• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Si të menaxhojmë ‘Jo’-në e 18 tetorit?

24 Tetor, 2019
in OP/ED, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Aspekti gjeopolitik lidhur me frikën nga Rusia, Kina, etj. mbetet në favorin tonë. Vetëm se nuk do tepëruar me atë rrezik e ca më pak të përdoret si « gjethe fiku» për të mbuluar e justifikuar mungesat dhe mangësitë tona. Sepse kështu, dëmi që i shkaktojmë BE-së është më i madh se sa «gogoli» rus. Veç kësaj, Serbia e ndonjë vend tjetër dëshmojnë se as negociatat dhe madje as anëtarësimi në BE nuk janë garanci automatike ndaj këtij rreziku.

Nga Dr.Jorgji KOTE

‘Jo’-ja e papritur dhe e diskutueshme e Këshillit Evropian ka ngritur me të drejtë dallgë zhgënjimi, debatesh dhe polemikash të shumta në Shqipëri, Evropë e më gjerë. Sepse në fakt, gjithandej pritej një “Po” e kushtëzuar si ajo gjermane. Me avantazhin e përvojës mbi 20-vjeçare diplomatike lidhur me këtë kryetemë problematike në Berlin dhe në Bruksel, ku vazhdoj të jem në kontakte të vazhdueshme me rrethet evropiane e kam argumentuar më 17 shtator në shkrimin “Përse ‘Po’ me shumë ‘Por’”, sepse ajo do të akomodonte pozicionet, punën dhe mangësitë e të gjitha palëve, plus premtimin e BE-së dhe aspektin gjeopolitik për të dyja vendet.

Mirëpo ç’ishte për t’u bërë, u bë. Ndaj tani është momenti që të reflektojmë dhe menaxhojmë sa më mirë ‘Po’-të e sidomos ‘Jo’-të e partnerëve evropianë, me qëllim që të “kapim trenin e Zagrebit”. Veçse jo me “hidh e prit”, as duke ua veshur të gjitha mëkatet aleatëve tanë evropiane që na janë ndodhur të gjithë pa përjashtim pranë dhe na kanë pritur me shumë durim këto 30 vitet e fundit; pa hyjnizuar “Po”-të në shumicë, por edhe pa stigmatizuar “Jo”-të.

Më konkretisht nga të gjitha palët kërkohet analiza e qetë tërësore e 18 tetorit me të gjitha të vërtetat bashkë me mirëkuptimin e praktikave dhe realiteteve të BE-së, ashtu siç janë, me të mirat dhe të metat e tyre e jo si na pëlqen neve.

Së dyti, boll më me fabulën se shkaku kryesor i “Jo” -së nuk ishin deficitet tona demokratike, por vetoja franceze, përplasjet franko-gjermane dhe reformimi përpara zgjerimit. Sepse dihet që natën e 17 tetorit në Bruksel u debatua fort për 6 orë rresht për arritjet dhe problemet në Maqedoninë e Veriut dhe veçanërisht në Shqipëri lidhur me sundimin e ligjit, krimin, korrupsionin, azilin etj., e pastaj për zgjerimin në parim.

Pavarësisht nga pohimet dhe pretendimet, nuk janë të paktë zërat në BE që tregojnë se nuk i kemi kryer të gjitha “detyrat e shtëpisë”, në kohën e duhur dhe ca më pak me cilësi. Madje, disa i kemi ende të papërfunduara dhe me një kosto të pritshme tejet të lartë, ndaj disa vende që preken më shumë nga dukuritë tona negative e kanë të vështirë të kuptojnë që veç të tjerash, kemi dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. Pastaj detyrat e shtëpisë nuk janë qëllim në vetvete si për nxënësit e klasës së parë. Treguesi i tyre më i mirë janë “punët e shtëpisë”, që i kemi lëmsh e ku nuk “e merr vesh qeni të zonë”. Për hir të së vërtetës, Presidenti Macron, e vlerësoi punën dhe reformat tona, duke theksuar gjithsesi se “nuk janë ende të mjaftueshme”. Së treti, lidhur me nevojën e reformimit të brendshëm të BE-së, Presidenti Macron ka plotësisht të drejtë të këmbëngulë dhe të marrë lidershipin e këtij procesi, që ka disa vite që “fle” në sirtar, natyrisht me vizionet e veta, që nuk janë të panjohura e që tani pritet t’i shtrojë për diskutim. Këtu ai ka në parim edhe mbështetjen e Merkel dhe të tjerëve, të cilët ndryshe nga Macron, janë paralelisht për “reformim dhe zgjerim”. Një shkak i fortë i këtij reformimi është mungesa e efikasitetit të deritanishëm të zgjerimit me shumicën e ish-vendeve lindore. Me problemet e krijuara, ato kanë kontribuar edhe mw shumë në “lodhjen” dhe alergjinë ndaj zgjerimit të mëtejshëm. Për fat të keq në 12 vitet e fundit, pa mohuar hapat dhe arritjet e njohura, me vonesat dhe pengesat e njohura, as ne nuk i kemi i justifikuar shpresat e zgjerimit.

Së katërti, “Jo” nuk tha vetëm Franca, por dhe Holanda me Danimarkën, kurse vende të tjera “Po” e tyre e thanë “me gjysmë zëri”. Edhe Bundestagu na e dha vërtet ‘Po’-në, veçse me nëntë kushte sfiduese, që kanë të bëjnë me realitetin shqiptar e jo atë gjerman. Kur presidenca finlandeze e hodhi në shqyrtim ndarjen (decoupling) e dy vendeve tona, shumë vende donin të çeleshin negociatat me Maqedonisë, por jo me ne.

Së pesti, Franca, Holanda, Danimarka dhe vende të tjera hezituese nuk kanë asgjë dhe asnjë fobi ndaj nesh, ca më pak inat dhe revansh. As nuk janë kundër aspiratës sonë evropiane. Franca është sponsorja e dytë më e madhe e Procesit të Berlinit, ashtu sikurse Holanda, Danimarka dhe të tjerë ndihmës dhe mbështetës pa rezerva të kauzave tona integruese, vende mike dhe aleatë në BE dhe NATO. As nuk ka një “minim”, “ndarje apo izolim tretë” nga Evropa, siç tentojnë disa me demonizimin e ‘Jo’-së së përkohshme të18tetorit.

Dihet se Franca ka bërë historinë dhe është djep i demokracisë. Për parime dhe interesa madhore të paqes dhe sigurisë në botë, në vitin 2003 bashkë me Gjermaninë, ajo kundërshtoi hapur ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak. Ju kujtohet se si atëherë të dyja u etiketuan si “Evropa e vjetër”, kurse Shqipëria dhe disa vende ish-lindore si “Evropa e re? Mirëpo koha i dha të drejtë Francës dhe Gjermanisë.

Edhe Holanda me Danimarkën janë vende të vogla, por me emër dhe demokraci të madhe në të gjitha fushat. Kur vjen puna për parime madhore, ato nuk duan t’ia dinë për askënd. Holanda e tregoi këtë në referendumin e majit 2005 kur me 61 për qind të votave i tha “Jo” Draft-Kushtetutës evropiane bashkë me Francën. Ashtu sikurse vitet e fundit, bashkë me disa vende të tjera veriore, Holanda me Danimarkën kanë kundërshtuar disa nisma franko-gjermane. Në fakt, përplasjet brenda BE-së janë bashkudhëtare të përhershme, veçse ndryshe nga ne, ato dinë dhe gjejnë rrugëzgjidhje me mirëkuptim, lëshime dhe konsensus.

Në vijim, nuk “ngjit as argumenti se nuk po kërkojmë anwtarësim, por vetëm çelje negociatash! Sepse dhe për këtë të fundit ka kushte dhe kritere rigorozisht të përcaktuara dhe që vitin e kaluar u ashpërsuan më tej.

Aspekti gjeopolitik lidhur me frikën nga Rusia, Kina, etj. mbetet në favorin tonë. Vetëm se nuk do tepëruar me atë rrezik e ca më pak të përdoret si « gjethe fiku» për të mbuluar e justifikuar mungesat dhe mangësitë tona. Sepse kështu, dëmi që i shkaktojmë BE-së është më i madh se sa «gogoli» rus. Veç kësaj, Serbia e ndonjë vend tjetër dëshmojnë se as negociatat dhe madje as anëtarësimi në BE nuk janë garanci automatike ndaj këtij rreziku.

Së gjashti, le ta kuptojmë më në fund se negociatat nuk çelen vetëm nga Komisioni/Parlamenti Evropian, as vetëm nga Gjermania, sado e rëndësishme që është, as nga 25 apo 26 vende anëtare. Kurrsesi! Sepse BE-ja nuk është klub apo asamble, ku vepron dhe sundon shumica, qoftë dhe dërmuese, ca më pak në dëm dhe kundër një pakice sado e vogël, por BASHKIM vendesh me vlera, ideale dhe parime të përbashkëta por me interesa që nuk përputhen gjithnjë e në çdo rast! Ndaj për aspekte kardinale si zgjerimi ajo vepron në unanimitet përmes konsensusit të plotë. Negociatat çelen dhe një vend pranohet në BE kur të japin OK e tyre të 27 vendet anëtare të BE-së, nga Luksemburgu i vogël te Franca e madhe.

Kjo filozofi dhe realitet e ka karakterizuar BE-në nga themelimi i saj me gjashtë vendeve të para, duke përfshirë Francën dhe Holandën; jo rastësisht ato ishin humbës dhe fitues të Luftës së II Botërore, të vegjël e të mëdhenj, të veriut e të jugut, të pasur dhe të varfër dhe të hapur ndaj të tjerëve më vonë siç dhe ndodhi.

Për më tepër, vendet anëtare që përfaqësojnë aspektin ndërqeveritar kanë marrë përparësi të dukshme ndaj atij aspektit «supranacional» të përfaqësuar nga Komisioni/Parlamenti Evropian. Kjo pritje po forcohet për shkak të populizmit dhe euroskepticizmit që i kanë drejtuar shigjetat e sulmeve të tyre nga Brukseli.

Prej këtej lind e drejta e çdo vendi anëtar, sado i vogël, le më pastaj Franca që bashkë me Gjermaninë janë boshti dhe motori i pazëvendësueshëm i BE-së, për të marrë vendimet e veta në integritet të plotë. Pavarësisht nga zhurma e madhe mediatike dhe kundërshtimet e shprehura të çdo niveli, Macronin, Rutte, etj i ka zgjedhur elektorati francez. Ndaj, ata janë në të drejtën e tyre për të mos i lënë asnjë « shteg të ngushtë » Le Penit dhe populistëve të tjerë, duke filluar nga azili dhe emigracioni i paligjshëm shqetësues. Siç vepruan dhe social-demokratët danezë që fituan në zgjedhjet e Majit, duke ua marrë nga duart ekstremistëve të djathtë « topin » e azilit. Atëherë, a nuk është më mirë të « hamë një shuplakë » sado të fortë nga miqtë tanë të moderuar, të majtë apo të djathtë se sa të biem preh e ekstremistëve dhe euroskeptikëve?

Për rrjedhojë, në përputhje me diversitetin karakteristik të përqasjeve të BE-së, ka vende që i njohin problemet tona por mendojnë se duke çelur negociatat do të nxitet procesi i reformave dhe gjërat do të shkojnë më mirë, siç ka të tjera që me të drejtë pyesin përse nuk janë çuar deri në fund reformat, ndaj dhe këmbëngulin për realizimin e tyre përpara çdo etape avancimi në BE.

Këtu qëndron dobësia por dhe sekreti i funksionimit të BE-së. Ky diversitet e bën atë më të pasur e më të zhdërvjellët përballë krizave e konflikteve.

Duke lënë pas Brukselin e 18 Tetorit e duke shkuar me mendje te Zagrebi i Majit 2020, le ta themi se sfida është shumë më e madhe, duke filluar nga « detyra të reja shtëpie » ; sepse, veç të tjerash, na duhet të përfundojmë reformat e filluara, sidomos atë zgjedhore dhe të drejtësisë dhe të zgjidhim krizën politike në vend. Veç kësaj, tani e tutje do të kemi drejtues të rinj të institucioneve kryesore evropiane që duan kohën e tyre të njihen dhe binden për arritjet tona, si baza vendimtare për një PO të mundshme në Zagreb. Plus kërkesa në rritje në kuadrin e vizionit dhe strategjisë së ardhshme të BE-së për reformim të brendshëm.

Për këtë qëllim, krahas mirënjohjes për vendet e PO-së me kushtet e tyre, kërkohet një sjellje dhe qëndrim i ri pozitiv ndaj vendeve që na thanë ose ka gjasa të na thonë JO. Të mos gabojmë se « po futëm në thes Gjermaninë apo dhe Francën e kemi të fituar davanë » me të tjerët. Ndaj, lipset të fillojnë dhe intensifikohen menjëherë kontaktet zyrtare, partiake, publike, parlamentare, kulturore, qytetare, ekonomike, etj. në çdo format dhe nivel me Francën, Holandën, Danimarkën, Spanjën dhe vende të tjera, duke u treguar me vepra se po reagojmë ndaj skepticizimit të tyre duke forcuar bashkëpunimin me ta. Të mos harrojmë se si vende partnere, do t’ua kemi nevojën për një kohë të gjatë dhe pas reformimit të brendshëm të BE-së; ndaj të shmangim çdo formë etiketimi, diversioni apo kundërvënie të njërit kundër tjetrit dhe të mos bëhemi pjesë e deklarimeve, lojërave dhe përplasjeve të « të mëdhenjve »; të mbajmë parasysh dhe thënien tonë të mençur se » uthulla e fortë prish enën e vet »/gsh

Tags: BEEUJorgji Kotenegociatat

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Shqipëria, një hap më afër hapjes së negociatave për Grupkapitullin 4: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”

11 Qershor, 2025
OP/ED

Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

8 Qershor, 2025
NGJARJE

“Defender Europe ’25” në Durrës, stërvitje e përbashkët me amerikanët

5 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit në valën e fundit të sulmeve ndaj Teheranit

16 Qershor, 2025

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

16 Qershor, 2025

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

16 Qershor, 2025

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.