Bosna.hr[i]
Kalimi masiv i kufirit në enklavën afrikanoveriore nuk është vetëm kirzë humanitare por edhe manovër e mirëmenduar gjeopolitike. Ndërsa Pedro Sançezi përballet me izolimin e plotë të Brukselit, kontinenti europian rrëshqet në një epokë të re ku migrimet shfrytëzohenn si armë, ndërsa solidariteti pushonm së qëni parim operativ.
Një përbindësh po qarkullon në Europë, dhe emri i tij është emigrimi. Në këtë valë prej vitesh lundron radikalizimi i përshpejtuar i kontinentit, gjë e cila ndryshon rrënjësisht gjeopgrafinë politike të Bashkimit Europian. Para këtij procesi të pandalshëm, kryeministri spanjoll Pedro Sançez, pothuajse i vetmi socialdemokrat në krye të një prej vendeve të mëdha, mbetet gjithnjë e më i vetmuar në skenën europiane.
Drama që u luajt në enklavën spanjolle Ceuta, me pamje tronditëse të valëve njerzore të cilat përmbytën bregun Tarajalka dhe lundruan nëpër kufirin detar, e zhveshi lakuriq këtë izolim të thellë. Pamja e dhjetra mijëra njerëzve të cilët hyjnë në territorin europian bëri xhiron e botës, po reaksioni nga kryeqytetet europiane tregoi se kryeministri spanjoll nuk ka më aleatë në luftën për narrativin të cilin e ka përfaqësuar për vite të tëra. Ai nuk tërhiqet nga konflikti i hapur, gjë të cilën e vërteton edhe letra e ashpër që i ka drejtuar kreut të Unionit, në të cilën dënon drejtpërdrejtë disa partnerë të veçantë, por realiteti në terren flet se themelet e kohezionit europian janë gërryer keqazi.
Kur mori drejtimin e qeverisë spanjolle para 32 muajsh, Sançezi përparimin e saj e ndërtoi mbi premtimin se do të ngrejë një mur të padepërtueshëm politik dhe ideologjik ndaj së djathtës dhe së djathës ekstreme. Ky ishte edhe themeli kryesor në sajë të të cilit arriti fitore të papritur në zgjedhjet e korrikit të vitit 2023. Në atë kohë, bashkëmendimtarët e tij ideologjikë mbanin akoma timonin në Gjermani, fuqia udhëheqëse e Bashkimit Europian, ndërsa pejsazhi politik ishte terren tejet më i përshtatshëm për projekte socialdemokrate.
Sot, pothuajse tërë kontinenti është zhvendosur në anën tjetër të këtij muri imagjinar. Ndryshimi nuk ka nisur jo vetëm nëpër kabinetet qeveritare, por në vetë qelizën e shoqërisë. Çështja e migracionit atëbotë nuk bënte pjesë as në listën prej dhjetë shqetësimeve kryesore të qytetarëve spanjollë sipas anketimeve të atëhershme, ndërsa sot ajo është pozicionuar fort në krye të saj, menjëhjerë pas presionit ekonomik. Lufta për kufinjtë është bërë qendër e përplasjeve ideologjike në Europë, ndërsa ngjarjet në Ceuta shërbyen si katalizator për riformatimin e plotë të politikës europiane.
Hyrja e afro 60 mijë njerëzve në Ceuta brenda disa ditëve, krahas bilancit tragjik të më së paku 67 jetëve të humbura në valët e Mesdheut, prodhoi një tërmet politik valët e të cilit përhapen nga Madridi deri në Helsinki. Në vend të solidaritetit të pritshëm, nga një sërë kryeqyetetesh europiane erdhën akuza kundër qeverisë spanjolle. Shumë liderë europianë sugjerojnë haptazi se rregullimi masiv i statusit të emigrantëve, të cilën e breu qeveria e Sançezit para disa muajsh, veproi si magnet i cili tërhoqi këtë presion të papërballueshëm. Kjo është tezë e njejtë të cilët e mbështesin brenda Spanjës Partia Popullore dhe Vox-i djathtist.
Në këtë sulm të përgjithshëm, pothuajse asnjë lider perëndimor nuk i drejtoi reflektorët drejt Marokut, as u muar me rolin e rrjeteve të kontrabandës të cilët instrumentalizojnë fatkeqsinë njerzore. Qeveria në Madrid i evitoi kritikat ndaj Rabatit, për të ruajtur kanalet delikate, por një qëndrim i tillë i përmbajtur e la kryeministrin spanjoll pothuajse pa mbrojtje politike para sulmit të kritikëve vendas dhe të huaj.
Shefi i opozitës spanjolle, Alberto Núñez Feijóo, shfrytëzoi rastin që nga Ceuta të dërgojë mesazhe të ashpra, duke theksuar se është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët europianë të cilët ndajnë shqetësimin e tij të thellë. Pamjet e përmbytjes së kufirit dhe thyerja e gardheve mbrojtës, të riprodhuara me qindra mijëra herë në rrjetet shqoërore dhe platfomat mediatike, shërbyen si lëndë djegëse për diskutimet e djathtistëve.
Liderët europianë nuk e fshenin më pakënaqësinë me veprimet e spanjollëve të cilat janë në disharmoni me prirjen e përgjithshme të fortesizimit të Europës. Ndërsa Unioni punon me shpejtësi me kuadret ligjore për formimin e qendrave për deportime jashtë kufinjve të tyre shtetërorë dhe ashpërson procedurat për azilantët, rregullimi spanjoll është përjetuar si goditje e drejtpërdrejtë ndaj arkitekturës së përbashkët të sigurisë europiane.
Kriza arriti përmasa të tilla saqë qeveritë në Romë dhe në Helsinki, në përbërje të të cilave qëndrojnë përfaqësuesit e opsioneve djathtiste dhe radikale, paralajmëruan haptazi mundësine e pezullimit të përkohëshëm të Marrëveshjes së Shengenit për lëvizjen e lirë drejt Spanjës. Megjithëse Ceuta si enklavë afrikanoveriore nuk bën pjesë në regjimin Shengen pa kontrolle të veçanta, vetë kërcënimi me izolim për Madridin përbën një shuplakë të paparë diplomatike. Reaksionet kundër Sançezit bashkuan tërë të djathtën europiane, me përjashtime të rralla si puna e kryeministrit konservator të Portugalisë.
Megjithatë, goditja më serioze kryeministrit spanjoll nuk i erdhi nga e djathta, por nga radhët e familjes së tij ideologjike. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen, socialdemokrate, e cila prej vitesh udhëheq politikën më të ashpër migratore në kontinent, qëndroi krah për krah me kryeministren italiane Giorgia Meloni në krye të grupit prej 22 shtetesh të cilët kërkojnë blindim të pakompromis të kufinjve dhe alokim të mjeteve financiare ekskluzivisht për kthimin dhe represionin. Letra e tyre e përbashkët drejtuar kreut të Unionit përbën një dënim të qartë për mdoelin spanjoll. Njëkohësisht, mbështetja e presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbeti në nivelin e deklaratave përgjithësuese, të ftohta dhe tejet të përmbajtura.
I përballur me murin e refuzimeve, Sançezi kaloi në kundërsulm. Në letrën drejtuar Ursula von der Leyenit, presidentit të Këshillit Europian Antonio Kosta dhe kryeministrit irlandez Mecheal Martnin, kreu spanjoll e quajti reaksionin disa vendeve antare si egoist, polarizues dhe jo të ligjshëm. Nënvizoi se sulmet ndaj Spanjës janë të bazuar në lajme të gënjeshtërta, mosdije dhe përfitime të lira politike, duke nënvizuar se Spanja në të kaluarën ka pritur pa lëkundje emigrantë dhe ka shfaqur solidaritet atëherë kur me presione të gjashme është përballur Polonia, vendet Balltike dhe Italia në ishullin Lampeduza. Ish përfaqëesuesi i lartë i Unionit për politikën e jashtme Josep Borell pohoi se solidariteti europian këtë herë ka dështuar plotësisht duke shfaqur përmasa të rrezikshme të mosunitetit në një moment kur presioni gjeopolitik në kufinjtë e Europës ka arritur kulmin.
Dallimi në qëndrimin aktual ndaj krizës në Ceuta dhe krizave të mëparshme të këtij lloji është tejet e dukshme. Kur regjimi i Aleksandër Llukashenkos në Bjellorusi në vitin 2021 organizoi kalimin e emigrantëve drejt kufinjve të Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë, Brukseli reagoi menjëherë dhe pa asnjë lëkundje. Rrëfimi ishte i njëjtë, dhe ky ishte se regjimi i Minskut, me mbështetjen e Moskës, shfrytëzon qëniet njerzore si armë në luftën hibrdie kundër Bashkimit Europian. Qeveria në Madrid atëbotë ishte ndër të parat që mbështeti masa të ashpra dhe dërgoi ndihma.
Megjithatë, kur një format identik ngjau në kufirin jugor të Spanjës, reaksioni europian thyhet përballë përllogaritjes së brendshme dhe akuzave të ndërsjellta. Pozicioni i Sançezit si mbrojtës i vetmuar i vlerave përparimtare po e shpie në rrezikun që të izolohet plotësisht, njëlloj sikurse ndodhi me rastin e qëndrimeve të tij të ashpra ndaj konfliktit në Gaza, refuzimit për të pranuar kërkesën e Donald Trumpit mb ngritjen e buxheteve ushtarake në pesë përqind të PBB-së, ose kundërshtimeve më të hershme ndaj opsioneve të luftës në Lindjen e Afërt.
Skena e brendshme politike në Spanjë pasqyron dramatikisht ndasitë në rang europian. Lideri i opizitës Feijóo përsërit retorikën e cila deri një ditë më parë konsiderohej ekskluzivisht pronë e Vox-it djathtist, duke folur për Ceutën si Spanjë e sulmuar dhe e pushtuar dhe invazion i përgatitur më parë. Ai hodhi poshtë shpjegimet e qeverisë sipas të cilave shërbimet e zbulimit kanë qënë të befasuara nga përmasat e ngjarjeve, duke kërkuar hetim urgjent dhe përgjegjësitë përkatëse.
Nga ana tjetër, ardhja e paralajmëruar e kreut të Vox-it Santiago Abascale dhe qëndrimet e bashkëputorëve të tij më të afërt, të cilët u bëjnë thirrje qytetarëve të mbrojnë familjet me mjetet që disponojnë dhe propozojnë injorimin e vendimeve të Gjykayës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, e kanë rritur akoma më shumë temperaturën politike. Çështja e migracionit me këtë rast pozicionohet si arenë kryesore e luftës politike për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2027, jo vetëm në Spanjë por edhe në mbarë Europën.
Cikli i ardhshëm zgjedhor në Europë mbart me vete role të mëdha. Franca përgatitet të zgjedhë trashëgimtarin e Emannuel Maconit nën hijen e Grumbullimit Popullor të Marinë Le Pen-it gjithnjë e më të fuqishëm. Italia, Polonia dhe një sërë shtetesh të tjera hyjnë në fazën e polarizimeve të ashpra politike në të cilin raporti ndaj kufinjve të jashtëm do të përcaktojë fitimtarët e zgjedhjeve. Në një mjedis të këtillë, fati i Cuetës pushon së qëni incident lokal dhe bëhet letër lakmusi për realitetin e ri europian. Çarja e shkaktuar tregon se solidariteti nuk është parimi themelor i funksionimit të Unionit, por kategori e ndryshueshme e cila varet nga përllogaritjet e politikës ditore të qeverive kombëtare.
Një këndvështrim mbi ngjarjet në Ceutë nga këndi i analizës gjeopolitike dhe asaj të shërbimeve sekrete zbulon një pamje tejet më të ndërlikuar nga ajo që duket në diskutimet e përditëshme politike. Fluktuacionet e valëve të migrimit rrallëherë janë fryt thjesht i rastësishëm ose ekskluzivisht i veprimtarisë së rrjeteve kriminale. Eksperienca nga vatrat globale tregojnë se rrymat e migrimit duhen lexuar si instrument në pllakën drejtuese të aparatit shtetëror. Kur pushteti në Rabat lejon ose nxit kalime masive të kufinjve, ai e bën këtë në kuadër të një presioni të matur ndaj Madridit. Rregulli është i thjeshtë, e ky është që “çesmat” e kufirit të hapen atëherë kur qeveria spanjolle është më e brishtë ose kur ndërmerr hapa në politikën e jashtme të cilat nuk u shkojnë për shtat oborrit mbretëror maroken.
Paralelizimi historik me muajin maj të vitit 2024, ofron një pamje të përkryer në këtë mekanizëm. Atëbotë më shumë se dhjetë mijë njerëz kaluan në Ceutë brenda disa orëve, ndërsa forcat kufitare marokene në kuptimin e vërtetë të fjalës, kthyen kokën mënjanë. Arësyeja e një pasiviteti të tillë ishte qëndrimi sekret i Brahim Galit, lider i Frontit Polisario, në një spital privat spanjoll. Dhjetë muaj pas këtij sulmi dramatik, qeveria në Madrid ndryshoi politikën e saj shumëdekadëshe dhe mbështeti zyrtarisht planin maroken për autonominë e Saharës Perëndimore, gjë me të cilën presioni migrator u shfrytëzua si mjet efikas i tregtisë gjeopolitike.
Repriza e një skenari të këtillë u luajt para pak kohësh. Direkt para valës më të fundit në Ceutë, Sançezi vizitoi Algjerinë për bisedime në lidhje me dërgesat e gazit natyror, gjë e cila në Rabat u përjetua si shkelje direkte e ekuilibrit rajonal dhe forcim të rivalit të tyre kryesor. Përgjigja në linjën detare të Ceutës erdhi disa ditë më vonë.
Element shtesë në këtë ekuacion përbën edhe vakuumi juridik i cili përdoret me dinakëri nga grupet e organizuara kriminale. Marrëveshja reciproke për riatdhesimin e vitit 1992, e detyron Marokun të pranojë shtetasit e vendeve të treta të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale në Spanjë nëpërmjet territorit maroken, por çdo deportim më vete varet nga vullneti i mirë i administratës në Rabat. Kur kësaj i shtohet edhe vendimi e fundit i Gjykatës së Lartë spanjolle, sipas të cilit kthimi i menjëhershëm nga gardhi kufitar është i ligjshëm, ndërsa jo i tillë për individët të cilët arrijnë në breg me rrugë detare, u krijua një kuadër i përkryer për manipulime. Informacionit mbi boshllëqet juridike u përhapën në rrjetet shoqërore, duke nxitur me mijëra njerëz për sipërmarrje të rrezikshme, ndërsa rrjetet e kontrabandës realizojnë fitime të mëdha duke vepruar si ndërmjetës në shërbim të qëllimeve politike.
Në anën Lindore të Europës zbatohet e njëjta logjikë, por me parashenjë akoma më radikale. Regjimi në Minsk, i shtypur nga sanksionet pas zgjedhgjeve të manipuluara, në kuptimin e vërtetë të fjalës shpiku rrugën migratore duke dhënë viza në Bagdad dhe në Damask dhe organizimin e linjave direkte të fluturimit drejt kufinjve të Lituanisë dhe Letonisë. Zbulimet e paradokohëshme të tuneleve nëntokësore të gërmuar nën vijat kufitare dhe qindra përpjeket e përditëshme të depërtimit vërtetojnë se bëhet fjalë për operacion sistematik dhe të paramenduar.
Për Moskën dhe Minskun, presioni migrator përbën instumentin më të lirë për destabilizimin e Perëndimit. Humbja e aleatit të sigurtë në Bruksel pas rënies së rregjimit të Viktor Orbanit në Hungari, e ka detyruar Rusinë të rrisë presionin nëpërmjet kanaleve hibride. Të shkaktuarit e një krize kufitare nuk kërkon shpenzime të mëdha financiare, por bën presion në mënyrë të efektshme në shtetet europiane dhe shkakton fërkime të brendshme.
Sinergjia e aktorëve të ndryshëm të jashtëm të cilët realizojnë pëfitim nga paaftësia europiane për të mbrojtur territorin e tyre krijon një situatë tejet të rrezikshme. Maroku këmbëngul të përfitojë lëshime në këndvshtrimin e sovranitetit dhe lehtësirave ekonomike, Moska këmbëngul të dobësojë unitetin europian në kontekstien luftës në Ukrainë, ndërsa administrata në Uashington shfryëzon pamjet e kaosit në kufinjtë europianë si fakt të paaaftësisë së Unionit dhe justifikim për presionet e tij tregtare dhe financiare. Lufta hibride nuk funksionalizohet vetëm me hapjen e kufinjve, ajo përfshin edhe prerjen e kabllove nënujorë, sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit dhe të shkaktuarit me qëllim të ndjesisë së pasigurisë në radhët e zgjedhësve europianë. Çdo lëshim në këtë zinxhir vetëm ngre çmimin e kërkesave shantazhuese të radhës.
Edhe përkundër ekzistencës së Instrumentit kundër shtërngimeve (anti-coercion instrument) të vitit 2023, i cili i mundëson Bashkimit Europian vendosjen e tarifave doganore vendeve të treta që bëjnë presion ndaj antarëve, ky mekanizëm mbetet i papërdorshëm në rastin e krizes migratore. Kuadri ligjvënës i Unionit nën konceptin shtërngim nënkupton ekskluzivisht masat ekonomike, duke lënë mënjanë instrumentalizimin e njerëzve në vakuumin juridik. Derisa definicioni të zgjerohet dhe çdo derë e hapur në kufinjtë e jashtëm të mos ketë çmim të qartë dhe të lartë për atë që e hap, qoftë fjala për Rabatin apo Minskun, Europa do të mbesë peng i pavendosmërisë së saj.
Pozita territoriale e Ceutës dhe Ngushticës së Gjibriltarit e vendos këtë krizë në qendrën e trekëndëshit shumëpalësh të interesave ndërkombëtare. Trekëndëshin e parë dhe më të rëndësishmin e përbëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës Maroku dhe Spanja. Rabati prej disa dhjetëvjeçarësh kërkon statusin e aleatit special strategjik të Uashingtonit në Afrikën Veriore. Në kushtet e marrëdhënieve të ashpërsuara mes Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë në Madrid, mekanizmat tradicionalë të ndërmjetësimit nuk funksionojnë më.
Paralelja historike me krizën rreth ishullthit Perejil e vitit 2002, tregon sesa është i ndërlikuar pozicioni i sotëm e Spanjës. Kryeministri i atëhershëm Hoze Maria Aznar, i përballur me mosinteresimin e Parisit dhe Berlinit, kërkoi dhe mori mbështetjen direkte të administratës amerikane. Sot Spanja nuk mund të llogarisë këtë lloj ndërmjetësimi të Uashingtonit, as mbështetjen e vendosur të Brukselit, ku deklarata e Ursula von der Leyenit rrezaton pafuqi dhe mungesë vizioni strategjik.
Vektori i dytë i ndikimit është trekëndëshi mes Marokut, Algjerisë dhe Spanjës. Presioni i vazhdueshëm i rregjimit mbretëror në Rabat orentohet drejt izolimit të plotë të Algjerisë dhe detyrimin e Madridit për të ndërprerë të gjitha lidhjet energjetike dhe politike me pushtetin e atjeshëm. Përpjekja e Sançezit për të rinovuar marrëdhëniet e prishura me Algjerinë i parapriu direkt shpërthimit të krizës në Ceutë, gjë që tegon qartë lidhjen shkak-pasojë.
I treti, por dimension jo parandësishëm është trekëndëshi që përfshin Izraelin, Marokun dhe Spanjën. Pas nënshkrimit të Marrëveshjeve të Abrahamit, Rabati u bë një prej partnerëve kryesorë të Tel Avivit, ndërsa kritika e ashpër e Spanjës kundër operacioneve ushtarake në Gaza dhe njohja e shtetit palestineze e ka pozicionuar Madrdin si kundërshtari direkt i administratës aktuale izraelite. Në lojën e ndërlikuar gjeopolitike të shahut, këto llogari paguhen nëpërmjet pikave më të dobëta, dhe Ceuta doli se ishte poligon ideal për dërgimin e sinjaleve.
Trekëndëshi i katërt dhe më i dështuari është ai të cilin e përbëjnë Maroku, Spanja dhe vetë Bashkimi Europian. Reaksioni i institucioneve europiane ishte jo vetëm i pamjaftueshëm, por thellësisht komprometues për vetë idenë e unitetit europian. Në vend që të dënohej urgjentisht përpjekja me instrumentalizimin e emigrantëve si sulm direkt ndaj kufirit të jashtëm të Unionit dhe presioni të drejtohej kundër Rabatit, kryeqytetet europiane lëshuan lumë akuzash në drejtim të Madridit. Nga disa liderë të veçantë nordikë të cilët vënë në pikëpyetje kapacitetet e sigurië së Spanjës, duke harruar soje se forcat spanjollë marrin pjesë në misionet në mbrojtje të kufinjve arktikë, nxorrën lakuriq tërë absurditetin e gjendjes aktuale. Nëse Unioni nuk është në gjendje të mbrojë krahun jugor dhe nëse nga çdo antar kërkohet që t’i bëjë ballë i vetëm presioneve gjeopolitike të fqinjit, atëherë shtrohet pyetja themelore e qëllimit të ekzistencës së kësaj bashkësie.
Kjo çarje dramatike ka edhe dimensionin e saj të thellë idelogjik. Partitë Socialdemokrate në Veri të Europës ka kohë që kanë miratuar masa shprehimisht shtërnguese ndaj emigracionit, duke u bazuar soje me obsionet konservatore në përpjekje për të ndaluar ngritjen e së djathës radikale. Kjo kthesë e fortë drejt mbylljes së plotë të kufinjve është shprehje e predispozicionit të shumicës së trupit zgjedhor europian, gjë të cilën sektorët progresive spanjollë nuk arritën ta njohin në kohën e duhur. Këmbënbgulja ekskluzivisht në diskursin humanitar, thirrja për ndarjen e individëve nën moshë nëpër krahinat autonome dhe përcaktimi i situatës si krizë e zakonshme migratore doli se ishte politikisht humbëse. Injorimi i faktit se bëhet fjalë për sulm hibrid dhe përplasje gjeopolitike, e majta u largua nga realiteti dhe ndjesitë e shumicës së qytetarëve të saj të cilët ngjarjet i përjetojnë si goditje e drejtpërdrejtë kundër sovranitetit.
Nëj zhvillim i tillë në kufirin jugor të Europës mbart një mesazh të fuqishëm i cili e tejkalon momentin politik. Ndërsa bëhen bisedime mbi atë se ku duhet të luhet finalja e kampionatit të futbollit në vitin 2030, gjë për të cilën Rabati kundërshton haptazi primatin e metropoleve europiane, rëndesa e kontrollit mbi Gjibriltarin dalngadalë po zhvendoset drejt Afrikës Veriore. Maroku po profilizohet si lojtar rajonal me vetëbesim i cili shfrytëzon pa u lëkundur çdo dobësi të fqinjit. Pamjet e mijëra njerëzve të cilët përmbytën kufirin do të mbetet vazhdimisht në ndërgjegjen kolektike, duke shërbyer si tregues i modelimit të thellë të botës perëndimore.
Nëse Madridi nuk tregon vendomërinë e nevojshme dhe nuk siguron rikthimin e atyre që kanë hyrë ilegalisht, Rabati do të nxjerrë konkluzione të qarta mbi dobësinë e Spanjës. Ceuta nuk është më një episod lokal, ajo është bërë pikënisje e cila mund të shenjojë rënien e liderve të veçantë dhe fundin definitiv të një ere të politikës europiane.
[i] https://bosna.hr/geopoliticka-namjestaljka-kako-se-ucjena-migrantskim-valom-pretvorila-u-najjaci-adut-desnice-protiv-sancheza/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
























































