Këshilli Shqiptar i Medias shpreh shqetësim për sulmet nominale nga ish-deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, znj Kryemadhi, kundër gazetares Lindita Çela.
Sulmet, akuzat dhe aludimet e pabazuara në fakte, sikurse dhe përpjekjet për të cënuar integritetin profesional të një gazetareje pa ofruar fakte, përbëjnë thjesht një presion ndaj gazetarëve dhe tentativë për të delegjitimuar gazetarinë profesionale, çka është i papranueshëm në një shoqëri demokratike.
KShM i bashkohet thirrjes së AGSh ndaj të gjithë aktorëve politikë e publikë që të tregojnë përmbajtje në gjuhën publike dhe të respektojnë rolin e medias si garant i informimit të publikut dhe llogaridhënies demokratike.
KShM rekomandon që shqetësimet për shkelje etike të zgjidhen përmes anikimimit pranë organeve të vetërregullimit, përkatësisht Aleancës së Mediave Etike (ku dhe media Shteg.org është anëtare) dhe Këshillit Shqiptar të Medias, përmes këtij linku: https://aleancaetike.media/ame/
/Argumentum.al


























































