Organizatorët e Eurovisionit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, kanë vendosur që ky event të mbahet online. Finales së Festivalit Evropia të këngës përveç 41 konkurrentëve, sot do i bashkohen edhe një sërë performancash të artistëve më të spikatur të edicioneve të kaluara.
Të gjithë konkurrentët e Eurovisionit kanë dërguar klipet e këngëve dhe kjo ngjarje do transmetohet sonte nga RTSH-1 HD nën drejtimin e Andri Xhahut, në orën 21:00.
Ky lloj formati është quajtur Europe Shine A Light dhe pritet që kjo mbrëmje të jetë plot surpriza.
Shqipërinë do e përfaqësojë Arilena Ara me këngën “Fall from the sky” e cila është publikuar edhe në Youtube me videoklipin zyrtar.
Gjatë prezantimit të këngës së saj në finalen e Eurovision 2020 të quajtur ndryshe si “Europe Shine A Light”, Arilena ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë në këtë periudhë koronavirusi.
“Ju lutem kujdesuni për familjen dhe veten tuaj, do ja dalim të gjithë së bashku. Botë të dua”, kanë qenë fjalët e Arilenës gjatë prezantimit në natën finale të Eurovision.