• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Ndarja nëpërmjet “Brexit” do ta kthente Britaninë e Madhe në Jugosllavi

15 Tetor, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi nga Bashkimi Europian e bën më të mundshëm shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë njerëz nga Ballkani që jetojnë në Britani shohin disa ngjashmëri të rrezikshme me ish-Jugosllavinë.

Nga James Ker-Lindsay

Tashmë që kanë mbetur vetëm tri javë deri në afatin e fundit që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian, njerëzit në Ballkan më pyesin vazhdimisht se ç‘do të ndodhë më pas. Përgjigja e sinqertë është se askush këtu nuk ia ka idenë.

Është një përvojë e çuditshme, duke pasur parasysh sigurinë që dikur karakterizonte politikën britanike. Ndërsa ngjarjet dhe personalitetet ndryshuan, rregullat e lojës u kuptuan. Mbretëria e Bashkuar mund të mos ketë një kushtetutë të shkruar, por ne kemi një sistem që ne besonim se ishte ndërtuar mbi besimin dhe një sportivitet të mirë. Nuk është më kështu.

E gjithë korniza e politikës britanike është transformuar. Që prej vitit 2016, dhe veçanërisht gjatë vitit të kaluar, sistemi ynë politik është vënë në provë si asnjëherë më parë – ndoshta deri në atë pikë sa u shkatërrua fare. Ekziston një ndjenjë në rritje që Brexit po çon drejt kolapsit eventual të vetë bashkimit politik – sidomos nëse ndodh nën një skenar të “pa marrëveshje” ose të një Brexit të vështirë.

Sigurisht që mundësia e shpërbërjes së Mbretërisë së Bashkuar nuk është asgjë e re dhe ekziston prej vitesh. Megjithatë, pak në Angli dukej se e morën seriozisht këtë. Edhe ndërsa Skocia përgatitej për një referendum për pavarësi në vitin 2014, kishte një lloj ndjesie që ajo nuk do të largohej.

Ndryshe nga të tjerët, nuk kam menduar kurrë se Mbretëria e Bashkuar ishte imune ndaj secesionizmit. Ndoshta këtë e kisha nga përvoja e punës time në Ballkanin Perëndimor. Kam menduar gjithmonë se britanikët, më shumë se çdo vend tjetër europian, duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Për të qenë të sigurt, të dy rastet nuk janë të njëjta. Natyra e shtetit, historia e tij dhe konteksti më i gjerë janë thellësisht të ndryshme.

Megjithatë, siguria e vjetër se Britania kurrë nuk mund të marrë të njëjtën rrugë si Jugosllavisë nuk mund të hidhet më poshtë aq lehtë. Gjendja emocionale në vend po ndryshon për keq. Ata që kanë jetuar gjatë kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë dhe tani jetojnë në Britani, shohin gjithnjë e më shumë paralele me atë që ndodhi në ish-atdheun e tyre në vitet 1990.

Siç më tha një ish-diplomat i lartë serb – një i njohur i moderuar – nëse Brexit (dhe ardhja në pushtet e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara) kishin një gjë pozitive, ishte se ai nuk kishte më asnjë vështirësi të shpjegonte ngritjen në pushtet në Serbi të Sllobodan Millosheviçit.

Populizmi që nxit Brexit, i shoqëruar me një besim të ndërtuar në nacionalizmin anglez – dhe jo atë britanik – është shumë shqetësues. Por a mund të çojë ai në konfrontim politik, nëse jo edhe në dhunë?

Siç janë gjërat, kandidatja me më shumë gjasa për t’u shkëputur është Skocia. Ajo tashmë ka mbajtur një votim për pavarësi. Megjithatë, ndërsa 55 për qind e votuesve e refuzuan shtetësinë pesë vjet më parë, konteksti politik tani ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Në vitin 2014, votuesve skocezë iu tha se nëse votonin për pavarësi, e ardhmja e tyre në BE nuk mund të garantohej. Vetëm dy vjet më vonë, pasi votuan me shumicë dërrmuese për të qëndruar në BE në referendumin e Brexit, ata prapëseprapë e gjetën veten në dyshim për të qëndruar në BE.

Si rezultat, qeveria skoceze po ndërmerr hapa për t’i hapur rrugë një tjetër votimi. Çështja është nëse qeveria britanike do ta lejojë këtë. Tashmë, ka shenja që nuk do ta lejojë.

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se është kundër një tjetër referendumi skocez dhe se do të refuzojë të japë lejen e nevojshme për një referendum të ri. Kjo mund të çojë në një bllokim politik midis Londrës dhe Edinburgut.

Nëse kjo ndodh, ekziston rreziku që politikanët anglezë ta shohin një zhvillim të tillë si një sulm ndaj imazhit të tyre për një Britani të fuqishme pas Brexitit dhe të rezistojnë me akoma më shumë forcë. Si rezultat, Londra mund të përpiqet të largojë fuqitë nga Edinburgu dhe të vendosë një sundim të drejtpërdrejtë. Bërja e kësaj do të kishte pasoja të mëdha.

Pastaj është edhe Uellsi. Tradicionalisht, mbështetja për pavarësi ka qenë jashtëzakonisht e ulët. Një sondazh i kryer menjëherë pasi Skocia votoi që të mbetej pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, e vendosi mbështetjen për shtetësinë e uellsit në vetëm 3 për qind. Në vitin 2016, së bashku me Anglinë, Uellsi votoi në favor të Brexit.

Megjithatë, lëvizja për pavarësi në Uells duket se po rritet. Sondazhet e fundit tregojnë se ajo po shkon në rreth 25 për qind – duke u rritur në 40 për qind nëse kjo do të thotë të qëndrosh në BE pas një Brexit. Në mbështetje të shtetësisë po zhvillohen një sërë tubimesh.

Ç’ka është më e rëndësishmja, hulumtimet e reja tregojnë se rezultati i Brexit u formësua nga ndarjet në shoqërinë uellsiane. Zonat që flasin gjuhën e Uellsit votuan që të qëndronin. Ishin zonat që flasin anglisht, dhe sidomos ato zona ku ka një numër të madh anglezësh etnikë (afërsisht 20 për qind e popullsisë), që votuan për largim nga BE-ja.

Kjo ngre perspektivën e hapjes së pakënaqësisë së thellë ndërsa banorët e Uellsit fajësojnë për fatkeqësinë e tyre “kolonët anglezë”. Edhe pse dhuna duket e pamundur, është e rëndësishme të pranohet dinamika kryesore në vend. Situata në Uells ndoshta nuk është aq e qetë sa mund të supozojnë shumë njerëz.

Megjithatë, nga të gjitha pjesët e Mbretërisë së Bashkuar, Irlanda e Veriut është më e rrezikshmja. “Problemet” që prekën krahinën – dhe Britaninë e Madhe – për dekada me radhë morën fund në vitin 1998 me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë.

Kjo marrëveshje historike paqeje u bazua në dy faktorë kryesorë. Së pari, kur ka prova të mbështetjes së mjaftueshme për unifikim irlandez, do të mbahet një referendum. Së dyti, deri në atë kohë, kufiri midis Veriut dhe Republikës do të ishte sa më i hapur që është e mundur.

Në vitin 2016, Irlanda e Veriut votoi që të mbetej në BE. Por rezultati nxori në dritë dallime të thella nëpër komunitete. Katolikët votuan me shumicë dërrmuese për të qëndruar. Protestantët u ndanë më në mënyrë të barabartë, por një shumicë megjithatë votuan daljen nga BE-ja.

Që atëherë, ka dalë në pah mundësia e një kufiri të vështirë që po rindërtohet në ishullin e Irlandës. Nëse kjo do të ndodhte, rruga drejt një rikthimi dhune është e qartë. Çdo infrastrukturë kufitare së shpejti do të sulmohej. Kjo do të kërkonte ndërhyrjen e policisë. Atëherë policia do të sulmohej, duke kërkuar kështu mbrojtjen e ushtrisë. Tashmë, numri i incidenteve të dhunshme në krahinë është përsëri në rritje.

Brexit mund të çojë në një referendum mbi bashkimin irlandez. Sondazhet e fundit tregojnë se mbështetja për unifikim është rritur dhe tani duket se gëzon një epërsi më të hollë. Për shumicën dërrmuese të kontinentit britanik, ky nuk do të ishte problem.

Megjithatë, për sindikalistët ekstremë që do ta gjenin veten duke jetuar në një Irlandë të bashkuar, kjo do të mund të ishte e tepërt. Përpjekjet për t’i rezistuar përfshirjes në shtetin irlandez mund të hasin rezistencë. Kjo është frika e vërtetë për shumë njerëz.

Së fundi, nuk mund të mos diskutojmë mundësinë e tensioneve në Angli. Brexit ka sjellë ndarje të thella në të gjithë vendin: veriu kundër jugut, zonat urbane kundër atyre rurale, Londra kundër pjesës tjetër. Shumë më tepër sesa Skocia, Uellsi dhe madje edhe Irlanda e Veriut, është Anglia vendi ku zhvillohen betejat kryesore midis mbështetësve të qëndrimit dhe të largimit nga BE-ja.

Përdorimi i gjuhës inflamatore të tradhtisë mund të shkaktojë ende dhunë serioze politike.

Me vetëm disa javë para se Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian, ekziston një ndjenjë në rritje që Brexit do të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar. Brexit tani kuptohet të jetë një projekt nacionalist anglez dhe tërheqja nga pjesët e tjera të vendit duket se po rritet.

Dikush do të shpresonte se çdo lëvizje drejt shkëputjes të mund të zhvillohej në mënyrë paqësore dhe demokratike. Një rreze shprese duket se është se anglezët duan Brexit më shumë sesa duan bashkimin dhe kështu mund të jenë të gatshëm t’i lënë pjesët e tjera të largohen.

Megjithatë, kur procese të tilla ndodhin në një mjedis populizmi kombëtar, gjithmonë ekziston mundësia që ata të mund të ndryshojnë mendimin e tyre nëse Brexit është arritur.

Në mënyrat e tyre të ndryshme, pjesët e ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar i kanë kushtet për konfrontim dhe konflikt.

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.