• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
31 Gusht, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Holandës

    Rama detajon sezonin e ri qeverisës: “Prania Besnike”, PasqyrAlbania dhe “Shqipëria Sociale”

    Shqipëria, ligj për njohjen dhe ushtrimin e të njëjtit profesion në vendet e BE-së

    Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e Belgjikës: Shqipëria vlerëson hapjen e Ambasadës në Tiranë

    MEPJ: Përfundon me sukses një tjetër operacion për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria

    Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

    Kryeministri Rama: Protesta e Zvërnecit na sfidoi realisht, qeverisja do të përmirësohet

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

    Gazeta malazeze “Vijesti”: Serbia dhe Shqipëria akuzohen për “veprimtari hibride” kundër Malit të Zi

    Autostrada Shkup–Bllacë nis pas më shumë se 20 vitesh: Kurti dhe Mickoski e cilësojnë projekt strategjik për rajonin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Mësime nga Lindja e Gjermanisë

4 Tetor, 2019
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësi vetjake për vendimet e tyre. Hedhja e fajit për çdo gjë shtetit, çon në mjerim. Me këto fjalë iu drejtua kancelarja Angela Merkel gjermanëve nga Kieli në veri të Gjermanisë, ku dje u përkujtua 29 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë.

Deklarata e kancelares u drejtohet si gjermanoperëndimorëve, ashtu edhe gjermanolindorëve. Në pjesën perëndimore të Gjermanisë, përballë presioneve të epokës globale, njerëzit ankohen se nuk orientohen qartë për vendimmarrje nga elitat, nga shteti. Në Gjermaninë Lindore pakënaqësia për problemet, sidomos të ribashkimit shprehet deri në urrejtje ndaj më të dobtëve dhe ndaj të huajve.

Zhgënjimi me politikën, sado legjitim, nuk duhet të pranohet si shkak për të kërcënuar ata me ngjyrë, me fe, seks ose orientim tjetër seksual, tha Merkeli. Ajo u shpreh e gatshme për debat të hapur. Si dhe që të pranohen kërkesat e forta drejtuar politikës.

Kancelarja tha që ribashkimi i Gjermanive ka përfunduar. Por pranoi se nuk ka përfunduar deri sot ribashkimi i gjermanëve. Sipas një raporti për gjendjen e ribashkimit gjerman, janë më pak se 40 përqind e gjermanolindorëve që mendojnë se ribashkimi ia vlejti. Kurse me demokracinë, janë të lumtur më pak se gjysma e gjermanëve.

Çfarë nuk ka ecur si duhet me Gjermaninë Lindore?

Kancelarja Merkel citoi dje që fuqia ekonomike e pjesës lindore të Gjermanisë gati është dyfishuar në krahasim me vitin 1990. Atëherë fuqia ekonomike e pjesës lindore të Gjermanisë ishte vetëm 43 përqind e fuqisë perëndimore. Sot ka arritur 75 % të fuqisë së pjesës perëndimore.

Njëkohësisht, në mediat gjermane shkruhej këto ditë se megjithatë gjermanolindorët nuk jetojnë shumë më mirë se polakët apo çekët. Kjo megjithëse Gjermania perëndimore ka transferuar 1,6 bilionë euro në Lindje të Gjermanisë në këto 30 vjet. Çfarë nuk ka ecur si duhet me Gjermaninë Lindore?

Tri vendime kryesore për mënyrën si u krye ribashkimi shihen zakonisht bashkëpërgjegjëse për problemet. Studiuesi Philipp Ther, që ka shkruar librin “Fundi tjetër i historisë. Për transformimin e madh” i përmbledh, së pari në vendimin politik të qeverisë Helmut Kohl, që Dojçmarka të këmbehej me Markën Lindore (Ostmark) në kursin 1 me 2. Jo një me shtatë, siç i përgjigjej fuqisë reale të ekonomisë gjermanolindore. Mbivlerësimi artificial i monedhës gjermanolindore bëri që industria gjermanolindore të mos konkurronte dot me Perëndimin. Eksportet gjermanolindore u shtrenjtuan katërfish, në krahasim me vitin 1988. Thuhet se qeveria Kohl e mori këtë vendim për të shmangur emigrimin masiv nga Lindja. Por që nuk e pengoi dot. 1.4 milionë vete ikën nga Lindja brenda pak vitesh.

Së dyti, goditje ekonomisë së Gjermanisë Lindore i dha liberalizimi i menjëhershëm. Fakti që brenda natës asaj ia hoqën të gjitha barrierat mbrojtëse tregtare. Me ribashkimin me pjesën perëndimore, ajo iu ekspozua plotësisht konkurrencës së Komunitetit Evropian.

Së treti: rezultoi që privatizimi radikal nga Shoqëria Treuhand, e mirëbesimit, shkatërroi strukturat e shumë qyteteve të mesme gjermanolindore. Ato jetonin prej fabrikave që kishin pranë. Çmimin e privatizimit radikal ato e paguajnë edhe sot.

Me konceptet neoliberale të viteve 90, shoqëria Treuhand shiti brenda dy vjetësh 10.000 sipërmarrje të Gjermanisë Lindore, nga 12.500 që kishte gjithsej për shitje. Këto punësonin katër milionë vetë. Ther thotë se presioni për të shitur kaq shumë sipërmarrje shtetërore, uli çmimin e tyre. Dhe nga 600 miliardë marka fitim që pritej, në fund pati 270 miliardë marka humbje.

Mbyllja masive e sipërmarrjeve të shitura dhe pasojat

Më kujtohet shumë mirë një bisedë që pata në vitin 1993 me njërin nga menaxherët e Shoqërisë Treuhand në zyrën e tij në Berlin. Ai më tha se ishte i lumtur që e kishte plotësuar kushtin për shitje: që sipërmarrjet shtetërore ua kishte shitur privatëve që kishin plane zhvillimi për to.

Por studiuesi Ther kujton që shumë nga sipërmarrjet e shitura u mbyllën nga pronarët e rinj. U ruajt vetëm një, në katër vende pune. Më tej: edhe fakti që me përjashtim të nëpunësve shtetërorë që ndërruan sistemin, elita gjermanolindore nuk u krijua në Lindje, por erdhi nga Perëndimi – ka lënë gjurmë. Ndjesinë e qytetarit të klasit të dytë e kanë rreth 60 përqind e gjermanolindorëve.

Të gjitha këto, gjermanolindorët i përjetuan si shok. Njerëzit nuk e ndoqën ribashkimin. Megjithëse ekonomikisht ribashkimi ishte i suksesshëm, dhe gjermanolindorët jetojnë më mirë se në vitet 1990.

Shtete të tjera, si p.sh. Polonia dhe Çekia fillimisht i mbajtën në shtet sipërmarrjet e mëdha shtetërore. I privatizuan ato vetëm gradualisht. Zhvlerësimi i monedhës vendase gjithashtu e ruajti më mirë fuqinë konkurruese të ekonomive të tyre në epokën paskomuniste.

Politika qendrore gjermane mendon për Lindjen

Mund të thuash që gjermanët ankohen duke u nisur nga një nivel i lartë mirëqënieje. Shtete të tjera ish-komuniste kanë probleme shumë më të mëdha ekonomike e stabiliteti politik, krahasuar me Gjermaninë Lindore. Por ja që kjo është gjendja psikologjike në Gjermani aktualisht.

Politika tashmë është e ndërgjegjshme. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Saksoni dhe në Brandenburg, ku partitë tradicionale CDU dhe SPD e mbrojtën me humbje kryesimin përballë populistëve të AfD, duket se e kanë vënë në mendime Berlinin. Kancelarja Merkel ka kërkuar edhe një kuptim më të mirë nga gjermanët për Gjermaninë Lindore. Politikanë të tjerë, si ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer treguan dje madje se janë nxjerrë mësime nga pakënaqësia në Lindje e po merren masa.

Gazetës Bild Seehofer i tha se për afërsisht 10 vjet, kushtet e jetës mes Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë do të jenë barazuar. Do të ketë barazi jo vetëm mes Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë. Strukturat e dobëta rajonale do të eleminohen në të gjithë Gjermaninë.

Kjo do të arrihet duke përmirësuar infrastrukturën në Lindje – që njerëzit të jetojnë atje ku duan, pasi do të kenë pranë shkollën e spitalin. Pra duke investuar për të eleminuar probleme gjithëgjermane. Do të arrihet edhe me zhvendosje institucionesh në Lindjen e Gjermanisë. Siç po bëhet në Saksoni, me ngritjen e një shkolle për gjuhët e huaja për policinë, siç po bëhet në në aeroportin Lajpcig/Halle, me ngritjen e një agjencie për sigurinë kibernetike. Mbetet që frytet e angazhimit të ri gjermanolindorët t’i ndiejnë pa kaluar breza. – DW

Related- Posts

FOKUS

Islanda i tha “jo” BE-së: Pse një vend europian zgjodhi të ruajë sovranitetin përballë Brukselit?

31 Gusht, 2026
FOKUS

Sirenat greke që zëvendësuan Polifoninë Shqiptare  në UNESCO

31 Gusht, 2026
FOKUS

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën nga brenda

30 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Aleanca e Mekës” merr formë: Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nisin zbatimin e paktit të mbrojtjes

31 Gusht, 2026

Xi Jinping–Putin takohen në Bishkek: “Themelet e marrëdhënieve Kinë–Rusi do të bëhen edhe më të forta”

31 Gusht, 2026

Sondazhi i CGTN-it: Pse zgjidhja e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait për qeverisjen globale po tërheq vëmendje të gjerë?

31 Gusht, 2026

Bashkëshortja e presidentit kinez Peng Liyuan viziton Muzeun Historik Kombëtar të Kirgizistanit

31 Gusht, 2026

KASH mbështet Bekim Sejdiun për President të Kosovës: “Figurë që bashkon dhe përfaqëson me dinjitet shtetin”

31 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.