Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul mbërriti në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar të shtunën. Axhenda e tij përfshin takime për të diskutuar ndihmën për Ukrainën dhe bashkëpunimin dypalësh në siguri, tha MPJ e Gjermanisë.
Vizita vjen përpara Ditës së Pavarësisë së Ukrainës që festohet më 24 gusht, specifikoi Ministria e Jashtme gjermane. “Vizita do të përqendrohet kryesisht në përgatitjet për dimrin. Ndër të tjera, këto përfshijnë furnizimin me gjeneratorë, pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera energjetike, mbështetjen për sektorin e energjisë ukrainase, si dhe masat për të mbrojtur infrastrukturën kritike”, specifikoi agjencia diplomatike e Gjermanisë.
Përveç kësaj, Wadephul do të diskutojë “thellimin e bashkëpunimit me Ukrainën në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, kryesisht në forcimin e aftësive ushtarake, shkëmbimin e përvojës dhe prodhimin e përbashkët të strukturave të sigurisë afatgjata”.
Ministri mbërriti në Kiev me tren. Udhëtimi nuk u njoftua për arsye sigurie. Kjo është vizita e katërt e Wadephul në Ukrainë si Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
/Argumentum.al





























































