të dy brigjet dhe të hapë perspektivën madhështore për rilindjen e kombit./cgtn



























































