Të hënën paradite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me homologun e tij bjellorus Aleksandër Lukashenko.
Gjatë takimit, Xi Jinping-u u shpreh që Kina dhe Bjellorusia janë vende mike me besim e mbështetje të ndërsjellë dhe partnere të gjithanshme strategjike me zhvillim të përbashkët. Vitet e fundit, marrëdhëniet kino-bjelloruse kanë hyrë në epokën më të mirë në histori. Midis Kinës dhe Bjellorusisë ka besim të ndërsjellë politik, ndërsa bashkëpunimi dypalësh në ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” ka pasur rezultate të frytshme.
Presidenti Xi theksoi më tej që Kina e mbështet Bjellorusinë në mbrojtjen e sovranitetit, pavarësisë e tërësisë territoriale dhe do të vazhdojë t’i japë Bjellorusië ndihmë brenda mundësive për zhvillimin kombëtar. Pala kineze është e gatshme të punojë me palën bjelloruse për të krijuar së bashku një bashkësi me të ardhme të përbashkët, për të zbatuar katër nismat globale, për të ruajtur bashkërendimin e ngushtë dypalësh në mekanizmat shumëpalësh, si OKB-ja, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait etj., duke nxitur qëndrueshmërinë e botës.
Nga ana e tij, Aleksandër Lukashenko u shpreh se Bjellorusia i kushton shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe mirëpret forcimin e komunikimit strategjik dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kinën, për t’i çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe. Katër nismat globale të paraqitura nga presidenti Xi Jinping kanë luajtur një rol të rëndësishëm për paqen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin e botës. Pala bjelloruse është e gatshme të ruajë komunikimin e ngushtë me palën kineze për çështjet ndërkombëtare e rajonale, për të nxitur së bashku paqen, zhvillimin dhe qëndrueshmërinë botërore e rajonale./cgtn





























































