Italianët që ndodhen në Shqipëri, mes të cilëve edhe ata që erdhën në vendin tonë për të gjetur shpëtim nga koronavirusi që goditi vendin e tyre shumë ditë para nesh, tani kanë një mundësi rikthimi në atdhe.
Ambasada Italiane komunikoi organizimin e fluturimeve të posaçme për shtetasit italianë nga Tirana për në Romë.
“Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur për t’u ofruar të gjithë bashkatdhetarëve tanë asistencë maksimale, në prani të një skenari në evolucion të vazhdueshëm që duhet të na shohë të bashkuar, neve së bashku me miqtë shqiptarë, për ta fituar këtë sfidë” deklaroi Ambasadori italian Fabrizio Buçi.