Në Madrid të Spanjës u zhvillua të martën një takim leximi dhe diskutimi për vëllimin e pestë të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” në gjuhën spanjolle. Aktiviteti, me temën “Dialog mes qytetërimeve për përparim të përbashkët, mundësi e perspektiva për shkëmbimet Kinë–Spanjë”, mblodhi mbi 60 përfaqësues nga qeveritë, universitetet, mediat dhe fusha të tjera të të dy vendeve.
Pjesëmarrësit u shprehën që zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës po krijon mundësi më të gjera bashkëpunimi për vendet e ndryshme, përfshirë Spanjën. Kina dhe Spanja duhet të zgjerojnë më tej interesat e përbashkët, të shtojnë konsensusin dhe të thellojnë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella, duke kontribuuar më shumë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e ekonomisë botërore.
Të pranishmit vlerësuan se vëllimi i pestë i librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës” në gjuhën spanjolle u ofron lexuesve spanjishtfolës një mundësi të rëndësishme për të njohur më mirë Kinën e epokës së re dhe për të kuptuar modernizimin e stilit kinez. Të dyja palët duhet ta shndërrojnë mirëkuptimin e përbashkët në veprime konkrete dhe të thellojnë bashkëpunimin në fusha si ekonomia e tregtia, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi dhe shkëmbimet njerëzore e kulturore, për të krijuar më shumë rezultate në të mirë të popujve të të dy vendeve./cgtn



















































