• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Pse protestat në Tiranë nuk kanë të ndaluar?

14 Korrik, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Screenshot

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Dr Fadil Maloku

Duke përcjellë me vëmendjen e një sociologu prononcimet e protestuesve dhe të qeverisë, herëpashershme, të aktorëve të revoltës interesante, por edhe unike për traditën dhe etnopsikologjinë shqiptare, kuptoj, por edhe po mësoj shumëçka për lëvizjet “Made in Albania”.

Andaj, shanset që kjo protestë të eskalojë në një demonstrim të dhunshëm duken se janë të ulëta dhe pa ndonjë ambicie për të ndryshuar në mënyrë radikale status quo-në e kontestuar nga qytetarët shqiptarë. Dhe, kur ato nuk shkojnë në drejtim të acarimit, ato ose përfundojnë me negociata, ose me zbehje graduale, ose me ndryshime politike përmes zgjedhjeve të reja. Ndërkaq, kur marrin “ngjyrën” e radikalizimit, që zakonisht vjen si pasojë e një polarizimi ekstrem e afatgjatë midis palëve konfrontuese, apo e dobësimit të institucioneve shtetërore dhe humbjes së aftësisë së shtetit për ta ruajtur rendin, gjasat maksimalizohen dhe mundësitë për radikalizim shumëfishohen.

Në rastin e Revolucionit Flamengo, pavarësisht stigmatizimeve dhe tensioneve politike që kanë ekzistuar në periudha të ndryshme kohore, deri më tani institucionet shtetërore gjithnjë kanë vazhduar të funksionojnë me ritmin e tyre, ani pse “të breshkës”.

Pra, mund të supozojmë se, në rast se qeveria aktuale, që është kaq shumë e urryer dhe e padëshiruar për brezat e shqiptarëve të ngopur me padrejtësi dhe dobësi të sistemit autokratik të “ajatullahut” Edi Rama, nuk do t’i pranonte kërkesat e protestuesve, skenarët më të mundshëm do të ishin: ose vazhdimi dhe intensifikimi i protestave për një mosbindje më të gjerë qytetare, ose dialogu e ndërmjetësimi për ta rishqyrtuar edhe një herë “kontratën qytetare” të mëhershme, gjë që pak gjasa ka të ndodhë.

Megjithate, këta skenarë hipotetikë, nga këndvështrimi sociologjik, mund të “bien në ujë” në rast se “arkitektët”, apo Këshilli Organizativ, nuk i qartësojnë për publikun e gjerë (shkakun e masovizimit) objektivat e synuara strategjike, pra, nëse nuk ka ndonjë plan konkret (A, B, C) që do të zbatohej “step by step”, në mënyrë që të ushtrohet një presion më i “prekshëm” dhe më efektiv mbi institucionet e kalbura, atëherë gjasat zvogëlohen.

Një tjetër faktor që po ashtu mund ta rrisë influencimin e protestës mbi qytetarët e zhgënjyer dhe të periferizuar nga “dora e ajatullahut” të lartpërmendur, është mobilizimi i të gjitha shtresave të pakënaqura sociale, sidomos i shtresës së mesme, që në rastin e Shqipërisë është diga më e trazuar dhe më e kërcënuar nga fashitja sistematike sociale.

Po ashtu, një faktor tjetër nxitës që e “ushqen” me sukses mirëmbajtjen e protestës është mbështetja e grupeve të ndryshme sociale, si studentët, punëtorët, profesionistët meritokratë, sindikatat që kanë kauzë punëtorin, OJQ-të, që në këtë rast, sa po kuptoj, shumë pak janë aktive. Gjithë këtyre faktorëve, nëse nuk u vjen në ndihmë faktori i mbulimit apo përkrahjes mediatike, që do ta përçonte komunikimin publik, por edhe do ta qartësonte perceptimin mbi protestat dhe synimet e mëtejme lidhur me insistimet e arsyeshme për dorëheqje dhe largim definitiv të këtyre kastave senile politike që kanë bërë dëme mbi Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Por, ajo që mund ta dobësojë narrativën e nevojës së ndryshimit të “infrastrukturës” së stërkequr, të senilizuar, madje edhe të korruptuar e të kriminalizuar shqiptare, padyshim është ajo që në sociologjinë e njohjes njihet si “mungesa e një strategjie afatgjatë”, që nënkupton një organizim racional qytetar, një angazhim politik dinamik, një iniciativë të përpunuar ligjore dhe forma të tjera të njohura të mosbindjes qytetare.

Pra, Revolucioni Flamengo nuk mund të themi se ka dështuar, ani pse numri i protestuesve është reduktuar, por është në një krizë, të themi, të kërkimit të një identiteti të profilizuar, që do të merrte përgjegjësi konkrete për hapat shtesë, si gjetja e mënyrave të reja kreative të ndërgjegjësimit publik, krijimi i rrjeteve të reja qytetare, ndryshimi i debatit publik ose ushtrimi i presionit për ndryshime në të ardhmen, etj. E themi kështu edhe për shkakun se pushteti autokrat i Edi Ramës veç i ka në tavolinë opsionet afatshkurtra të komprometimit, reduktimit, por edhe kontestimit të frymës dhe shpirtit të protestës. Dhe këtë narrativë e kemi parë javën që shkoi, kur ofroi “dialog” përmes monologut ofertues.

Tani, nëse i bëjmë një analizë më subtile sociologjike këtij monologu ofertues, do të shohim se, përveç që nuk është i rastësishëm, nuk është fare i sinqertë dhe premtues. Ja disa arsye:

E para, strategjitë dhe sidomos taktikat autokratike, gjithnjë kur gjenden përballë kërkesave të tilla kategorike (dorëheqje të parevokueshme, qeveri teknike, ndryshime kushtetuese, etj.), gjithnjë bëjnë ftesa për kinse dialog të hapur, me qëllim që ta ruajnë, siç thotë populli, “fytyrën” (në fakt privilegjet dhe monopolin mbi shtetin e uzurpuar) e qeverisjes dhe pushtetit “demokratik”.

E dyta, ndërmarrja e “dialogut” përmes monologut ofertues duhet parë si një përpjekje për të ulur tensionet, për ta kanalizuar pakënaqësinë drejt negociatave dhe për ta shmangur përshkallëzimin e protestave, që në faza afatgjata gjithsesi e kërcënojnë pushtetmbajtjen “alla Hezbollah”!?

E treta, në gjykimin sociologjik, një “dialog” i tillë do të ngrinte shumë pyetje të tjera, por pyetja kryesore ka të bëjë me dilemën: nëse ky “dialog”, në formën dhe përmbajtjen e parashtruar, është vërtet një proces real për t’i pranuar kërkesat e protestuesve, apo është një taktikë mashtruese për të fituar kohë, për ta fragmentuar protestën, për ta komprometuar krejt arkitekturën e frustrimit, pakënaqësisë dhe mllefit që ka shkaktuar koalicioni pushtetar, oligarkik dhe grupet kriminale. Një trekëndësh i tillë “bermudian” s’ka gjasa të rrëzohet vetëm me protesta paqësore.

Ndërkaq, poçese tani e shtrojmë atë dilemën “hamletiane”se; A duhet protestuesit tiranas ta pranojnë blanko apo ta refuzojnë kategorikisht “dialogun” e monologut ofertues të inicuar nga Edi Rama?

Në gjykimin sociologjik, nuk mund të themi se ka ndonjë përgjigje të vetme dhe të saktë po edhe funksionale e dobiprurëse, ngase kjo varet shumë nga objektivat e protestuesve, që ende nuk po i di publiku i gjerë, pastaj, nga niveli i besimit mes palëve, si edhe nga kushtet dhe ambienti i dialogut.

Dhe, nëse bëjmë një kalkulim ad hoc, kuptojmë se:

a. Nëse e pranojnë ofertën, mund të krijojnë mundësinë për t’i paraqitur kërkesat e tyre drejtpërdrejt dhe për të testuar nëse ekziston vullnet për zgjidhje. Nëse dialogu është serioz dhe transparent, ai mund të prodhojë rezultate konkrete.

b. Nëse e refuzojnë ofertën, mund të argumentojnë se dialogu nuk ka kuptim nëse mungojnë kushtet që e bëjnë atë të besueshëm (p.sh. mungesë garancish, përvoja të mëparshme negative ose mungesë veprimesh konkrete nga pala tjetër). Megjithatë, refuzimi mund të perceptohet nga një pjesë e publikut si mungesë gatishmërie për kompromis të denjë. Nga këndvështrimi i sociologjisë së lëvizjeve shoqërore, një ofertë për dialog nuk pranohet apo refuzohet vetëm në parim; ajo vlerësohet sipas faktit nëse rrit ose dobëson aftësinë e protestuesve për të arritur objektivat dhe qëllimet e tyre fisnike dhe në interes të shtetit e kombit. Por, përfundimisht mendoj se për t’a arritur shkallën e një katarsisi moralopolitik e pse jo edhe social e ekonomik, protesta apo siç që ka identifikuar vetën si Revolucioni Flamengo, duhet ta aktivizoj  planin rezervë; B, C, D… të mosbindjes totale qytetare…

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Akademikët shqiptarë të diasporës reagojnë për protestat: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndryshime pa frikë, institucionet të mbajnë përgjegjësi!

19 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Vijon në ditën e shtatë protesta e të rinjve në Tiranë, tensione dhe përplasje me policinë

19 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

KSHM dënon dhunën gazetarëve gjatë protestave në Tiranë dhe u bën thirrje BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së të dalin në mbrojtje të lirisë së medias

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kremlini: Putin, Trump dhe Xi mund të zhvillojnë një takim trilateral në Kinë muajin e ardhshëm

19 Tetor, 2026

Franca vendos shtetrrethime në zona të tensionuara pas protestave dhe grabitjeve

19 Tetor, 2026
Kosove Shqiperi

Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

19 Tetor, 2026

Shqipëria mbi të gjitha

19 Tetor, 2026

Akademikët shqiptarë të diasporës reagojnë për protestat: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndryshime pa frikë, institucionet të mbajnë përgjegjësi!

19 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.