Sipas njoftimeve, Lai Chingte mori pjesë me video në “Samitin e Demokracisë të Kopenhagës 2026”, të organizuar nga një organizatë joqeveritare daneze, ku mbajti një videofjalim. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun u shpreh të mërkurën në një konferencë për shtypin se i ashtuquajturi “Samit i Demokracisë i Kopenhagës” është plot me paragjykime ideologjike, ku u ftuan me këmbëngulje separatistët e “pavarësisë së Tajvanit” të shprehin teorinë separatiste. Një gjë e tillë shkel rëndë parimin e “Një Kine” dhe pala kineze e kundërshton me vendosmëri këtë.
Guo Jiakun u shpreh se pala kineze u kërkon palëve përkatëse të respektojnë parimin e “Një Kine” dhe të mos ofrojnë platformë për forcat e “pavarësisë së Tajvanit”.
“Tajvani është pjesë e Kinës dhe nuk ka qenë e nuk mund të bëhet kurrë vend. Konsensusi mbi parimin e ‘Një Kine’ është pranuar gjerësisht në bashkësinë ndërkombëtare dhe është i palëkundur. Pavarësisht se çfarë thotë ose bën Lai Chingte, kjo nuk mund ta ndryshojë faktin se Tajvani është pjesë e territorit të Kinës dhe nuk mund ta trondisë situatën themelore të respektimit të parimit të ‘Një Kine’ nga bashkësia ndërkombëtare,” theksoi Guo Jiakun./cgtn



























































