• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Veton Surroi

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga një kënd tjetër, revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim. Në masën që kërkon institucione të përgjegjshme, drejtësi të pavarur dhe çlirimin e ekonomisë nga kapitali kriminal, revolta takohet me objektivat e integrimit evropian. Kjo përputhje nuk e legjitimon dhunën; e bën të domosdoshme përgjigjen politike evropiane ndaj kërkesave të saj

1.

Kryeministri Rama ka filluar të nxjerrë në publik gurin si simbol të dhunës që e bëjnë demonstruesit kundër shtetit, ndërsa një pjesë e ligjërimit që është i afërt me demonstruesit jep pamjet e shkopit të gomës së policëve si simbol të dhunës së shtetit ndaj demonstruesve. Me këtë krijohet një rreth vicioz në të cilin ligjërimi mbyllet rreth dy kauzave të paraqitura si gjithnjë e më të papajtueshme: policia që mbrohet nga dhuna e demonstruesve dhe demonstruesit që mbrohen nga dhuna e policisë.
Kryeministri ka nxjerrë së bashku me gurin edhe një interpretim të kauzës që sipas mendimit të tij e simbolizon ky objekt që u hidhet policëve në demonstrata. Guri është simboli i kauzës së prodhuar nga armiqtë e Shqipërisë-këso here në radhë të parë të ideologjisë Antifa, Rusisë, pasuar nga Irani- të cilët nuk e duan Shqipërinë në BE, nuk duan turistë në Shqipëri, nuk e duan Shqipërinë e miqësuar me presidentin Trump apo nuk e duan Evropën si tërësi.

Guri, kështu, merr peshën e vet të luftës ideologjike. Ai është i drejtuar kundër një rendi që e ka si kryeministër të zgjedhur Edi Ramën.

Me këtë zhvendosje, kërkesa për largimin e një kryeministri përkthehet në përpjekje për rrëzimin e shtetit. Mbrojtja e pushtetit të tij merr emrin e mbrojtjes së Shqipërisë.

Nëse është kështu, atëherë edhe shkopi i gomës, topi i ujit dhe gazi lotsjellës marrin peshë ideologjike; edhe dhuna fizike ndaj demonstruesve vihet në funksion të mbrojtjes së rendit që ka si kryeministër të zgjedhur Edi Ramën, prej atyre që ligjërimi i kryeministrit i paraqet si instrumente të Antifës, Rusisë dhe Iranit.

Në këtë përkthim ideologjik, protestuesi pushon së trajtuari si qytetar me të cilin shteti ka detyrime dhe fillon të trajtohet si armik prej të cilit shteti duhet të mbrohet.

2.Një përkufizim i këtillë i gurit dhe shkopit i ka kryesisht dy drejtime të mëtejshme. Një, përkujton ligjërimin e regjimeve socialiste në krizën e tyre të fundit, kur kundërshtimi i brendshëm paraqitej si vepër e armiqve të jashtëm. Dy, e ushqen përshkallëzimin: policët që, pos shpërblimit prej 2.500 eurosh, marrin lëvdata se po e mbrojnë sovranitetin e shtetit nga Antifa, Rusia e Irani, mund ta lexojnë këtë si nxitje për një përballje më të ashpër. Demonstruesve, të damkosur si instrumente të interesave antishqiptare, u ngushtohet hapësira për dialog dhe u shtohet shtysa drejt konfrontimit. Rënia e socializmit ka treguar se përshkallëzimi nuk e pengon rënien e rendit dhe ky mund të jetë mësim për kryeministrin Rama i cili edhe vetë ka marrë pjesë në rrëzimin e një rendi të mëparshëm.
Kryeministri rrit njëkohësisht koston e kundërshtimit për protestuesit dhe koston e tërheqjes për veten. Çdo kompromis rrezikon të duket si humbje në një betejë që ai vetë e ka shpallur mbrojtje të shtetit.
Analogjia nuk është, natyrisht, kopje. Pra, Shqipëria nuk ka një rend të diktaturës njëpartiake. Rendi i vendit është i një demokracie parlamentare, të lirive të shprehjes e lëvizjes, lirisë së protestës, një vendi që është më afër se kurrë anëtarësimit në BE, në masë të madhe falë energjisë së pushtetit, gjegjësisht vetë kryeministrit Rama. Por, rendi i vendit është po ashtu edhe mungesa e kundërpeshës demokratike në shtet, personalizimi i pushtetit të përqendruar në duart e kryeministrit Rama, përfshirja e krimit të organizuar në sistemin financiar e ekonomik të vendit.

Ky bashkim kundërshtish aparente në Hungari u quajt nga Viktor Orban si “demokraci joliberale”.
Rendi i Shqipërisë u ilustrua në kushte kreative me “lëvizjen flamingo” e cila u ngrit kundër vendimeve të personalizuara të kryeministrit për pasurinë kombëtare. Protestat treguan se qytetarët e Shqipërisë kanë të drejtë të shprehen por pushteti nuk ndihet i obliguar t’i dëgjojë; qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi, por sistemi nuk ndihet i obliguar që të adresojë padrejtësinë.

Funksionimi i sistemit, në fakt, është i ndërtuar mbi një padrejtësi: një Parti pa mendim ndryshe, një Parlament ku opozita nuk përbën kundërpeshë efektive të ekzekutivit, një sistem financiar, ekonomik dhe social i çoroditur nga shpërlarja industriale parash nga trafiku ndërkombëtar i drogës, një kryeministër i cili vendos se kush është investitor strategjik në vend, kush merr leje ndërtimi, kush është arkitekti, cili është projekti, dhe që me ligjërimin e vet përcakton se kush shihet si qytetar që proteston e kush si armik që duhet mposhtur. Ç’është e vërteta, padrejtësia nuk është prodhim i një njeriu, ajo është e ndërtuar me tumirjen disavjeçare të heshtur të shumicës, qoftë për shkak të kulturës konsensuale të korrupsionit, qoftë për shkak të paaftësisë së opozitës për ta kundërshtuar apo për shkak të përkrahjes ndërkombëtare që, duke e trajtuar qeverinë si garantuese të stabilitetit dhe integrimit evropian, ka lënë në hije përqendrimin e personalizuar të pushtetit.

Kryeministri Rama u tall me “lëvizjen flamingo” dhe jo pak njerëz në BE u zbavitën me imitimet që ai pretendonte se u bënte protestuesve të kësaj lëvizjeje. Pas verës së talljeve erdhi vjeshta e gurit.

3. Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Ligjërimi gjithnjë e më i acaruar i kryeministrit Rama pasqyron besimin se represioni do ta shuajë revoltën që injorimi dhe tallja nuk arritën ta shuanin. Kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, qoftë nga “flamingot”, gurhedhësit apo Sindikata e pedagogëve, nuk përbën zgjidhje të konfliktit; është pjesë e tij. Dorëheqja e kryeministrit Rama nuk sjell vetvetiu vendosjen e demokracisë liberale, largimin e krimit të organizuar nga ekonomia dhe financat, apo rikthimin e së drejtës së qytetarit për të vendosur për të mirat publike.

Vendi dhe miqtë e tij euroatlantikë kanë nevojë ta trajtojnë këtë krizë në potencialin e vet. Dhe, për ta bërë këtë, mbase mund të merren parasysh edhe këto tri sugjerime.

Një, guri dhe shkopi duhet të trajtohen pa simbolizëm ideologjik. Hedhësit e gurit nuk janë agjentë të huaj, janë shqiptarë të revoltuar dhe guri do t’u hiqet duarve kur të adresohen çështjet që u ngritën në verë, para se të hidhej guri. Policia ka për detyrë të zbatojë ligjin, qoftë Edi Rama apo kushdo tjetër kryeministër. Ajo ka për detyrë të sigurojë rend bazik, të mbrojë qytetarët dhe pronën private e publike.
Dy, guri dhe shkopi nuk do ta mundin njëri-tjetrin. Hedhësit e gurëve nuk do ta zhbëjnë detyrimin e policisë për të mbrojtur rendin juridik; policia me shkopinj e topa uji nuk do ta zbrapsë revoltën.
Tre, shikuar nga një kënd tjetër, revolta dhe rruga e aderimit në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim. Në masën që kërkon institucione të përgjegjshme, drejtësi të pavarur dhe çlirimin e ekonomisë nga kapitali kriminal, revolta takohet me objektivat e integrimit evropian. Kjo përputhje nuk e legjitimon dhunën; e bën të domosdoshme përgjigjen politike evropiane ndaj kërkesave të saj.

4.Kriza e tanishme e pushtetit në Shqipëri është ndeshja mes legalitetit dhe legjitimitetit. Qeveria e tanishme është aty legalisht, me një shumicë votash të fituara në zgjedhje parlamentare. Por, problemi i kësaj qeverie dhe qeverisje nuk është vetëm mungesa e besimit në drejtësinë e procesit zgjedhor; edhe po të kishin qenë zgjedhjet krejtësisht të ndershme, hetimet dhe çështjet e ngritura nga SPAK-u kanë vënë në diskutim mënyrën e ushtrimit të pushtetit dhe kanë nxjerrë në pah dyshime serioze për korrupsion në nivele të larta. Përgjegjësia penale përcaktohet individualisht nga drejtësia; përgjegjësia politike për mënyrën e qeverisjes nuk mund të shtyhet deri në përfundimin e çdo gjykimi. Shumica parlamentare i jep qeverisë mundësinë ligjore për të vazhduar. Por ajo nuk mjafton për të zgjidhur krizën e besimit në mënyrën se si ushtrohet pushteti.

Dhe, kjo është tashmë sprova e pjekurisë së vendit, që të gjejë formën e një tranzicioni drejt një legaliteti e legjitimiteti të ri qeverisës. Rruga e tranzicionit duhet të jetë pjesë e dialogut shoqëror dhe pjesë e këtij dialogu duhet të jenë kryeministri Rama dhe ata që në rrugë kërkojnë dorëheqjen e tij.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic
FOKUS

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026
FOKUS

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026
FOKUS

Quo vadis, Albania et albaniens?-Ku po shkoni, Shqipëri dhe shqiptarë?

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz attends the Berlin Global Dialogue at the European School of Management and Technology (ESMT) in Berlin. Photo: Fabian Sommer/dpa

Merz: BE-ja nuk kërkon luftë tregtare me Kinën, por kërkon konkurrencë të drejtë

21 Tetor, 2026

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Kina mbron trashëgiminë e Marshimit të Madh me klasa patriotike me teknologji të lartë 

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.