• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Përse një “Po” me shumë “POR”?

17 Shtator, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Takimet e kryeministrit Rama në Berlin me Kancelaren Merkel dhe komisionin përkatës në Bundestag fundjavën e kaluar bashkë me mesazhe të tjera tregojnë se lidhur me çeljen e negociatave të antarësimit në BE, po fiton gjithnjë e më shumë terren  «Po»-ja; veçse jo me plot gojën, siç do ta donim ne,  por  e shoqëruar me disa kushte që do t’i kemi bashkëudhëtare në këtë proces të gjatë. Vizita e Presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk këtë javë në Tiranë do të hedhë më shumë dritë mbi këtë prirje.

Nisur nga strategjia, përqasjet dhe procedurat përkatëse të BE-së, të cilat i njoh nga afër falë përvojës së gjatë si diplomat në Berlin, Bruksel dhe në vazhdimësi, vendimi i 18 tetorit do të mbështetet në gjashtë aktorë dhe aktorë kryesorë politikë: gjendja dhe zhvillimet politike në vendin tonë, situata në shtetet antare të BE-së, sidomos ato që preken direkt nga dukuritë tona të njohura negative, «  humori » dhe klima në elektoratet e atyre vendeve; përshkallëzimi i demarsheve drejt ballkanit i Rusisë, Kinës, Turqisë; vendimi për Maqedoninë e Veriut dhe së fundi, ndikimin e mundshëm të këtij vendimi në drejtim të reformave tona.

Le ta shohim më nga afër gjendjen.

Sa herë që diskutohet me të huajt për këtë temë, politikanët tanë përsërisin refrenin e njohur «i kemi kryer detyrat e shtëpisë» Kështu, në një farë mënyre «topin» e negociatave ata e hedhim  në fushën e BE-së, edhe pse ai  ka kohë që luhet në « portën » tonë. Me të drejtë shtrohet pyetja: dakord, por si i kemi  kryer këto detyra, mirë apo «shkel e shko»?  Mbasi «notën» do ta japin më 18 tetor në Bruksel 27 liderët e BE-së. Sepse dihet tashmë se kjo e fundit nuk është vetëm Komisioni dhe Parlamenti por dhe Këshilli Evropian, dmth të 27 vendet antare, një nga një dhe të gjitha bashkë, nga Luksemburgu e Malta deri te Franca me Gjermaninë.

Padyshim janë bërë hapa të konsiderueshëm në kryerjen e « detyrave të shtëpisë »  në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, administratën publike, etj. Kryereforma e drejtësisë  përbën dhe kyçin e përparimit në të gjitha fushat e tjera; mbi të gjitha për rifitimin e besimit të humbur te drejtësia, pa të cilën demokracia mbetet frazë boshe.

Për të qenë realistë, krahas «gjynaheve» jo të pakta, puna dhe përpjekjet e  qeverisë dhe shumicës parlamentare meritojnë vlerësim; nihilizmi nuk i shërben kurkujt, as vetë opozitës ashtu si vetëkënaqësia as mazhorancës. Ashtu sikundër duhet të jemi realistë e të pranojmë se me gjithë arritjet, ka plot rezerva, duke filluar nga cilësia e kryerjes në dinamikë të  «detyrave të shtëpisë». Ja psh, në administratën tonë publike brenda një vit janë pushuar nga puna, kanë dhënë dorëheqjen dhe janë çuar për ndjekje penale disa qindra punonjës dhe drejtues të saj; shumica dërmuese e tyre të emëruar këto 6 vitet e fundit madje dhe disa muaj më parë! Bëhet mirë që merren masa, por nga ana tjetër kjo tregon dobësitë serioze lidhur me emërimet dhe promovimet e punonjësve publikë, në shumë raste si shpërblim ndaj militantizmit të tyre. Gjë e mirë që  policia dhe organet hetimore janë mobilizuar në të gjithë vendin me aksione dhe arrestime të shumta ; madje këto të fundit kanë zëvendësuar fjalën e bekuar «investime». Por, nga ana tjetër ato tregojnë se kanabisi, krimi i organizuar, dhuna e sidomos bartësit e tyre janë «ulur këmbëkryq»  dhe nuk i takojnë të kaluarës, por mbeten «detyrë shtëpie» serioze.

Reforma e drejtësisë vërtet po ecën, por me kosto shumë të lartë dhe ritëm  të ngadalshëm; kemi gati dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese, ku deri tani janë depozituar jo pak por 121 dosje «shpërthyese» Kurse Gjykatës së Lartë, gjithashtu,  »jashtë loje» sipas pohimeve të ditëve të fundit të KLGJ-së, do t’i duhen plot 17 vjet për të shqyrtuar 53.000 dosjet e depozituara, diçka e paparë për një vend demokratik, ku mungesa e tyre qoftë dhe një javë  do të shkaktonte tërmet politik. Ndryshe nga tam tamet propagandistikë, në vend të «peshqve të mëdhenj» deri tani janë kapur dhe çuar para drejtësisë vetëm «cironka». Për pasojë, rrezikohemi që këtë reformë madhore, «ta paguajmë si frëngu pulën»

Gjithsesi, edhe sikur «detyrat e shtëpisë» t’i kishim kryer në mënyrë shembullore, kjo nuk do mjaftonte. Sepse faktori kryesor për një PO për çeljen e negociatave  janë gjendja dhe rregulli në «punët e shtëpisë»; mbasi ne nuk jemi nxënës, por partnerë të BE-së dhe vend antar i NATO-s. Mirëpo, në «konakun» tonë ka  një lëmsh dhe rrëmujë të paparë. Krejt ndryshe nga vite më parë ku kishim vetëm  një  apo e shumta dy kriza dhe konflikte, tashmë «vatrat e zjarrit» kanë përfshirë institucionet më të larta drejtuese; konfliktualiteti politik  mes dy shumicës dhe opozitës së bashkuar reale ka arritur kulme të papara, kur nuk bëhet më fjalë as për mirësjellje dhe shtrëngime duarsh ndërmjet liderëve.

Kështu, opozita e filloi vitin duke djegur mandatet, diça e pazakontë, e pajustifikueshme dhe e padobishme për të  dhe demokracinë shqiptare. Për pasojë, Kuvendi ka 122 nga 140 deputetë. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nga një mundësi e «artë»  u kthyen në një «mollë të madhe sherri»  mes disa palëve, çka e rëndoi dhe më shumë krizën aktuale politike. Raporti i ODIHR «të fut mornica» në trup kur e lexon. Askund nuk gjendet fjala «zgjedhje të lira dhe të ndershme» Mirëpo për atë raport ka fajin e vet jo të vogël dhe opozita që me veprimet e saj bëri që shumica «të gjejë shesh dhe të bëjë përshesh».

Në vijim, asgjë e re dhe e inkurajuese në  politikën tonë të jashtme, duke filuar  nga bashkëpunimi rajonal, që ka qenë gjithnjë një atu e dobishme dhe e vlerësuar për politikën tonë. As me Kosovën, as me Serbinë, as me Greqinë, madje me këtë të fundit ka një heshtje të pajustifikueshme diplomatike  pas shtimit të kushteve greke. Tani do të na duhet të presim me ankth takimin Rama – Mitsotakis javën tjetër në Nju Jork.

Si zakonisht, politika jonë e ka shtrirë gjeografinë politike të kësaj krize tej diagonales Tiranë- Bruksel. Ja pse, përpara 18 tetorit në Bruksel, na duhet të presim zemërngrirë përgjigjet nga Vjena, Strasburgu, Varshava, Venecia, Parisi dhe New Jork  për dosje me të cilat i kemi «ushqyer» në zhegun e verës e që janë shumë më tepër se «patate përvëluese». Venecia e dërgoi delegacionin e saj në Tiranë më 9 Shtator lidhur me procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe do të të japë përgjigjen e shumëpritur më 11 Tetor.  Problemi është se të gjitha këto raporte  shkojnë në kancelaritë  perendimore, të cilat i studiojnë me lup në dorë, përpara se të japin gjykimin e tyre për çeljen e negociatave.

Atëhere, në këto rrethana, cilat janë alternativat e mundshme për BE-në, që ajo të kënaqë interesat, ankesat dhe kërkesat e të gjitha palëve?

Së pari, «Jo» nuk ka të ngjarë, mbasi ajo do të binte në kundërshtim me opinionin e shumicës dërmuese të vendeve antare të BE-së, të Komisionit dhe Parlamentit Europian; ajo do të mohonte punën dhe arritjet e lartpërmendura dhe do të zhgënjente shpresat e popullit tonë që vazhdon te besojë mbi 90 për qind të BE-ja. Një «Jo» do të ishte bonus i madh për diplomacinë dhe strategjinë e vendeve jashtë BE-së që synojnë të futen fort në Ballkan; më tej, ajo  do të krijonte të çara të reja me SHBA-të, të cilat siç dihet ditët e fundit e kanë shpallur çeljen e negociatave me Shqipërinë/Maqedoninë e Veriut ndër tre objektivat e tyre themelore. Së fundi por jo më pak e reëndsishme, kjo «Jo» nuk do të kishte kurfarë ndikimi në përmirësimin e gjendjes dhe përshpejtimin e reformave te ne, përkundrazi. Pak a shumë të njëjtat pasoja do të kishte dhe shtyrja për herë të tretë e tyre, çka vetëm se do të shtonte dozat e mosbesimit ndaj BE-së.

Për pasojë, më shumë gjasa do të ketë një «Po», por gjysmake, për shkaqet e përmendura më sipër. Por gjysmën tjetër të saj BE-ja do ta plotësonte dhe justifikonte me nevojën e frenimit të Rusisë, Kinës e Turqisë në Ballkan. Kjo «Po» do të njihte dhe vlerësonte punën e qeverisë dhe shumicës sonë parlamentare, punën e Komisionit e të Parlamentit Europian dhe shumicës së vendeve antare të BE-së.

Mirëpo një « Po » pa rezerva do të kishte komplikacionet e veta; ajo do të acaronte dhe do të kundërshtohej nga disa vende skeptike dhe kundërshtare që mesa duket vështirë të ndryshojnë qëndrim; gjithashtu ajo do te irritonte pjesë të mëdha të elektorateve të tyre që e kanë alergji frazën «zgjerim drejt Ballkanit»

Këtë rebus të vështirë politik, si mjeshtre në këtë fushë, BE-ja mund ta zgjidhë, pikërisht duke e shoqëruar apo dobësuar «Po»-në e saj me një sërë kushtesh/kërkesash lidhur me rezultate konkrete dhe premtuese në fushat e lartpërmendura. Problemi tani është nëse këto negociatat do të çelen pas plotësimit të kushteve, apo ato do të ecin paralelisht me zbatimin e tyre, çka është dhe më i parapëlqyeri për ne dhe për vetë BE-në. Kjo pasi kjo e fundit ka të drejtë të ndërpresë në çdo kohë negociatat, kur gjykon se kushtet në fjalë nuk po realizohen, siç ka vepruar me Serbinë. Sepse, BE ka në dorë «  si gurin dhe arrën » Veç kësaj, kjo « Po » bashkë me «  POR » është  qetësues  i efektshëm për elektoratet e vendeve të BE-së.  Kështu, alarmit të tyre të mundshëm,  ato do t’u përgjigjen  se «po,  vërtet që negociatat do çelen, POR vetëm  kur të plotësohen kushtet dhe kërkesat tona, ndaj pa merak»

Kjo «Po me bishta» do të akomodonte edhe pozicionet e opozitës sonë, sepse dihet që në BE nuk do të hyjë vetëm qeveria ose shumica, por dhe opozita, gjithë Shqipëria.

Gjithashtu, kjo « Po »  edhe pse kushtore do të ishte «hallvë e ftohtë» për vendet e mëdha  me pretendime në Ballkan jashtë BE-së/SHBA-ve dhe do të japë një imazh më të mirë për vendin tonë edhe si kryesues i OSBE-së 2020. Në këtë mënyrë, do të zbatohet dhe shprehja jonë e urtë «mishi të piqet dhe helli të mos digjet»

Me shumë rëndësi  do të jetë dhe faktori i gjashtë, dmth Maqedonia e Veriut, në kuptimin nëse  vendimi do të merret për të dy vendet tona apo veç e veç, sipas meritave individuale. Ky diskutim është ende në proces.

Si përfundim, nuk ia vlen të humbitet më kohë me diskutime se kujt i takon merita për Po-në dhe faji për kushtet, por të përshpejtojmë zbutjen e situatës dhe të gjuhës politike, për të krijuar mjedisin e nevojshëm për dialogun e shumëpërfolur politik. Meqenëse ka ende kohë, është më e udhës që palët «të ulin heshtat» dhe të japin mesazhet e duhura qoftë dhe fillestare por premtuese drejt mirëkuptimit. Kështu do t’ia lehtësojmë dhe Këshillit të BE-së punën për një vendim pozitiv, qoftë dhe me kushte shoqëruese për çeljen e negociatave deri nga fundi i këtij viti apo qoftë dhe në fillim të vitit të ardhshëm. «Time is up», pra koha nuk pret më. Ndryshe të mos habitemi kur më 18 tetor të «mbetemi në klasë» e të na thonë «kthehuni në vjeshtën tjetër»/gsh

Tags: bendestagJorgji KoteMerkelnegociatatRama

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Vuçiç jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

27 Shtator, 2026

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
Screenshot

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

27 Shtator, 2026

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.