Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit thotë se Evropa tani është “epiqendra” e pandemisë Covid-19.
Evropa ka kapërcyer Kinën si vendi “i nxehtë” i coronavirusit në botë, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Evropa tani është bërë epiqendra e pandemisë Covid-19”, tha ai në një konferencë për shtyp në Gjenevë, duke theksuar se kontinenti ka raportuar më shumë infeksione dhe vdekje sesa pjesa tjetër e kombinuar e botës, përveç Kinës.
“Tani më shumë raste raportohen në Evropë. Çdo ditë raportohen më shumë sesa në Kinë në kulmin e epidemisë së saj”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë.
Zyrtarët e OBSH-së shpallën COVID-19 një pandemi globale të Mërkurën pasi virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.
Italia aktualisht ka shumicën e rasteve jashtë Kinës me të paktën 15 113 infeksione, e ndjekur nga Spanja në 4,334, Gjermania në 3,156 dhe Franca në 2,882.
Zvicra aktualisht ka 1.125 raste, e ndjekur nga Suedia në 809, Hollanda në 804 dhe Danimarka në 788.
Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 1.701 raste.
Adhanom tha se vendet duhet të ndërmarrin një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar pandeminë.
OBSH rekomandon që të gjithë personat që ndihen keq të qëndrojnë në banesë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Distancimi shoqëror sipas OBSH është frenimi më i mirë për përhapjen e koronavirusit.