Presidenti i Kinës Xi Jinping, përmes mesazheve dërguar liderëve të Bashkimit Europian, ka ofruar mbështetjen e Kinës në luftën kundër COVID-19.
Në mesazhin e tij drejtuar Charles Michel dhe Ursula von der Leyen ai thotë së Kina është gati që të ofrojë asistencë dhe të ndihmojë BE-në për të kapërcyer virusin sa më shpejt të jetë e mundur.
Kina mban lart vlerat komunitare me perspektivën e një të ardhme të përbashkët të njerëzimit, tha Xi, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm që të përforcojë koordinimin dhe bashkëpunimin me BE në nivel bilateral dhe ndërkombëtar, të ruajnë së bashku sigurinë globale dhe rajonale të shëndetit publik dhe të mbrojmë jetët dhe shëndetin fizik të njerëzve nga të dy krahët dhe njerëzve në mbarë botën.
Xi theksoi se ai i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-BE dhe është i gatshëm të punojë së bashku me BE për të thelluar katër partneritete; paqen, zhvillimin, reformat të ndryshme dhe civilizimin, si dhe partneritetin strategjik gjithëpërfshirës Kinë-BE , në mënyrë që të japin kontribute pozitive për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin botëror.