Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur “non grata” edhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, për të cilët autoritetet shqiptare dyshojnë se kanë zhvilluar veprimtari në dëm të interesave të shtetit shqiptar.
Sipas mediave në Tiranë, vendimi është marrë pas një propozimi të njësisë antiterror të Policisë së Shtetit dhe është miratuar nga Ministria e Brendshme. Personat e shpallur të padëshiruar janë Valon Bela dhe imami Bekir Halimi, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Pak javë më parë, Ministria e Brendshme mori një vendim të ngjashëm edhe ndaj shtetases së Kosovës, Ikballe Huduti, duke e shpallur atë “non grata” dhe duke i ndaluar hyrjen në territorin e Shqipërisë për një periudhë 15-vjeçare.

Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publike detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete që kanë çuar në marrjen e këtyre vendimeve.
© 2026 Argumentum





























































