• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Pse nuk ka më protesta?!

30 Tetor, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Habia e përgjithshme që ka kapur shqiptarët në këtë vjeshtë të butë dhe të thatë, lidhet jo edhe aq me motin si nocion atmosferik, por me motin politik, si dukuri që kushtëzohet nga ata që drejtojnë vendin. Një paqe totale, që nuk u prish as nga dështimi me hapjen e negociatave evropiane dhe që duket se kësaj rradhe do të mbajë gjatë. Palët (kuptoni opozitën) janë bindur se lufta nuk bëri viktima dhe se duhet një trill tjetër për të marrë kalanë e pushtetit.

Kemi qenë të gjithë këtu gjatë pranverës së fundit. Edhe ata që s’kanë qenë, e kanë ndjerë virtualisht nga larg aromën e barutit të shashkave, e kanë parë bojën që vishte muret e Kryeministrisë dhe zjarret e tymin që shfaqeshin sa në Bulevard, aq tek parlamenti. Ishte momenti kur pritej të binte qeveria. Ose së paku, kështu thuhej. Sepse askush nuk ra, përveç mandateve parlamentare dhe bashkiake të të gjithë opozitës. Kapitullim në stil të gjerë, braktisje zyrash dhe poltronash, sikur të kishte ndodhur ndonjë pushtim i huaj.

Kjo marrëzi verore tashmë ka marrë fund. Por siç thonë të vjetrit, kur të vijnë mendtë…! Tashmë kemi një skenë politike surreale, me njërën palë të shtrirë këmbë për mbi këmbë në të gjithë hartën e Shqipërisë, e palën tjetër që rri në kafe. I vetmi që vazhdon të bëjë opozitarin e vërtetë është Ilir Meta, ndërsa kreu i opozitës ndërroi edhe shtëpinë, për t’u rehatuar në lagjet ekskluzive të periferisë së Tiranës. Panoramë më absurde zor të gjesh kund.

Në këto kushte, e para gjë që do t’i shkonte ndërmend një njeriu normal, do të qe ajo e një reaksioni të egër dhe reagimi masiv, të palës së lënë jashte dere. Do të ishte logjike të mendohej se mungesa e përfaqësimit do të duhej të sillte revoltën e palës së nëpërkëmbur. Sepse konfliktet politike ndodhin zakonisht kur prishen ekuilibrat e përfaqësimit në një shoqëri.

E megjithatë as kjo gjë nuk po ndodh. Shbalancim pushteti ka, reagim s’ka. Që zgjedhjet e 30 qershorit dhe afrimi i sezonit të verës do të hidhnin ujë në benzinën e protestave, kjo ishte e pritshme. Edhe që opozita do të lodhej pasi e kishte provuar ta rrëzonte disa herë Ramën e nuk ja kishte dalë, edhe kjo ishte e imagjinueshme. Historia e Çadrës ka krijuar tashmë reflekset e saj të kushtëzuara në shoqërinë shqiptare.

Por kjo mpakje e zjarrit opozitar, që tani ka mbetur vetëm në fjalorin që PD e LSI përdorin në konferenca shtypi apo debate televizive, na tregon sot për së largu, sesa e madhe dhe joefektive ka qenë ajo marrëzi kolektive që nxorri në rrugë burra e gra, për të prerë degën ku ishin ulur.

Katër muaj pasi protestat kanë mbaruar, është cinike ta thuash, po një ndër rezultatet më të dukshme dhe flagrante të stinës së gjatë të arratisë së opozitës, ka qenë dalja në sipërfaqe e llumit të listave. Duke ikur nga sistemi, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi na treguan pa dashje se çfarë sedimentesh të shëmtuara njerëzore kishin hedhur në listat e deputetëve në vitin 2017, që sot bëjnë humor, më shumë sesa lajme. Pjesa tjetër e lojës politike është ajo e njëjta: pozita përpiqet të përdorë avantazhin e pushtetit të tejfryrë,  opozita tenton të faktorizohet përmes dialogut që po vjen, në pritje që shumica të shkërmoqet nën peshën e vet.

Koordinatat e reja të politikës shqiptare e kanë çuar fabulën e partive tek sinoret e vjetra të dialogut, zhurmnajës dhe punës në boshllëk. Është e njëjta procedurë “një hap para, dy hapa mbrapa”, që kemi parë gjatë gjithë gjatësisë së tranzicionit. Janë të njëjtat praktika të vjetra, të njëjtat vese e zakone që kanë krijuar imazhin dhe reputeacionin e klasës tonë politike ndër vite. Pasi u rrahën e u gjuajtën me çfarë u erdhi në dorë, ngjan sikur të majtë e të djathtë janë përmallur për pak normalitet. Sidoqë të jetë, më mirë kështu!

Për protestat, tani që u hoqën edhe makinat që bllokonin rrugën tek Unaza e Re, nuk kujtohet më askush. E megjithatë kostoja e tyre vijon të ndjehet thellë në indin e politikës dhe shoqërisë shqiptare. U desh një kosto e madhe kombëtare, u desh një tendosje e skajshme, që të kuptohej se pushteti nuk merret më me dhunë. Qoftë edhe  një vend gjysëm-demokratik dhe thellësisht të korruptuar e të dobët si Shqipëria.

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.