Sipas të dhënave nga platformat e internetit, deri tani të ardhurat nga biletat e kinemave gjatë pushimeve verore në Kinë i kalojnë 6 miliardë juanët, ndërsa për vitin 2026 arrijnë mbi 21.7 miliardë juanë.
Gjatë pushimeve verore të këtij viti, që filluan më 1 qershor, janë shfaqur mbi 120 filma kinezë e të huaj me tema të ndryshme, përfshirë ata historikë, filmat me temën e ditës, me arte marciale, komikë, të animuar etj.

foto nga VCG
Të ardhurat e biletave, duke përfshirë parashitjet, nga filmi “Të gjitha dëshirat realizohen” arritën mbi 800 milionë juanë. Kjo komedi e animuar frymëzohet nga legjenda tradicionale kineze për tetë të pavdekshmit, duke i ristrukturuar klasikët nga një perspektivë e re dhe duke u sjellë një shkëlqim të ri rrëfimeve të lashta mitologjike.
Prodhuesi ka njoftuar se filmi do të publikohet në shumë vende dhe rajone në mbarë botën.

foto nga VCG
/CGTN
























































