Vllado Vurushiç-Jutarnji List[i]
Sipas asaj që po ndodh në Beograd, supozohet se tashmë mbizotëron euforia fitimtare e forcave antivuçiç, të cilat sapo të mbyllen qendrat e votimit do të nisin festimet nëpër rrugë.
Arsyeja për këtë optimizëm është pjesmarrja e madhe në zgjedhje e cila paralajmëron se Aleksandër Vuçiçi, sëpaku me aq sa duket, do të bjerë dhe, krahas keqpërdorimeve të shumta zgjedhore, nuk do të jetë në gjendje të mbulojë humbjen, megjithëse edhe ai nuk është se ia ka lënë gjithçka rastësisë. Por kësaj here vërtetë e ka të vështirë.
-Radhët për zgjedhje janë kaq të mëdha dhe mund të thuhet se pjesmarrja është afro 35%, e soje mund të thuhet se Aleksandër Vuçiçi ka mbaruar – na thotë Zharko Koraçi, profesor në pension i Universitetit të Beogradit dhe ish zëvendëskryeministër në qeverinë e Zoran Xhinxhiçit.
Që heret në mëngjez atmosfera është e tillë saqë edhe para hapjes së kutive të votimit janë krijuar radhë para qendrave të votimit. Kur situata është e tillë, thonë sociologët, kjo gjithmonë tregon për pjesëmarrje të madhe gjë që paralajmëron se votuesit kërkojnë ndryshimin. Pjesëmarrja shkon drejt numurit të cilin edhe Vuçiçi vështirë se mund t’a përballojë. Por, duke gjykuar sipas orëve të para të zgjedhjeve, duket se Vuçiçi duhet të mendojë me ngut mbi lëvizjet e tij të ardhshme sepse me sa duket – nuk i ka punët mirë. Fakti se shumë media të tij, si puna e Informerit, Alo-së, Politikës dhe B92-shit, njoftojnë përparregullsi të shumta në qendrat e votimit flasin për kërcënime me të cilat po përballen zgjedhësit provuçiç, ndërsa në të njëjtën kohë sulmohen studentët dhe mediat e pavarura se kanë shkelur heshtjen zgjedhore, flet për atë se tashmë po përgatitet taktika e mundshme e mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve sepse – janë të parregullta. Informeri, si pararoja mediatike e Vuçiuçit, flet për këtë parregullsi, gjë që do të thotë se janë të vetëdijshëm se në cilin drejtim po ecën procesi zgjedhor.
Edhe në ditët “më të mira” të Vuçiçit për atë kanë votuar rreth dy milionë njerëz, gjë e cila do të thotë se kësaj here për të fituar i nevojiten edhe më sëpaku 400 deri 500 mijë vota për të shpallur fitoren. (Kësaj radhe janë të rregjistruar 6.451.292 zgjedhës të cilët mund të votojnë në 8.392 qendra votimi. Shën. i përkth.) Nëse pjesëmarrja do të jetë mes 60 dhe 70 përqindshit, gjë e cila pritet sipas pjesëmarjes së deritnishme, kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të mbulojë këtë dallim. Nëse grumbullimi i njerëzve para qendrave të votimit vijon – dhe është e vështirë të pritet se mund të ngadalsohet – ndoshta do të mund të flasim për humbjen e Vuçiçit.
Sipas disa informacioneve, ai në rast humbjeje, mund të shkaktojë trazira dhe çrregullime në mënyrë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme e soje, sëpaku për njëfarë kohe, t’a shtyjë rënien e tij. Mund të këmbëngulë në parregullsinë e zgjedhjeve ose në fitoren e tij të cilën studentët nuk e njohin dhe t’a rëndojë situatën duke e shpënë buzë krizës dhe kaosit.
Është pikëpyetje sesa policia, ushtria dhe bashkësia e organeve të shërbimeve sekrete, por edhe skuadronet e tij paraushtarake, të ashtuquajturit “çaça”, janë të gatshëm t’a mbrojnë, meqënëse në këtë rast, në një pjesë të madhe, mbrojnë edhe veten dhe pozitat e tyre. Por, duke e njohur karakterin e tij psikopatologjik dhe autoritar si dhe faktin se ka krijuar një sistem nepotik, korruptivo-klientelist të lidhur me strukturat kriminale (gjë për të cilën ka shkruar edhe portali Radar – përkthyer edhe në shqip – shih https://www.argumentum.al/ndryshimi-po-vjen/ – si një prej mediave të rralla të pavaruara në Serbi), pyetja shtrohet nëse, pas gjithë këtyre, ai do të tërhiqet me qetësi dhe do të kalojë në opozitë. Meqënëse në këtë sistem lukrativo- loajalist ai ka tërhequr një numur të madh njerëzish, ndërsa ka në duar aparatin represin, institucionet dhe shumicën e mediave, duket se do të përpiqet të shtyjë të domosdoshmen dhe të shkaktojë trazira dhe kaos, pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve.
Por, nëse Vuçiçi – edhe kjo mund të pritet prej tij – madje edhe shpall fitoren me gjithë këtë pjesëmarrje të madhe, kjo do të thotë se do të kemi të bëjmë më një numur të madh mashtrimesh zgjedhore. Kjo me siguri do të nxjerrë në rrugë, sidomos në qendrat e mëdha urbane si puna e Beogradit, Novi Sadit, Nishit, një numur të madh njerëzish të pakënaqur, ose më mirë të themi ata të cilët nuk kanë votuar për të. Në këtë rast shtrohet pyetja sesi do të reagojë aparati represiv i cili është nën pushtetin e plotë të Vuçiçit. Ai ndoshta e pranon humbjen, por do të bëjë gjithçka që të rëndojë ndryshimin e pushtetit, sidomos nëse e ndjen se është i kërcënuar. Kjo do të thotë se në ndonjëfarë mënyre do të pamundësojë formimin e pushtetit të ri në mënyrë që t’i japë vetes shansin nëse do të largohet (madje përmenden këtu Moska dhe Minsku). Ky ëshët një prej obsioneve reale sepse oponentët ka kohë që e kërcënojnë me burg dhe gjykim, dhe vështirë të supozohet se ai ëshët i gatshëm të sakrifikojë kaq shumë.
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/vucic-je-pred-padom-mogao-bi-izazvati-teski-kaos-pogledajte-samo-sto-objavljuju-njegovi-mediji-plan-je-vec-spreman-15759207?cx_linkref=jl_home_g1
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
© 2026 Argumentum





















































