Bashkëpunimi midis Kinës dhe Rusisë në fusha të ndryshme ka arritur rezultate të frytshme nën udhëheqjen strategjike të dy krerëve të shtetit, tha të dielën zëvendëskryeministri kinez Zhang Guoqing gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 10-të Kinë-Rusi në kryeqendrën e provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore Harbin.
Zhang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, dhe Yury Trutnev, zëvendëskryeministri rus dhe i dërguari fuqiplotë presidencial në Distriktin Federal të Lindjes së Largët të Rusisë, lexuan përkatësisht letrat e urimit nga të dy krerët e shtetit gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës.
Zhang theksoi që Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shtetit, për të përdorur siç duhet platforma të tilla si Ekspozita Kinë-Rusi, për të shfrytëzuar plotësisht rolin e mekanizmit të bashkëpunimit Verilindje-Lindje e Largët midis dy vendeve dhe për të zgjeruar vazhdimisht hapësirën për zhvillim me përfitime për të dyja palët.
Ndërsa Trutnevi tha se Rusia është e gatshme ta shfrytëzojë mirë mekanizmin e bashkëpunimit ndërqeveritar, të çlirojë potencialin e bashkëpunimit në nivel pushteti vendor dhe të pasurojë arritjet e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Zhang dhe Trutnevi bashkëkryesuan të shtunën takimin e gjashtë të Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin e Kinës Verilindore dhe Rajonit të Lindjes së Largët të Rusisë./cgtn



























































