Qendra e Kërkimit “Pew” e ShBA-së publikoi një sondazh, ku tregohet që banorët e shumë vendeve të botës kanë mendim më të mirë për Kinën sesa për ShBA-në. Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë vitet e fundit, çka dëshmon që arritjet dhe konceptet e Kinës në zhvillim dhe qeverisje kanë fituar njohje të gjerë në komunitetin ndërkombëtar.
Ky sondazh nga “Pew” mbulon 36 vende dhe rajone, me mbi 42 mijë pjesëmarrës. Të dhënat tregojnë se vlerësimi pozitiv global ndaj Kinës ka arritur një nivel historik, dhe banorët në Kanada, Australi, Francë, Gjermani dhe aleatë të tjerë tradicionalë të ShBA-së janë më miqësorë ndaj Kinës. Shumica e të anketuarve mendojnë se Kina është më e besueshme në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare. Në këtë kohë të trazuar, Kina po bëhet një forcë stabilizuese globale; ndërsa ShBA-ja, me diplomacinë e tregtisë dhe proteksionizmin tregtar, vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me aleatët dhe imazhi i saj ndërkombëtar po pëson rënie.
Banorët e 27 nga 36 vendet dhe rajonet e përfshira në sondazh kanë mendim më të mirë për Kinën sesa për ShBA-në, duke përfshirë vendet fqinje të ShBA-së, Kanadanë dhe Meksikën. Ndryshimi i opinionit të aleatëve të ShBA-së është veçanërisht i dukshëm; vlerësimi pozitiv nga kanadezët për ShBA-në ka rënë nga 57 % më 2023 në 33 %, ndërsa për Kinën u rrit në 44 %. Raporti përmend se Kina, duke optimizuar lehtësitë për hyrje, duke thjeshtuar pagesat e turistëve të huaj dhe duke lehtësuar kufizimet e akomodimit, po tërheq gjithnjë e më shumë të huaj që ta vizitojnë, të përjetojnë progresin e Kinës dhe të kontribuojnë në ndryshimin e opinionit jashtë Kinës./cgtn




























































