Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun u shpreh të mërkurën që të gjitha vendet paqedashëse të botës dhe populli japonez duhet ta hedhin poshtë orvatjen e forcave të djathta japoneze për “rimilitarizim”, duke ndaluar “militarizmin e ri” të Japonisë.
Sipas njoftimeve, që kur qeveria e Sanae Takaichi-t njoftoi planin për rishikimin e kushtetutës, në Japoni lindi një valë kundërshtimesh, madje u zhvillua protesta më masive kundër luftës në dekadat e fundit. Lidhur me këtë, Guo u shpreh se protesta kundër luftës tregon që personat e qarqeve të ndryshme japoneze e kanë kuptuar gjithnjë e më shumë se “rimilitarizimi” nuk ka rrugëdalje.
“Nën pretekstin e ‘vetëmbrojtjes’, forcat e krahut të djathtë të Japonisë propagandojnë të ashtuquajturat ‘kërcënime të jashtme’, duke mbajtur peng jetesën dhe mirëqenien e popullit japonez e duke minuar paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Azi-Paqësorit,” theksoi zëdhënësi i diplomacisë kineze./cgtn



























































