Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit, një zyrtar përgjegjës i Ministrisë së Tregtisë tha se tregtia digjitale është bërë një prirje e re në zhvillimin e tregtisë dhe një pikë e re e rritjes ekonomike.
Sipas zyrtarit, në vitin 2025, vlera totale e importeve dhe eksporteve të shërbimeve të Kinës të ofrueshme në mënyrë digjitale, arriti në 432,31 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje prej 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zhvillimi i shpejtë i tregtisë digjitale të Kinës, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin me cilësi të lartë të tregtisë së jashtme. Ndër to, tregtia e teknologjisë digjitale është zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme. Nga viti 2020 deri në vitin 2025, vlera e importeve dhe eksporteve të telekomunikacionit, kompjuterëve dhe shërbimeve të informacionit u rrit nga 93.73 miliardë dollarë në 154.53 miliardë dollarë, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej mbi 10%.
Përveç kësaj, tregtia e produkteve digjitale po zhvillohet me ritme më të shpejta. Letërsia e internetit, lojërat e internetit, filmat, dhe animacionet, videot e shkurtra dhe produkte e shërbime të tjera kulturore digjitale, janë bërë pika të reja të rëndësishme të eksporteve të shërbimeve të Kinës. Deri në fund të vitit 2025, Kina kishte eksportuar në tregjet e huaja më shumë se 130 mijë vepra letrare online, ndërsa numri i përdoruesve të regjistruar jashtë Kinës arriti në rreth 250 milionë, me përdorues aktivë në më shumë se 200 vende dhe rajone në mbarë botën.
Foto nga VCG
Ndërkohë, tregtia e shërbimeve digjitale ka arritur gjithashtu përmirësim të cilësisë dhe rritje të efikasitetit. Një sërë ofruesish kinezë të shërbimeve “cloud” me ndikim global, kompani interneti dhe ofrues të zgjidhjeve digjitale, po përshpejtojnë zgjerimin në tregjet e huaja, duke ofruar shërbime për transformimin digjital të ndërmarrjeve në vende të ndryshme.
Zëvendësministri i Tregtisë së Kinës, Yan Dong, bëri të ditur se në vitin 2025, sasia vjetore e të dhënave të prodhuara në Kinë arriti në 52,3 zettabajt (ZB), duke përbërë rreth 27.4% të totalit global dhe duke u rritur me 27.3% krahasuar me një vit më parë. Ritmi i rritjes ishte 2.3 pikë përqindjeje më i lartë se një vit më parë.
Foto nga VCG
Qarkullimi ndërkufitar i të dhënave po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Në vitin 2025, vëllimi i përgjithshëm i qarkullimit ndërkufitar të të dhënave arriti në 142.3 ekzabajt (EB), me një rritje prej 14.9% nga viti në vit. Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e të dhënave po thellohet gjithnjë e më shumë dhe kjo fushë është bërë gjithashtu një prirje e re në zhvillimin e tregtisë./cgtn





















































