Rudina Hajdari pas ditës së enjte, si nuk duket nuk do të jetë më as bashkëkryetare e komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Në Kuvend është protokolluar kërkesa e cila parashikon shkarkimin e Rudina Hajdarit dhe emërimit të Myslym Murrizit si bashkëkryetar.
Kjo kërkesë ka marrë mbështetjen edhe të kryetarëve të grupeve të tjera parlamentare dhe do të miratohet në seancën e ditës së enjte.
Largimi i Rudina Hajdarit nga Komisioni i Reformës vjen pas përplasjes që ajo pati me kolegët e tjerë deputetë, të cilët ishin kundër marrëveshjes politike që ajo firmosi më 5 qershor.