• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Ambasada e Rusisë në Shqipëri shënon 81-vjetorin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike

11 Maj, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri organizoi një pritje solemne me rastin e 81-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike të viteve 1941–1945. Ky aktivitet u zhvillua në një atmosferë përkujtimore dhe bashkëbisedimi, duke mbledhur përfaqësues të korpusit diplomatik, rretheve të biznesit, figurave të jetës kulturore, gazetarëve, anëtarëve të Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri–Rusi”, si dhe bashkatdhetarëve që jetojnë në Shqipëri.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, A. A. Zaitsev, theksoi rëndësinë historike të Luftës së Madhe Patriotike dhe rolin vendimtar të Bashkimit Sovjetik dhe Ushtrisë së Kuqe në fitoren ndaj nazizmit. Ai e përshkroi nazizmin si një ideologji të bazuar në urrejtjen ndaj njeriut dhe në parimet e epërsisë racore, e cila kërcënoi ekzistencën e kombeve të tëra dhe solli shkatërrime të paprecedenta në Evropë dhe më gjerë.

Ambasadori kujtoi se fitorja erdhi me një çmim jashtëzakonisht të rëndë njerëzor, ku 27 milionë qytetarë të Bashkimit Sovjetik humbën jetën. Ai theksoi se këto sakrifica nuk ishin vetëm në mbrojtje të Atdheut, por përfaqësonin një kontribut vendimtar në çlirimin e gjithë botës nga rreziku nazist. Sipas tij, kujtimi i këtyre ngjarjeve duhet të mbetet i gjallë si një mësim historik dhe moral për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Në vijim të fjalës së tij, Ambasadori Zaitsev u ndal edhe te sfidat e sotme në interpretimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore. Ai shprehu shqetësim për tendencat e rishikimit të ngjarjeve historike, duke theksuar se në disa raste vërehen përpjekje për të minimizuar ose deformuar rolin e Bashkimit Sovjetik në fitoren ndaj fashizmit. Sipas tij, këto praktika rrezikojnë të cenojnë të vërtetën historike dhe të krijojnë konfuzion mbi përgjegjësitë dhe rolet e aktorëve të luftës.

Ambasadori theksoi gjithashtu se në disa raste ndodhin interpretime të padrejta, ku agresorët historikë paraqiten si çlirimtarë, ndërsa çlirimtarët e vërtetë vendosen në një dritë të zbehtë. Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike si një detyrë morale ndaj atyre që sakrifikuan jetën në luftën kundër nazizmit.

Duke iu referuar kontekstit rajonal dhe marrëdhënieve me Shqipërinë, Ambasadori Zaitsev shprehu solidaritet me popullin shqiptar, i cili së fundmi ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve të Atdheut. Ai vlerësoi lart kontributin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore si pjesë e koalicionit antifashist, duke theksuar se dhjetëra mijëra djem dhe vajza shqiptare ranë në përballjen me pushtuesit italianë dhe gjermanë.

Në këtë kuadër, u nënvizua rëndësia e ruajtjes së kujtesës së përbashkët historike dhe nderimit të atyre që dhanë jetën për liri, si një element që forcon respektin dhe mirëkuptimin mes popujve.

Në vazhdim të aktivitetit, në ambientet e ambasadës u organizuan ekspozitat “Regjimenti ynë i Pavdekshëm” dhe “Fytyrat e Fitores”, të cilat pasqyronin kujtimet dhe historitë e luftës përmes materialeve arkivore dhe portreteve të pjesëmarrësve në luftë. Po ashtu, u zhvillua edhe fushata “Shiriti i Shën Gjergjit”, si simbol i kujtesës dhe respektit për veteranët dhe të rënët.

Fjala e Ambasadorit A. A. Zaitsev (e plotë)

“Të nderuar mysafirë,
Të dashur miq shqiptarë dhe kolegë!

Më vjen mirë t’Ju përshëndes Ju në pritjen e sotme, kushtuar ditës së Fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Me gjithë zemër Ju uroj gëzuar me këtë festë të shenjtë!

81 vjet më parë mbaroi një nga luftrat më të tmerrshme dhe më të përgjakshme në historinë e njerëzimit, u mposht nazizmi – ideologjia e urrejtjes së njeriut dhe e epërsisë racore që iu mohua popujve të tëra e drejta për të jetuar.

Peshën më të madhe të luftës kundër Gjermanisë hitleriane dhe aleatëve të saj e mbajti BRSS-ja. Fitorja u bë e mundur me një çmim të lartë – 27 milionë njerëz vdiqën, mijëra qytete dhe fshatra u dogjën dhe u shkatërruan nga bombardimet. Qindra mijëra ushtarë të Ushtrisë së Kuqe ranë duke çliruar Evropën. Këto viktima kolosale u bënë jo vetëm për të mbrojtur Atdheun tonë, me to u pagua lirimi i të gjithë njerëzimit nga murtaja kafe.

Kujtimi i ngjarjeve të luftës, i mizorive dhe krimeve të nazizmit, dhe i asaj me çfarë mundimesh u mundësua fitorja nuk duhet të zbehet kurrë. Ky kujtim është një garanci se tmerret e së shkuarës nuk do të përsëriten kurrë.

Duke e kuptuar këtë, ne po vëzhgojmë me një shqetësim tendencat e sotme për të rishikuar vlerësimet e shkaqeve dhe pasojave të Luftës së Dytë Botërore, përpjekjet për të nënvlerësuar rolin e Bashkimit Sovjetik në fitoren ndaj fashizmit. Jo rrallë ndodhin falsifikime të hapura. Për politikanë të caktuar në vendet perëndimore është e vështirë të pajtohen me faktin se ishte ushtari sovjetik që i solli Evropës lirinë, dhe në mënyrë të paskrupullt ngatërrohen vendet e agresorëve dhe çlirimtarëve.

Me ndjenjat më të sinqerta shpreh solidaritetin me popullin shqiptar, i cili feston sot, më 5 maj, Ditën e Dëshmorëve – të partizanëve dhe patriotëve që luftuan kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë. Duke qenë pjesë e koalicionit antifashist, Shqipëria dha kontributin e saj në fitoren ndaj armikut të përbashkët.

28 mijë bij dhe bija ranë në këtë luftë.

Le të kujtojmë mësimet e Luftës së Madhe Patriotike, le të çmojmë arritjet e gjyshërve tanë që na siguruan të drejtën e jetës dhe lirisë. Ju uroj edhe një herë Gëzuar Ditën e Fitores dhe ju ftoj të nderojmë kujtimin e dëshmorëve të Atdheut me një minutë heshtje.”

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026
Bota

Putin: Rusia nuk kërkon luftë me Evropën, por do të përmbushë objektivat në Ukrainë

23 Tetor, 2026
Bota

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026

PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026

Trump sugjeron tarifa 200% ndaj Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

24 Tetor, 2026

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.