• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    “Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

  • SOCIALE / KULTURË

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dështon edhe tentativa e radhës, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar

    36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Dështon edhe tentativa e radhës, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar

11 Shtator, 2026
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës nuk përmbylli konstituimin as në seancën e 11 shtatorit, pasi Partia Demokratike e Kosovës doli nga salla plenare për shkak se e propozuara e tyre për nënkryetare, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ndërpreu seancën konstituive dhe shtoi se për vazhdimin e saj, deputetët do të njoftohen me kohë.

Vazhdimi i seancës konstituive nisi me mosdakortësi lidhur me formën e votimit të nënkryetarëve, por më pas me 71 vota pro, u vendos që për pesë nënkryetarët të zhvillohej votim i ndarë.

Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje mori 100 vota dhe u zgjodh në këtë post. Por, Vlora Çitaku arriti të merrte vetëm 44 vota, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

Pas kësaj, Haxhiu kërkoi që PDK të bënte sërish propozim për postin e nënkryetarit, por përveç Mërgim Lushtakut, të gjithë deputetët e PDK-së u larguan nga salla plenare.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, duke paralajmëruar se më nuk marrin pjesë në seancën konstituive.

“Nga sot, PDK nuk ka arsye të marrë pjesë në seancën plenare dhe ne do ta dërgojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Jemi të sigurt që afatet kushtetuese kanë përfunduar më 7 gusht. Sot nuk po e respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses për mënyrën e votimit, pasi aty thuhet se duhet të ketë konsensus. Nuk ka konsensus. Ne e votuam kandidatin e LVV, por ata nuk e mbështeten kandidaten tonë”, tha kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pasi doli nga salla plenare.

Para se të hidhej në votim emri i Golës, Lëvizja Vetëvendosje tha se do të mbështesë një nga të propozuarit për nënkryetarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, por u mbetet në dorë deputetëve që të zgjedhin se kë të mbështesin.

Lidhja Demokratike e Kosovës tha se mbështet të gjithë të propozuarit e partive, ndërkaq PDK tha se LVV-ja duhet të garantojë konstituimin e Kuvendit.

Diskutimet për mënyrën e votimit të nënkryetarëve

Haxhiu e nisi vazhdimin e seancës konstituive me konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Më pas, njoftoi se nuk kishte pajtim për votim në pako për nënkryetarët.

“Kisha konsultim të shkurtër me përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Duke qenë se nuk ka një dakordim për votim në pako, atëherë forma e vetme është që të votohen veç e veç. Për votim veç e veç ishin dakord të gjitha grupet parlamentare. Prandaj duhet të vazhdojmë me votimin veç e veç” për nënkryetarët, tha Haxhiu.

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se pasi nuk ka pajtim për votim në pako, kërkoi që votimi për nënkryetarë të bëhet veç e veç.

Por, Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës u shpreh se nuk ka konsensus për ndryshimin e formës së votimit.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit thotë që duhet të respektohet praktika e deritanishme parlamentare. Herën e fundit ishte votimi në paketë. Për t’u ndërruar praktika parlamentare, duhet konsensus. Konsensus nuk ka”, tha ai, duke paralajmëruar se PDK-ja nuk do të votojë nëse ndërrohet forma e votimit “si mjet bllokade”.

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi nuk e konteston vullnetin e deputetëve për të përkrahur apo jo për propozimet, por duhet të hidhen në votim.

“Meqë nuk ka konsensus, ne jemi në përkrahje të votimit individual”, tha ajo.

Igor Simiç nga Lista Serbe tha se voton në cilëndo formë, por shtoi se “dikush po kërkon të bëhen lojëra”, duke argumentuar se mënyra e votimit të nënkryetarëve është bërë në atë mënyrë që të konstituohet organi ligjvënës.

“Ne jemi për t’u votuar individualisht apo në pako. Ne presim që kandidati ynë të marrë votat e nevojshme dhe të vazhdojmë me punën sepse kemi përgjegjësi para qytetarëve”, tha ai.

Më pas, Nagavci sërish mori fjalën dhe tha se PDK ishte pajtuar për çfarëdo forme të votimit të nënkryetarëve. Por, Gruda u përgjigj se nëse LVV garanton konstituimin e Kuvendit “ne pranojmë çdo formë votimi”.

Më pas, mënyra e zgjedhjes së nënkryetarëve u hodh në votim dhe me 71 vota për u vendos për votimin veç e veç.

Vazhdimi i seancës të së premtes vjen pasi të mërkurën Haxhiu u rizgjodh kryetare, por seanca u shty për shkak të mospajtimeve mes partive politike lidhur me votimin e pesë nënkryetarëve.

Partitë nuk gjetën dakortësi se si të votohen nënkryetarët, në pako apo ndaras. Po ashtu, një tjetër arsye e shtyrjes së seancës nga Haxhiu ishte shprehja “në emër të popullit serb” e përdorur nga Igor Simiq i Listës Serbe kur ai propozoi një bashkëpartiak të tij për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Pse është problematike për LVV-në shprehja “në emër të popullit serb”?

Haxhiu, por edhe Arbërie Nagavci nga LVV-ja thanë se nuk ka pajtim mes partive as për Vlora Çitakun e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kujtim Shalën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të propozuar për nënkryetarë të legjislaturës së njëmbëdhjetë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Nagavci tha pas seancës të së mërkurës se LDK-ja dhe PDK-ja po kërkojnë vota për nënkryetarët, por nuk po mbështesin propozimin e Bekim Sejdiut për postin e presidentit.

Sa i përket formulimit të përdorur nga Simiq i Listës Serbe, gjatë seancës të së mërkurës, Haxhiu i kërkoi atij të tërhiqte fjalën dhe të bënte sërish propozimin, duke e cilësuar si jokushtetues këtë shprehje.

“Ky deklarim është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës, ku 92 për qind janë shqiptarë, 4 për qind janë serbë dhe 4 për qind nga komunitetet tjera”, u shpreh Haxhiu.

Deputetë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – edhe më herët kishin përdorur shprehjen “në emër të popullit serb” gjatë deklarimeve në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, Bekim Sejdiu është propozuar për postin e presidentit nga LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe LDK-ja e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku. Por, gjashtë deputetë – nga 18 sa ka LDK-ja në këtë legjislaturë – kanë thënë se nuk kanë votë për të.

PDK-ja dhe LDK-ja, por edhe Lista Serbe, pas seancës të së mërkurës e akuzuan LVV-në për zvarritje të procesit të krijimit të institucioneve të reja.

Aleanca, ndërkaq, nuk mori pjesë fare, duke argumentuar se janë tejkaluar afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët. Me konstituimin e Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e presidentit.

LVV-ja, së bashku me partitë e komuniteteve joserbe kanë vota të mjaftueshme për të zgjedhur një ekzekutiv të ri.

Megjithatë, 53 votat e LVV-së, dhe 12 – ashtu siç ka deklaruar Abdixhiku – të LDK-së, si dhe ato të pakicave joserbe janë të pamjaftueshme për të zgjedhur një president të ri./REL

Related- Posts

KOSOVA

36 vite nga shpallja e Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Mirënjohje për brezin që kontribuoi gjatë viteve ’90

7 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

4 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

3 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.