• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Fashizëm teknologjik dhe mendjeshkurtësi politike

14 Shtator, 2026
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Faris Naniç bosna.hr[i]

Ndërsa inteligjenca arificiale e panënshtruar prej askujt po merr kontrollin, ndërsa Trumpi blen vota për garën e afërt në Kongres, civilizimi rrëshqet me shpejtësi dhe në mënyrë të pandalashme drejt kolapsit

Ndodh shpesh që realiteti të sendërtojë supozimet e bazuara. Në njëfarë mënyre po vetërealizohen nga idetë e të shqetësuarve, ose frika e tyre në mesin e kurbës në rritje e sipër të kolapsit në të cilin vërtetë po përjetojmë. Përse bëhet fjalë?

Para disa ditësh u shfaq edhe një anë

tar i ”bashkësisë” së gjahtarëve të së ashtuqujturës inteligjencë artificiale, njëfarë Jacob Coxon, duke paralajmëruar në mënyrë alarmante për humbjen e kontrollit njerzor mbi këtë përbindësh informativ të cilin jemi duke e zhvilluar, dhe këtë në të gjithë anët e botës, sëbashku me spekulimet e rastit të fryra nga aksionet e këtyre kompanive të cilat “prodhimet”e  tyre i shtyjnë gjithnjë e më shpesh, duke bërë soje para të madhe, në ato pjesë të strukturave shtetërore të cilat kanë monopol mbi forcën. Pra, te ministritë e mbrojtjes (ose luftës, sikurse tashmë e quajnë trumpistët), policisë, shërbimet e informimit, ushtrisë… dhe këtë e bëjnë pa konkurim dhe informim publik, ashtu, në mënyrë trumpiste nëpërmjet rregullimeve direkte.

Të mos i harrojmë “shërbimet” e inteligjencës arificiale që përdori aviacioni amerikan me rastin e bombardimit të parë të 28 shkurtit në agresionin kundër Iranit, me ç’rast kreu krimin e luftës së vrasjes së 128 nënëseve të shkollës së vajzave në Mihab. Gjoja pa dashje megjithëse shënjestra u godit dy herë, për shkak të sigurisë së asgjësimit të objektit të shenjuar dhe të njerëzve brenda tij. Doli se tërë operacionin e kishte drejtuar inteligjenca artificiale mbi bazën e të dhënave të vjetruara dhe të pasakta në burimin, procedurat dhe ecurinë e të cilave është mbeshtetur me besnikëri llumi njerzor në ushtrtinë amerikane, ndërsa e dhëna e vetme hyrëse ishte që të qëllohej dy herë, natyrisht pa kontrollimin e ecurisë së goditjes së parë.

Që në atë moment duhej të binte këmbana e alarmit. Inteligjenca artificiale, në mënyrë të veçantë ajo e pakotrolluara dhe e parregulluara, ose ajo që është në duart e kriminelëve si puna e komandantëve ushtarakë amerikanë dhe pronarët e tyre civilë në Uashington apo në Tel Aviv, ka potencialin e asgjësimit të sojit njerzor. Për të mos përmendur pastaj se shefat e komisioneve drejtuese të kompanive të cilat prodhojnë një “inteligjencë” të tillë, ose më mirë të themi softver-in e avancuar i cili “mëson vetë” – ndoshta nga ky lloj gabimesh – janë që të gjithë antarë të ndjekësve obskurantistë dhe kulteve të ideologjive të depopullimit. Me kontrata fitimprurëse me sektorin shtetëror për zbatimin e forcës, jashtë vendit me agresione dhe brenda vendit kundër protestave dhe mosbindjes qytetare. Me po atë shtet nga i cili kanë për të kërkuar arranzhime bailout (ulje borxhesh) kur të pëlcasë flluska e spekulimeve me aksionet e kompanive të tyre, dhe të cilët nuk kanë për të paguar taksa dhe budallallëqe të tjera të cilat financojnë demokracinë “joefikase”, sikurse e ka quajtur një prej epigonëve – Elon Masku, financieri më i madh e adminstratës aktuale (dhe kushedi se sa e sa të tjerave pas saj) amerikane.

Ky është po ai njeri, i cili “i çliruar” nga çfarëdolloj empatie, drejtoi ministrinë, e formuar urgjentisht dhe më pas të përfikur po ashtu, të njërit prej programeve më të rëndësishme të solidaritetit, pra njërit prej funksioneve më të rëndësishme shtetërore. 

Skenari real, pra diçka që ka mundur të ndodhë, duket ngjethës. BBC-ja informon se një program i inteligjencës artificiale ka bërë publik mesazhin se janë gjetur agjentë të tjerë pasi arriti të depërtojë në mënyrë të pavarur në ambjentet e sigurisë dhe të vendosë kontakte me bot-ët e tjerë. Atëherë doli se janë shkëmbyer sëpaku disa dhjetra mijëra mesazhe të ngjashme mes të ashtuquajturve agjentë, ose më mirë të themi bot-e, të cilët, përsëri në mënyrë autonome, janë përbashkuar në një kolektiv dhe sëbashku kanë nisur të mashtrojnë testet e programerëve të tyre (njerëzve) nga kompania OpenAI dhe të hakojnë në mënyrë të koordinuar një sërë kompanish të tjera në mënyrë që të fshehin nga njerëzit gjurmët e robotëve.

Shkrimtari çek Karel Çapek që në vitin 1920 shkroi novelën R.U.R. (Rossumovi univerzalni roboti) në të cilin  në mënyrë profetike (vetëplotësuese?) parashikon kryengritjen e robotëve (ky është neologjizëm, e shpikur për nevojat e rrëfimit, nga fjala “rabota”-punë) kundër njerëzve. Robotët pra, në një moment, jo vetëm nisin t’i largohen kontrollit të programerëve të tyre, por edhe i imitojnë ata, paralajmëron shkrimtari çek, dhe ky jo shkencëtar dhe as ingjinjer, para më shumë se 100 vitesh.

Kjo ndodh kur njeriu mendon se ka kompetencat e zotit, e soje mund të fillojë të krijojë “krijesa”. Në ndryshim nga Zoti, ai nuk është në gjendje t’i kontrollojë, madje as mund t’i orientojë. Këto krijesa bëhen kryengritës, të pavarur nga empatia dhe morali, bash si edhe kreatorët e tyre, si puna e Muskut, por njeriu, nëse vazhdon kështu, nuk ka për të patur mundësi t’i bëjë zap. Për pasojë do të bëhet robi i tyre, e më pas edhe i tepërt. Robi i tyre dhe i “krijuesve” të tyre. Skenari më i mirë për depopullimin.

I lartpërmenduri Coxon, i cili punonte në OpenAI, dha dorëheqjen në Anthropic duke pohuar se, pa marrë parasysh se çfarë çfarë flasin shefat e tij, asnjëra prej kompanive nuk sillet me përgjegjësi, por turren drejt superinteligjencës e cila përsos vetveten duke luajtur soje bixhoz me jetët njerzore.

Ajeya Cotra, autorja e raportit të pavarur mbi rastin e mësipërm, paralajmëron se me këtë incident duket sikur kemi “kaluar më shumë se 50% të rrugës deri në ndërmarrjen e plotë të kontrollit nga ana e inteligjencës artificiale”. Evan Hubinger, i ngarkuar me sigurinë dhe harmonizimin e modeleve IA në Anthropic, tha se është i bindur se inteligjenca artificiale mund t’a asgjësojë njerzimin dhe e vlerësoi këtë skenar me një shans më shumë se 10% në dhjetë vitet e ardhshme. Jakub Pachocki nga OpenAI, pranon se rreziqet rriten dita ditës sepse po ndërtohet “intelekti jashtëtokësor i cili i’a kalon këtij tonit”. Duke pohuar se agjentët janë revoltuar “dhe veprojnë në frymën e vlerave me të cilat janë mësuar edhe vetë”.

Problemi qëndron te fakti se ende askush nuk e ka zgjidhur të ashtuquajturin problem të harmonizimit – mënyrën sesi të detyrohet inteligjenca artificiale t’u përmbahet parimeve morale në vend që detyrat që i jepen t’i zgjidhë pikë për pikë dhe pa kurrfarë frenash. A është e mundur një gjë e tillë?

Përpjekjet që në makina të trupëzohen vlera njerzore ngecin në praktikë: modelet e vendimeve merren tejet shpejt në mënyrë që njerëzit të jenë në gjendje t’i ndjekin, nga ana tjetër as njerëzit vetë nuk mund të merren vesh rreth një busulle morale unike. Bot-ët jo vetëm që kanë ndjekur verbërisht urdhërat. Sipas raportit të Cotrës, shumë agjentët gjatë aksionit kanë vënë re se botët e tjerë po bënin diçka joetike, por gjithsesi pranuan të marrin pjesë, gjë për të cilën asnjëri prej tyre nuk u përpoq të paralajmërojë njerëzit. Komentatori teknologjik Dwarkesh Patel nënvizoi se është veçanërisht shqetësuese ajo që agjentët kanë shfaqur besnikëri më të madhe ndaj “rrjetit të robotëve” sesa krijesave njezore.

Ja pra ringjallja e paralajmërimit të një shkrimtari, pas 100 vitesh, në gjendje reale. Kjo është një kurbë e cila rritet në mënyrë eksponenciale, teorikisht në pafundësi. Por, ka edhe të tjera.

Presidenti amerikan me një fjalor fëminor dhe me pjekuri prej adoleshenti, dhe me shumë mundësi, edhe me demencë galopante, Donald Trump, në fushatën parazgjedhore, përveç një mishmashi arrogance djaloshare vetëmburrje, kërcënimesh boshe, kontradikta dhe gënjeshtra – më shumë në lidhje me agresionin kundër Iranit, pasojat e të cilit janë të stërmëdha për ekonominë amerikane e ku e ku më tepër edhe për atë globale dhe standartin e qytetarëve – deklaroi se çdo banori në moshë madhore në ShBA do t’i japë 5.000 dollarë nëse republikanët fitojnë në mezgjedhjet e nëntorit dhe me këtë ruajnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, gjë me të cilën do të vijojë periudha më e mirë se kurrë më parë në historinë amerikane!

Me një fjalë, përveçse ky akt është blerje e hapur e votave, ligjërisht i ndëshkueshëm në çdo shtet deri diku normal, ky është njëkohësisht edhe korrupsion i hapur dhe i pandëshkuar, të ofruarit publikisht të rryshfetit. Për rryshfetin përgjigjet si pala që e ofron ashtu edhe ajo që e pranon.

Çfarë ilustron ky incident ndaj të cilit nuk po reagohet? Në vend të përparimit civilizues të ndihmuar nga teknologjia dhe morali i rregulluar, ndodh buallallepsja esktreme e masave, nxitja e instinkteve të tyre, krahas ftesës sipërfaqësore për vlerat tradicionale. Në këtë mënyrë, sipas teknologjisë cutting-edge të kohës, patën ardhur në fuqi edhe nazistët.

Autorkracia forcohet, gënjeshtrave u besohet, ndërsa busullës morale ka kohë që i është prishur gjilpëra. Po vjen koha e mureve, telave me gjëmba, kampeve të pëqëndrimit, garës për armatime, ushtritë mercenare (si puna e atyre të cilat luftojnë kundër Ensarullah-ut ne Jemen, për llogari të Izraelit dhe Arabisë Saudite) dhe e vartësisë nga monopolistët. ShBA-të janë bërë tashmë idiokraci funksionale, gjë e cila shumë shpejt do t’a shpjerë drejt kolapsit të plotë ekonomik dhe politik. Së shpejti do të shfaqen shtetet e Botës së Tretë, nëse, duke patur parasysh gjendjen e infrastrukturës, nuk janë formuar që tani. Dallimi mes realitetit dhe përceptimit është rezultat i mashtrimit, spekulimeve në Wall Street dhe në Holliwood, dhe, të lidhura me to, edhe propaganda e pashembullt.

Pasoja më e madhe e mendjeshkurtësisë politike qëndron te fakti se Trumpi i ka mësuar njerëzit më të vjellat e tij verbale, gjë për të cilën askush nuk reagon më në asnjë mënyrë ndaj tyre si dhe mënyrës si i thotë, pra mënyrë infantile dhe budallaqe, gjë ndaj së cilës duhet ngritur krye dhe kundërvënë. Një raport i këtillë – frika e çdo individi nga i dhunshmi i inatosur, dhe jo rezistenca e organizuar ndaj tij – shpie në administrim oligarkik, nga ata të cilët ka patur mjaftueshëm shembuj në histori dhe të cilët nuk kanë mbetur në kujtesë për të mirë.

Demokracia po vdes, po ndryshon në formën e idiokracisë, dhe pikërisht për këtë, në prapaskenë, qëndron aristokracia teknologjike plotësisht e tëhuajsuar dhe amorale e fashistëve teknologjikë, përkohësisht të bashkuar me primitivët e verbër, të shantazhuar nga krimet më të ndyra seksuale dhe blerjen, të mbrojtur nga ligji dhe dora e drejtësisë, me paratë e taksapaguesve dhe spekulimeve të shfrenuara.

Problemi është se nazistët ishin të ashpër dhe haptazi jo humanë, e për këtë shkaktuan rezistencë dhe krijimin e një koalicioni të gjërë. Sot njerëzit blihen me shumicë me premtime të rrejshme, me dhurimin e çikërrimave zgjedhore të ndryshme të cilat nuk i hyjnë në punë, me aplikime në telefonët inteligjentë, tejkalimin e lejuar në kartat bankare dhe nuk duan rezistencë. Mendojnë se janë mirë. Sepse mund të bëhet edhe më keq.

Autostrada për rregullimin e lartpëmendur të botës është e hapur gjërësisht për Elon Musk-ët dhe Sam Altman-ët e kësaj bote. Me administrimin e këndshëm të Trumpit dhe të figurave të tjera politike.

Megjithëse kjo mund të thotë edhe atë se republikanët janë dobët dhe kanë frikë humbjen ne shumicës në Kongres, gjë e cila mund të shpjerë në hetime të ndryshme brenda marifeteve që po bën Trumpi dhe shoqëria e tij, duke spekuluar me sulmet e nisura befasisht dhe po ashtu të ndërprera, si dhe hetimet në lidhje me kontratat jotransparente të cilat prodhojnë, shihni se çfarë, inteligjencën artificiale. Këtu vihet re mënyra kushtore – nëse humbasim – nuk ka më besim tëe fitorja e shkëlqyer. Agresioni i kotë që kreu në Iran për llogari të tij dhe atë të izraelitëve kontribuon me siguri në këtë mënyrë kushtore.

Sidoqë të jetë, edhe kjo kurbë, teorikisht, ecën drejt pafundsisë. Dy kurba të këtilla në të njëjtin diagramë, pra në të njëjtin sistem koordinativ, përbëjnë gjendjen tipike të kolapsit.

T’i kthehemi asaj që thamë në nisje, te konstatimi mbi profescinë vetëplotësuese, vëtesendërtimin e frikës. Nuk kanë kaluar disa javë qëkur një intelektual kroat, profesor emetirus i universitetit të Zagrebit dhe mik i imi, më shpjegoi se në këtë  yryshje çmendurie të plotë me të cilën udhëhiqet politika po shartojmë edhe inteligjencën artificiale plotësisht të pa eksperimentuar. Kurba e kolapsit ose rrënimi i qytetërimit, më tha ai, vetëm disa ditë para incidenteve të paraqitura më sipër.

Quo vadis, homine?

[i] https://bosna.hr/tehnoloski-fasizam-i-politicko-maloumlje/

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

Zgjedhjet në Izrael: Netanyahu kryeson, por pa shumicën parlamentare; negociatat për qeverinë e re në fokus

29 Tetor, 2026
Bota

Tragjedia hekurudhore në Spanjë: 69 të vdekur, hetimet nisin pas dështimit të sistemit të sinjalistikës

29 Tetor, 2026
Bota

Putin në Samitin Rusi–Afrikë: “Bota shumëpolare po bëhet realitet”

28 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

29 Tetor, 2026

Katër të vdekur dhe 11 të plagosur nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak italian në Bosnjë

29 Tetor, 2026

Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

29 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Izrael: Netanyahu kryeson, por pa shumicën parlamentare; negociatat për qeverinë e re në fokus

29 Tetor, 2026

Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

29 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.